Statujat e ëmbla, mania më e re e tortave (FOTO)

Redaksia Online January 22, 2013 13:58

Statujat e ëmbla, mania më e re e tortave (FOTO)

Qershia mbi tortë është tashmë vetëm një mënyrë të shprehuri. Kuzhina moderne propozon torta nga më të ndryshmet, që nga ato me personazhet më të dashura për fëmijët, tek tortat me fotografi e deri te skenografitë në miniaturë, të ndërtuara sipas rastit.

Tortat e festave moderne janë një ndërthurje e pastiçerisë me artin e sheqerit.Tendenca e re ka lindur në SHBA, për t’u futur më pas në Europë nëpërmjet internetit. Por pavarësisht formës, përbërja nuk ka ndryshuar shumë. Përbërësi mbeten po ata: pandispanjë, krem pastiçerie apo pana, ndërsa shijet ndryshojnë sipas kërkesave të klientëve.

Për fëmijët, më të kërkuarat janë tortat me personazhet e Uollt Dizneit, ndërsa për çiftet që martohen, zgjedhjet janë të personalizuara, në varësi të mesazhit që të sapomartuarit duan të përcjellin. Gjithsesi, torta mbetet një spektakël më vete brenda çdo ceremonie festive.

borebardha pastarozelejlae verdhekidsmath

krem

 

Redaksia Online January 22, 2013 13:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*