Statistikat/ Si po tkurren qytetet shqiptare nga varfëria

February 21, 2018 12:10

Statistikat/ Si po tkurren qytetet shqiptare nga varfëria

Më shumë se 80 për qind e qyteteve të Shqipërisë kanë humbur masivisht popullsinë e tyre në dekadën e dytë të tranzicionit (2000-2010), duke e renditur vendin në tonë në tre vendet me humbjen më të lartë të popullsisë në Rajonin e ECA (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia, Moldavia, Malin e Zi, Rusia, Serbia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani).

Fenomeni që vijon te thellohet edhe gjatë 2011-2018, lajmëron një situatë stresuese sipas një raporti të posaçëm të Bankës Botërore për tranzicionin demografik në qytetet e Rajonit të ECA.

Rënia e mprehtë ose rritja e papritur e popullsisë mund të çoje në kolaps financimin e infrastrukturës lokale dhe ofrimin e shërbimeve komunale.

Nga ana tjetër sfidat në qytetet me rritje të shpejtë te popullsisë krijojnë deficit ne strehimin dhe plotësimin e nevojave infrastrukturore.

Qytetet e ECA-së po përjetojnë rënie të popullsisë në mënyrë të paprecedentë dhe në një shkallë të paparë, lajmëron Banka Botërore. Midis 2000-2010 rreth 61 për qind e qyteteve në ECA shënuan rënie të popullsisë. Qytetet në rënie kanë humbur mesatarisht 11 për qind të popullsisë së tyre ndërmjet viteve 2000 dhe 2010. Nga vendi në vend ndryshimet  janë të mëdha.

Për shembull, vende si Shqipëria, Moldavia, Rusia dhe Serbia kanë parë rritje në përqindjen e qyteteve që po pësojnë rënie. Bullgaria, Shqipëria dhe Rumania kanë më shumë se 80 për qind të qyteteve të tyre në rënie.

Para viteve 1990 popullsia në qytetet e vendeve lindore ishte e shtrirë sipas një planifikimi ekonomik. Për shembull në disa raste, qytetet u krijuan në zona të largëta për të rritur dominancën gjeografike, si në rastin e Rusisë.

Në raste të tjera, rritja e qyteteve u ndikua kryesisht nga vendimet e imponuara nga qendra. Vendbanimet e vogla u rritën në mënyrë eksponenciale kur shteti u dha atyre statusin e veçantë të qytetit ose i bëri ato selinë e institucioneve të arsimit të lartë.

Migracioni gjithashtu luan një rol themelor në formësimin e tendencave demografike kombëtare dhe urbane ne ECA. Për disa dekada, Evropa Perëndimore ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të emigrantëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Për pasojë lindshmëria po bie dhe popullsia e këtyre vendeve është në rënie.

Një rënie në popullsi dhe densitetit të saj mund të përkthehet në sfida të shumta për ofrimin e shërbimeve, të cilat përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe densitetit.

Përvojat e qyteteve në SHBA sugjerojnë se të parët që largohen nga qyteti janë ata që kanë më shumë burime ekonomike në dispozicion. Si e tillë, rënia e popullsisë lidhet me rritjen e shkallës së varfërisë. Në SHBA, shkalla e varfërisë në 10 qytetet më rënie të popullsisë është dy herë më e lartë se ajo kombëtare./Monitor

l.h/ dita

February 21, 2018 12:10
Komento

6 Komente

  1. Shushunjat politikane shqiprare February 21, 12:51

    Bojkotoni politikanet ata jane fatkeqsia e shqiprareve ! Jane njerzit me shfrytzues me gjak pirsa te shqiprareve ! Shikoni pasurite e tyre dhe vlersojini nga pasurire e tyre ! Atje eshte gjaku I te varferve shqiprar dhe shkaku I braktisjes se popullsise shkaku I emigeacionit ! Politikanet shqiptare njerzit me te pasur se vendet e zhvilluara ! Me vila prona dhe lligari bankare ne Zvicer Angli Gjermani Itali Argjentine Panama Femijt e tyre vazhdojne shkollat me te shtrenjta ne bote te pa imagjinueshme per nje shqiptar te thjesht !

    Reply to this comment
  2. ??? February 21, 13:14

    Varferia e trurit, se duhen mend te rregullosh jeten ne komunitetin ku jeton.

    Reply to this comment
  3. ! February 21, 13:39

    hah !
    Cudi si i paska shku mendja dikujt me
    pa ne statistika !

    Cfar mundet te pritet ne nji politike vidh sa te mundesh 28-vjecare ,nga politikanet e vendit ,
    duke filluar nga Thesari Shtetit e deri ke cdo
    bastardim te se ardhmes shqiptare !

    Reply to this comment
  4. sali bolleku per familjen e tij February 21, 14:15

    Jo jo nuk ka mundesi te kete varferi ne kapitalizmin rrumpall alla berishian.
    Ketu ka vetem vjedhje shkatrrim prostitucion,korrupsion nga zyrtaret e politikanet 27 vjecar………..
    Varferi kishte ne socializem kete e verteton cdo hajdut nga saliu tek iliri e co

    Reply to this comment
  5. MH February 21, 19:36

    Ja dhe nji faktor superioritet i monizmit me dyndjen dhe rritjen e numrit popullesise nga 900 mije banor derri ne 3.5 – 4.5 miljon banor per 50 vjet.Shtimin e numrit te qyteteve as qe bahet fjale.Me sistemin demokratik qe mund te jete pozitiv per jeten.Por faktet flasin te kunderten nga ku mund te vecohet lenja ne dore te agjentit anti shqiptare pro agjentures Serbo-Greke vicidolistit Berisha mikut te ngusht te Elez Biberovicit te Shoshajt Tropoj.
    A gjindet ndonji burre qofte dhe nga ato ferishtet ideatoret e dhjetorit qe nuk shendriten as’sa nji shkendij strallit ne rrugen e “guximeshme” qe ndermoren dhe iu shperthiqi ne duer e surrat vicidolisti handikap Berisha.Dhe ketu ma siper flet vet artikulli gjendjen dhe ku po perfundon urbanizimi i popullates ne shqiperi.A ka ndonji qe te pranoj turpin qe i krijoj vendit ne kete tranzicion ne ket derengje qe flet artikulli.

    Reply to this comment
  6. Arben February 22, 06:47

    Vertet te varfer, por te lumtur.

    rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

    nuk thone kot, rraca keqe zhduk vete veten

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim