Berisha përuron statujën e Zogut: Luftoi edhe pasi u largua nga Shqipëria

Redaksia Online December 24, 2012 13:00

Berisha përuron statujën e Zogut: Luftoi edhe pasi u largua nga Shqipëria

Në ceremoninë e përurimit të statujës së Ahmet Zogut, kryeministri Berisha tha se mbreti i shqiptarëve nuk u dorëzua as pas largimit nga Shqipëria, po vazhdoi të luftonte në mërgim.

Duke u ndalur në momentin e arratisjes së Zogut, pas mbërritjes së pushtuesit fashist, Berisha tha se mbreti pavarësisht se u largua, jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur.

“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së pavarësisë, ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do të  qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Në një kohë kur në tryeza diplomatik po përgatitej shuarja për fare e shqiptarëve nga harta politike e Evropës, Zogu me një grup burrash të shquar të kombit organizoi Kongresin e Lushnjës, themeloi qeverinë, e cila u tha ‘Jo’ të gjitha traktateve copëtuese të Shqipërisë. “Zogu I nuk pranoi të kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim. Do ishte një nga të parët në Evropë që do i shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur i Shqipërisë dhe Evropës” , tha Berisha.

 

Statuja e Zogut përurohet në ditën e rënies së qeverisë së Nolit

Pas një vonese njëmujore ka mbërritur në Shqipëri statuja e mbretit Zog. Statuja që ishte parashikuar të vendosej gjatë festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë është vënë një muaj më pas në bulevardin që mban emrin e mbretit Zog.

Ajo pritet të përurohet gjatë një ceremonie zyrtare, e cila do të zhvillohet sot, pikërisht në ditën që shënon rënien e qeverisë së Fan Nolit.

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, i ka thënë gazetës “Panorama”, se inaugurimi është lënë qëllimisht për ditën e sotme, pasi “Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924 Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923.

Në qershor 1924, qeveria e tij u rrëzua nga revolucioni i qershorit i Fan Nolit, për t’u rivendosur si sot e 88 vite më parë”,ka thënë Spahia.

Redaksia Online December 24, 2012 13:00
Komento

2 Komente

  1. EuroMaloku December 24, 13:19

    Shpresojme te jete “bathoristi” i fundit prej te cilit Sala enderron te fitoi nja nje mije vota te malokeve te mbreterise se zogjit te pjerdhur…

    Reply to this comment
  2. votuesi December 24, 19:38

    Super Saliu tashme si supermeni ne shqiperi i mbulon te gjtha fushat: doktor(po e po), historian,ekonomist,jurist,artist etj.
    Po si ka mundesi mor super Sali qe je bere gati si Zoti . Pse nuk ja le kete ceshte akademikeve dhe historiane? Pse gjithmon ti ne mes? Nuk guxojme te hapim tv se te shohim gjithmone gati per te dhene opinione mbi cdo fushe. Si kryeminister i ke kaluar shume here kopetencat qe te jep kushtetuta. Guxon te rishkruash pa pik turpi historine.
    Po e tepron per dite por mbase as vete nuk po e kupton cpo ben. Semundja mendore te ka marre peng. Por mos harro , koha gjithcka e con ne vendin e vet, dhe ti ose pasardhsit e tu do te perballen me demet e shkaktuara

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*