Statusi, Bushati: Ka frymë pozitive nga vendet skeptike

May 9, 2014 09:26

Statusi, Bushati: Ka frymë pozitive nga vendet skeptike

Nga Selaniku, ku ndodhet në kuadër të konferencës së Ministrave të Jashtëm te vende  anëtare të BE dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për Top Channel deklaron se ka frymë pozitive nga vendet skeptike që Shqipëria të marr statusin në qershor.

Gati 11 vjet nga Samiti i Selanikut, gjatë të cilit u rikonfirmua edhe e ardhmja e vendeve të rajonit të Ballkanit në BE. Ku është sot Shqipëria, por edhe rajoni në tërësi?

11 vjet më pas, nga premtimi dhe disa nga fushat që përcaktoi samiti dhe axhenda e Selanikut, Shqipëria dhe të gjitha vendet e rajonit janë më afër BE-së, por duhet të pranojmë që vetëm Kroacia në këto 11 vjet ja ka dalë që të anëtarësohet. Kur them që i gjithë rajoni dhe Shqipëria është më pranë BE-së, kam parasysh faktin që të gjitha vendet kanë një marrëveshje Stabilizim-Asocimi, shpresojmë që një gjë e tillë të ndodhi edhe me Kosovën. Të gjitha vendet kanë një proces legalizimi vizash me BE-në. Po bëhen përpjekje për të patur një sinkronizim për sa i përket perspektivës financiare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së. Nga ana tjetër duhet të jemi realist, procesi vitet e fundit është ngadalësuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë ndeshur me vështirësira që kanë të bëjnë me situatën e brendshme të BE-së nga njëra anë, por edhe me situatën e brendshme të këtyre vendeve. Ende kemi çështje të pazgjidhura plotësisht të marrëdhënieve të ripajtimit mes kombeve, çështje që kanë të bëjnë me njohjet reciproke. Sot rajoni nuk është aq shumë i lidhur. Takimi në Selanik ishte një mundësi për të rishikuar progresin e arritur gjatë këtyre viteve dhe mangësitë që janë vënë re në këtë proces, por edhe për të ardhmen e këtyre vendeve dhe bashkëpunimin mes tyre.

Çfarë mund të themi deri tani, a do ta marrim apo do të na e japin statusin në muajin Qershor?

Ka një opinion pozitiv në rritje, kjo vjen si rrjedhojë e disa faktorëve, e punës së përbashkët që ne kemi pasur gjatë gjithë kësaj periudhe me Komisionin Europian, përcaktimit të axhendës së reformave, partneriteti që kemi vendosur me vendet e Komisionit Europian. A do ta marrim apo do të na e japin? Ne kemi vendosur një partneritet me BE-në, nuk i kemi fshehur problemet tona, nuk themi që Shqipëria është një fushë me lule. Shqipëria përballet me disa vështirësi që edhe vende të tjera janë përballur dhe përballen. Këto janë sfida që ne do t’i kemi edhe kur të marrim statusin. Është e rëndësishme që Shqipëria të gjykohet në bazën e vullnetit dhe rezultateve të demonstruara gjatë kësaj periudhe. Mendoj që në Qershor ne do të kemi një lajm pozitiv për të gjithë shqiptarët.

Komisioneri Fyle tha se Komisioni Europian do të ketë një rekomandim edhe më të fort për statusin e Shqipërisë. A kemi një skaner të qartë të 5 vendeve skeptike të Dhjetorit dhe çfarë qëndrimi do të mbajnë ato pas disa javësh?

Jam takuar thuajse me të gjithë ministrat e Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Tashmë pritet raporti i Komisionit Europian, i cili do t’i bëhet i ditur vendeve anëtare në fillim të Qershorit. Siç ka paralajmëruar komisioneri Fyle, por edhe zyrtarë të tjera ndjesia është pozitive. Vendet anëtare kanë përcaktuar një zëri në Dhjetor do të vendosin për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Në ditët në vijim do të vijojmë vizitat në kryeqytetet kryesore, ky do të jetë një proces i pandashëm që do të vijojë edhe pas Qershorit. Reformat e brendshme duhen komunikuar me partnerët europian. Besoj që edhe vizita ime në SHBA ka qenë një kontribut edhe për procesin e integrimit të vendit.

May 9, 2014 09:26
Komento

1 Koment

  1. Arben May 9, 10:46

    FRYMEN TA KENE PER VETE DHE ESHTE PROBLEMI I TYRE
    NE NDIHEMI TE DISKRIMINUAR KUR RUMANIA BULLGARIA JANE ANETARE TE GJITHA VENDET FQINJE KANE STATUSIN PREJ VITESH
    NE NUK JEMI NJEREZ ME “BISHT” DHE E KEMI MERITUAR ME KOHE MBESHTETJEN E BE-SE QE KA MUNGUAR PER KAQ KOHE

    MIKU I MIRE NE KOHE TE VESHTIRA DUKET, SIC E KANE NDJERE SHTYS N EUROPIANE EDHE TE GJITHA VENDET E BALLKANIT
    SIKUR TA JAPIN STATUSIN NE QERSHOR, VENDET EUROPIANE JANE TE VONUARA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*