Statistikat: Rreth 80% e makinave në Shqipëri, më të vjetra se 10 vjet

October 10, 2018 16:26

Statistikat: Rreth 80% e makinave në Shqipëri, më të vjetra se 10 vjet

Rreth 81% e automjeteve të regjistruara në vendin tonë për vitin 2017 dhe 2 muajt e parë të vitit 2018 janë të prodhuara para vitit 2009, ndërkohë që vetëm 19% e tyre janë prodhuar në 10 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të përpunuara nga tv scan, në total për këtë periudhë kohore janë regjistruar 52.250 mjete, nga të cilat 42.625 janë më të vjetra se 10 vjet.

Është pikërisht kjo kategori automjetesh, të cilat pritet të mos lejohen më të importohen në Shqipëri, duke diktuar ndryshime të ndjeshme në këtë treg.

Në bazë të projektvendimit të nxjerrë për konsultim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Mjedisit dhe Turizmit do të lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim autoveturat e përdorura, të prodhuara jo me shume se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Ndërkohë që, automjetet, të cilat tashmë kanë hyrë ne territorin shqiptar, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kane afat deri ne 31 dhjetor 2018, për kryerjen e procedurave te nevojshme, pasi në këtë kundërt nuk do të mund të regjistrohen.

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm automjetet e hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë për shembull automjete te prodhuara deri ne dhjetor 1970. Megjithatë, për Shqipërinë të paktë janë ata persona që disponojnë automjete të tilla, ndërsa për vitin që lamë pas u regjistruan vetëm 11 të tillë.

l.h/ dita

October 10, 2018 16:26
Komento

5 Komente

  1. Arben October 10, 16:36

    Dhe edkokaina do te nxirrte ligj qe ndalonte importin e tyre. Kaq mendon per hallet e njerezve ky njeri, I duken si miza qe I shtyp me dore.

    Reply to this comment
  2. A October 10, 17:48

    I them ketij menderes te zhgarravines EDI KRISTAQ ANETA RAMES se ne vendet me te “varfera” te botes dhe te Evropes si vendet Nordike, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda ka makina ne qarkullim te prodhimit 1948. Keto i permbahen kushteve teknike te mirembajtjes.
    Ti, maskaraj monstruoz EDI RAMA nuk mbron interesat e vendit, shtetit dhe te shoqerise shqiptare, por mbron interesat e nje grushti njerezish te paskrupullt si gangster, vagabond, hajdut, kriminel, pra te nje grushti njerezish qe quhen OLIGARK.
    EDOOO je nje pis dhe delengji burre, sepse nuk ke thene asgje per karburantin qe shitet per cilesine e tij skandaloze dhe jashte çdo standarti. POR dhe çmimi i tij per liter eshte nder 13-te shtetet ne bote me i larti.
    Prandaj asnje fjale i juaj nuk merret per baze sepse je nje genjeshtar i pa skrupullt dhe mashtrues.

    Reply to this comment
  3. MH October 10, 17:58

    Mos u merrni ne mbeshtetje te vjetersise se makinave si konkluzion strategjike per eleminimin e tyre.Edhe sikur populli te kete nivel jetese normale perseri vjetersia nuk duhet ti hiqet viza si ngarkese e pa pershtatshme per ambientin.Kur shkenca dhe teknika bazohen ne % e cilesise se tymit.Kur makina e kalon me sukses kete % nuk i thuhet e vjeter ne kuptimin qe doni t’ia impononi perdoruesve te makinave.Makina ne kete rast asht komode njisoj si te ishte e vitet qe po lexojme dhe shkruajme komentin mbi fatkqesin e trunit difektoz qe nuk njeh aspak vlerat e makinave.Po bazohet tek mosha vjetersia.

    Reply to this comment
  4. ... October 10, 18:06

    Cfare shkruani o njerez pa tru! Ne cilin vend te botes 80 perqind te makinave jane mbi 10 vjecare, apo mjafton qe keni nje makine qe te shkoni te bleni buken! Paksoni makinat ne Tirane se I zuri kanceri njerezit vetem nga idiotlliqet qe beni. Ajri eshte I ndotur, ushqimet jane gjithe kimikate dhe kanalet televizive ” hau hiu dhe picka perpjete”.

    Reply to this comment
  5. 01vlora October 11, 08:34

    Ju lutem Ju qe publikoni keto lajme kerkoni sa. eshte perqindja e makinave qe perdoren sot ne Finland ????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim