Statusi dhe paketa ligjore e premtuar, ja çfarë kërkojnë ushtarakët

September 12, 2017 12:15

Statusi dhe paketa ligjore e premtuar, ja çfarë kërkojnë ushtarakët

 Intervistë me Kolonel Hysni Mullallin

Kryetar i Shoqatës të Ushtarakëve të Tiranës dhe Zv/President i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, vlerëson punën e bërë nga qeveria e kaluar për reformën në drejtësi, reformën administrative, reformën në fushën e energjetikës, reformën në arsim, etj. Por thekson se ushtarakët janë të pakënaqur nga neglizhenca e qeverisë për zgjidhjen e problemeve të tyre

Ushtarakët vijojnë të mbajnë sytë drejt ndryshimit të Statusit dhe zbatimit të një pakete të re masash të premtuara nga qeveria që gjatë mandatit të shkuar, për zgjidhjen finale të ngërçit ligjor që po mban peng skemën e përfitimeve dhe pensioneve të kësaj kategorie. Ndonëse më herët është folur për një rishikim të të gjithë procedures së rillogaritjes së pensioneve të ushtarakëve në rezervë dhe të liruar, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Kolonel Hysni Mullalli, Kryetar i Shoqatës të Ushtarakëve të Tiranës dhe Zv/President i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, vlerëson punën e bërë nga qeveria e kaluar për reformën në drejtësi, reformën administrative, reformën në fushën e energjetikës, reformën në arsim, etj. Por thekson se ushtarakët janë të pakënaqur nga neglizhenca e qeverisë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ai shpreson se kërkesat e tyre do të zgjidhen nga qeveria e re dhe paralajmëron, se nëse neglizhohet përsëri do të organizojnë protesta për zgjidhjen e problemeve të tyre.

  Cilat janë premtimet që në mandatin e 4 vjetëve të kaluara, qeveria nuk i mbajti?

Faleminderit për pyetjen, se më jepni mundësinë që të rikujtoj dhe të rikthej në vëmëndjen e qeverisë së dytë socialiste, faktin që gjatë fushatës elektorale të vitit 2013, qeveria na bëri këto tre premtime kryesore: Zbatimin e vendimit Nr.33/2010, tё Gjykatёs Kushtetuese, shfuqizimin e aktit normativ Nr.5/2010 dhe riformatimin e miratimin e Statusit të Ushtarakut tё vitit 2004, brёnda vitit 2014.

Në faqen e internetit të Ministrisë të Mirëqënies Sociale edhe sot është ende i shkruar premtimi se: Do të zgjidhim ngërçin ligjor të pensioneve të ushtarakëve në lirim. Do të përcaktojmë të drejtat e tyre në bazë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”. Ministri Klosi në datën 22.02.2016 në emër të Kryeministrit, na premtoi se: Pas ligjit të faljes të ushtarakëve “debitorë”, do të ngrihet një grup ndërministror për hartimin e një pakete ligjore të plotë  për zgjidhjen e problemeve të ushtarakëve ”. Ky premtim u rikonfirmua dhe në Kuvend, ditën e miratimit të ligjit të ushtarakëve “debitorë”, ku u tha: “Të hartohet dhe të dërgohet sa më shpejt për miratim në Kuvend, paketa e plotë ligjore për zgjidhjen përfundimtare të problemeve të ushtarakëve”. Zoti Braçe atë ditë, tha se: “Sali Berisha i ka trajtuar ushtarakët ashtu si Hitleri ka trajtuar izraelitët”. Ky është një realitet, por natyrshëm lind pyetja: Po kjo qeveri si na trajtoi në 4 vjetët që shkuan?!  Ajo na ndëshkoi me “kamxhikun” ligjor të Saliut, sepse nuk mbajti asnjë premtim dhe nuk ju bëri asnjë ndryshim ligjeve dhe akteve nënligjore që ai ju la mbi tavolinë. U miratua vetëm ligji i ushtarakëve “debitorë”, për të cilin u fol shumë nga politikanët (gati 1 vit), duke krijuar një tymnajë mediatike, e cila ka krijuar një ide të gabuar në shtresat e tjera të popullsisë sikur ne ushtarakët “po marrim shumë lekë nga kjo qeveri, etj”. Kjo është një e pavërtetë e madhe.

  Në kushtet kur qeveria nuk i mbajti premtimet, për kë votuan ushtarakët në qershor 2017-s?

Ushtarakët, janë shtetas të lirë dhe kanë votuar sipas bindjeve dhe preferencave të tyre dhe këtë unë nuk mund ta di. Por, personalisht mendoj se pjesa dërmuese e tyre përsëri ka votuar për PS dhe votat nuk i kanë dhënë për ministrat e linjës që mbulonin problemet tona dhe nuk bënë asgjë, por i kanë dhënë për PS-në, sepse ushtarakët janë votues tradicionalë të saj dhe e kanë votuar atë, para se disa politikanë, apo ministra të bëheshin anëtarë të saj, ndoshta që atëhere kur ndonjë prej tyre nuk kishte të drejtë, as të votonte për shkak të moshës të vogël. Ky fakt e rëndon barrën e borxhit që na ka PS dhe qeveria e saj dhe duhet të jetë një obligim moral më shumë për t’ju dhënë zgjidhje problemeve tona në këtë mandat 4-vjeçar. Arsye tjetër që më shtyn të mendoj se ushtarakët kanë votuar dhe kësaj here për PS, është dhe armiqësia dhe urrejtja sistematike që ka treguar në vijimësi PD ndaj nesh. Ky paragjykim dhe urrejtja vërtetohet me shprehjen e herëshme të S. Zhulalit: “Që ushtarakët janë laramanë nga jashtë, por të kuq nga brënda”, konfirmohet me aktet ligjore dhe nënligjore diskriminuese që ka nxjerrë PD dhe kjo urrejtje është vulosur publikisht e përfundimisht nga S.Berisha, i cili në foltoren e Parlamentit ditën e votimit të aktit normativ Nr.5/2010 ka deklaruar se: Arsyeja e mos zgjidhjes sё problemeve të ushtarakëve është se ushtarakёt janё votues tё majtё”. Kjo thënie është pasuar me kërcënimet e mëvonëshme të tij për heqjen e Statusit të Ushtarakut, etj. Pra mendoj se pjesa dërmuese e ushtarakëve kanë votuar PS, në të gjitha zgjedhjet, sepse ne nuk mund të jemi në llogoren antikombëtare dhe antiushtarake të S.Berishës.

   A e keni nxitur ju qeverinë që të mbajë premtimet e dhëna?

Nga viti 2014 dhe deri sot, ju jemi drejtuar sistematikisht Kuvendit, Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale me disa kërkesa zyrtare, për të mbajtur premtimet. Njëherazi kemi përgatitur dhe ju kemi dërguar edhe dy projektligje, të cilat duhet të shërbenin si nxitje dhe si bazë fillestare për fillimin e punës. Më konkretisht: Në Ministrinë e Mbrojtjes kemi dërguar projektligjin: “Për ndryshimet e Statusit të Ushtarakut të vitit 2004”( Nr. 26 dhe 27, datë 26.05.2016), ndërsa në Ministrinë e Mirëqënies Sociale kemi dërguar projektligjin: “Për Mbrojtjen dhe Sigurimin Shoqëror të Ushtarakëve të  Forcave të Armatosura”(Nr.34,datë  22.07.2016). Por, draftet ligjore e propozimet tona nuk u morrën në konsideratë dhe nuk u hodh asnjë hap, për hartimin, miratimin dhe implemetimin e tyre. Së shpejti këto dy projektligje do të jenë përsëri në tavolinat e Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Ministres të Mbrojtjes dhe ministrave të tjerë të linjës.

Nga kjo neglizhencë kanë marrë zemër dhe gjykatat, ku prej vitesh dergjen me mijra ushtarakё, që pёrballen me farsa gjyqёsore, ndeshen me pёrçmim dhe shpёrblehen me padrejtёsi. Treguesi i këtij qёndrimi diskriminues ёshtë vendimi i fundit unifikues Nr.3, dt. 24.11.2016, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës të Lartë (shpresojmë të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues), i cili ka “vulosur” dhe thelluar më tej padrejtësitë që ju janë bërë ushtarakëve ndër vite. Ky vendim jo vetëm që penalizon ushtarakët duke i kthyer në “debitorë”, por ai ju kundervihet hapur  Kuvendit dhe Qeverisë. E them këtë sepse Kuvendi dhe Qeveria ka falur ushtarakët “debitorë” dhe ka hequr tavanin e pensioneve. Gjykata me këtë vendim krijon “debitorë” të rinj, i shumfishon ata, mandej shpall “debitorë” dhe ata që e kanë fituar të drejtën e tyre me vendim gjyqësor të formës së prerë, duke dalë mbi Kuvendin, duke marrë kompetencat e tij, duke ndryshuar ligje, duke rikthyer në fuqi ligjin Nr.8087/1996 të shfuqizuar në vitin 2005, duke mos njohur ligjet e sigurimeve shoqërore suplementare të ushtarakëve të viteve 2005 dhe 2006, duke shpikur kufizime dhe tavane pensioni që nuk i ka patur asnjë ligj deri tani, etj. Nëse dhe Gjykata Kushtetuese do ta lerё kёtё vendim nё fuqi, beteja jonё ligjore do të vazhdojë, nё Gjykatёn e tё Drejtave tё Njeriut.

 Cili është “borxhi” që ju ka qeveria dhe çfarë kërkoni prej saj në mandatin e dytë?

Për të dalë nga kaosi ligjor që ka krijuar qeveria demokratike dhe për 4 vjet nuk e ndryshoi dhe qeveria socialiste, kërkojmë të ngrihet menjëherë grupi punës në Ministrinë e Mbrojtjes për përmirësimin e Statusit të Ushtarakut të vitit 2004, që është Kushtetuta e të drejtave tona, për t’a rikthyer atë në parametrat e standartet e NATO-s, për të reflektuar detyrimet e reja që ka ushtria e jonë si anëtare e NATO-s dhe për të riparuar deformimet që i janë bërë atij, me ligjet e viteve 2005, 2006, 2009, si dhe Aktin Normativ që u kthye në ligj në vitin 2010. Ky Status duhet të shfuqizojë të gjitha ligjet e mësipërme, të cilat e kanë deformuar atë dhe bien ndesh me njëri tjetrin. Projektin e këtij Statusi e kemi dërguar që më 26.5.2016,  por atë e ka zënë pluhuri i harresës në sirtaret e Ministrisë të Mbrojtjes.

Paralel me hartimin e Statusit dhe në zbatim të tij, kërkojmë të ngrihet menjëherë grupi punës ndërministror për hartimin e projektligjit të premtuar “Për Mbrojtjen dhe  Sigurimin Shoqëror të Ushtarakëve të  Forcave të Armatosura të Republikës të Shqipërisë”, i cili të garantojë zbatimin e Statusit të ri të Ushtarakut dhe të shfuqizojë të gjithë ngrehinën e vjetër antikushtetuese të deritanishme. Ky ligj të jetë i veçantë e vetëm për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Kushtetuta në nenin 168, pika 1, thekson: Forcat e Armatosura të Republikës të Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore”. Ky përcaktim, tregon se të drejtën e Statusit të Ushtarakut e përfitojnë vetëm ushtarakët e Forcave të Armatosura. Ligji Nr.10142/2009(produkt i PD), ka bёrё “kolektivizimin” e gjithё atyre që kanë kapele në kokë (polici shteti, burgjesh, zjarfikse, SHIK, etj), tё cilat kanё ligjet e tyre dhe ju është dhënë Statusi i Nënpunësit Civil. Ky “bashkim” allashqiptar u bë qëllimisht nga PD për të fryrë faturёn financiare dhe për t’a përdorur këtë fakt, si argument pёr tё zvogёluar nga viti në vit pensionet e ushtarakëve, deri sa me aktin normativ Nr.5/2010, na vendosën përfundimisht nё kufijtё e mbijetesёs. Projektin e këtij ligji e kemi dërguar që më 22.7.2016, por atë e ka zënë pluhuri i harresës në sirtaret e Ministrisë të Mirëqënies Sociale.

Miratimi këtyre dy ligjeve, çon automatikisht në shfuqizimin e Aktit Normativ Nr.5/2010 ( i shndruar në ligj) dhe njëherazi e bën të pazbatueshëm dhe vendimin unifikues Nr.3/2016 të Gjykatës të Lartë. Kёrkesat tona janë kushtetuese, të drejta, racionale dhe plotёsisht tё realizueshme, nëse ndryshe nga mandati i kaluar, qeveria do të ketë vullnetin e duhur politik për të zgjidhur problemet tona.

Nëse dhe qeveria e re nuk do t’i zgjidhë kërkesat tuaja, cili do të jetë reagimi i ushtarakëve?

Ushtarakët duruan 4 vjet të realizoheshin premtimet e dhëna dhe durimi i mëtejëshëm është një pamundësi reale për ne, sepse dhe guri do të kishte plasur. Neglizhenca dhe zvarritja ekstreme e zgjidhjes së problemeve tona, në fakt ka qënë një provokim që ushtarakët të dilnin në protesta. Por, ne nuk zgjodhëm rrugёn e presionit dhe tё protestave para institucioneve shtetërore. Ndoshta kemi gabuar që nuk protestuam fuqishëm mandatin e kaluar (sepse besuam dhe shpresuam), por këtë armë të fundit demokratike e kemi ende në dorë dhe pas zhgënjimit të 4 vjetëve të kaluara, jemi të bindur dhe të vendosur për të protestuar pa u ndalur nëse dhe qeveria e re nuk do të reagojë për zgjidhjen e problemeve tona. Megjithë, zhgënjimin dhe fyerjen që ndjejmë në lëkurë, ne shpresojmë e besojmë që qeveria do të reagojë pozitivisht dhe nuk do të na detyrojë që ne të protestojmë, duke u shndruar nga mbështetës tradicionalë të saj, në protestues kundër saj.

Në përfundim theksoj se para se të përdorim protestat si arma e fundit që kemi në dorë, para se të vihemi në bllok përballë PS, Kryeministrisë dhe Parlamentit të dominuar prej saj, kërkojmë të merren masa të menjëherëshme dhe puna në mandatin e ri qeverisës të fillojë me realizimin e premtimeve që na ka borxh që nga mandati i kaluar, duke i dhënë fund neglizhencës dhe zvarritjeve, duke bërë atë që nuk u bë në 4 vjetët që shkuan, duke shfuqizuar dhe shkatërruar nga themelet ngrehinën antiligjore dhe antikushtetuese të qeverisë së Saliut; duke ju dhënë problemeve të ushtarakëve një zgjidhje ligjore të plotë, të drejtë, përfundimtare dhe të qëndrueshme që të përputhet me Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë, me Konventën e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe me standartet e NATO-s, sepse vetëm në këtë mënyrë rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur i ushtarakëve dhe besimi i tyre tek qeveria e shteti.

Shpresojmë tek Kryeministri Rama, i cili kësaj here e ka tërësisht timonin e qeverisë në dorën e tij, se problemet e kësaj interviste do t’i trajtojë dhe adresojë për zgjidhje, sëbashku me problemet që kanë trajtuar ushtarakët gjatë dëgjesave publike të bëra gjatë kësaj vere.

Intervistoi Xhevdet Shehu

September 12, 2017 12:15
Komento

9 Komente

  1. taras bulba September 12, 14:05

    prova teknike

    Reply to this comment
    • FA_te_mire_shkolluata September 13, 08:19

      Jo mo fshatare me uniforme, Zhulali ka thene ndryshe: Ushtaraket jane si Bostani, jeshil jashte e kuq brenda dhe vetem uje kane prodhuar e prodhojne.
      Thuaje mire qe gjithe jeten lesht keni bere, jeni ankuar, jeni qare dhe keni perfituar me shume se te gjithe. Me shume se mesuesit, mjeket, punetoret etj etj. Ju keni deshtuar ne mision cdo moment, ’97 eshte mesimi qe ushtria nuk behet me fshatare provincial paideale e paideale, po me njerez me integritet dhe te mireedukuar. Edhe dicka ore ish-koloneluc jeni bere qesharake me 100 shoqata ish-ushtarakesh….turp te vije qe thua qe FA voton majtas….FA voton sipas bindevje te saj jo atyre qe thua ti.

      Reply to this comment
  2. shpatar September 12, 14:08

    Une skam asnje shpres tek K/Minisrtri se do ta zgjidhi ai kete baltosje 15 vjecare te ish ushtarakve .Shpresoje vetem tek ngritja e institucjoneve te Reja te Drejtesise. Ne kete nisem jane te angazhuar dhe Aleatet tane qe nuk besoje se do sillen si xhelatet tane.
    I lutem shume Kryetarit te Shoqates se ish ushtarakve te kete parasysh dhe keto :
    – Te maten mire e te paraqesin argumeta ligjore bile dhe me ndihmese te specializuar si brenda e jashte vendit per ato qe u jane mohuar qe nga dita e hartimit te statusit e deri me sot .
    -Ti paraqesin keto jo ne organet e shtetit por ne gjukaten Kushtetuese te riformuar. Me pas te pritet vendimi por jo pritje si ato te shkuarat qe vitet mbulonin njera tjetren me kerkesat te pafundme te ish ushtarakve .
    -Po qe se Kushtetuesja merr vendim pozitiv presjon i jo me nje dite proteste por sec e beri Pd.Te ngrihet nje cader tek Ushtaraku Skenderbej.
    -Me nje plan te miratuar nga antaret e shoqates se ish ushtarakve te mbahet e ndezur protesta deri ne zb atimin e ligjit Kushtetues nga Qeveria. Nese nuk e miraton Kushtetuesja kjo Cader e demokracise te ngrihet para Gjukates Kushtetuese .
    -Po qe se punet nuk shkojne ashtu sic duhet protestat te mos nderpriten e tu dejtohet dhe organizmave ligjvense nderkombetare.Ndryshe mos harxhon i kohen kote me fjale qe nuk nxjerin azgje ne drite.
    Per sa mesiper Shoqata e ish Ushtarakve duhet urgjentishte te mblidhet e te hartoje nje program veprues nga te gjithe ish ushtaraket edhe me familjet e atyreve qe sot nuk jetojne e i muarren premtimet ne varre.Te gjitha Deget si brenda e jashte vendit te in formohen e te veprojn e menjehere te bashkuar per te patur nje qendrim.Te hartohet nje pasqyre ku sipas kategorive tu thuhet hapur sa para u jane mbajtur nga mos zbatimi i ligjit .
    Ne nje bisede private me nje ish ushtarak me graden Major sqaron se shteti i detyrohet 18-20 miljon lek te vjetra. Une kete e konsideroje si nje skandal te permasave cnjerzore te sjelljes se Politikes e shtetit Shqiptare .
    Me shume respekte per ish ushtaraket kerkoje qe te mos perseritet odiseja si me te ish te persekutuarit e sistemit komunist. Do te jete nje njolle e madhe ne historin e demokracise shqiptare.

    Reply to this comment
  3. hasani nr.2 September 12, 14:39

    Kesaj i thone “Prit gomar, te mbije bar”, z.Kolonel. Me gjithe mend e keni se do te perkraheni nga Edi Rama?! Edi i urren ushtaraket me shume se Sali Berisha, ende nuk e keni kuptuar ju ushtaraket kete gje? Po qe se nuk e keni kuptuar kete gje, na falni, por juve atehere mund t’u pershtatet nje nga batutat e Cajupit tek “Klubi i Selanikut”: “Po qenke veshgjate, o beu yne!”

    Reply to this comment
  4. Arber I September 12, 15:16

    Bravo ushtaraket qe gjuajten me pordha, kur tradhtari Ramiz Alia shkaterroi shtetin qe i kishte mbajtur me buke per 45 vjet! Tani kerkojne perseri privilegje?!

    Reply to this comment
  5. agron September 12, 17:06

    Boll kane mare ushtaraket pensione nga me te larta,pote tjeret do marine apo vetem keta kane punuar e luftuar madje duane standart te NATO-se.Pensionet duhen shikohen per te gjithe asnje kategori me status te veçant.

    Reply to this comment
  6. Arben September 12, 17:39

    DICKA DO MERRNI EDHE JU, SHOKE USHTARAKE.

    Reply to this comment
    • Bahamas September 12, 20:07

      Ti Arben e ke ne rregull financen e shtepise tende,se vete je hajdut,gruan,motren dhe vajzen i ke cuar prostituta neper Europe dhe vete ti na del ketu e na can trapin!
      Hyyyy,vrrome fashiste!

      Reply to this comment
  7. [email protected] September 12, 18:48

    Ushtaraket kane humbur cdo te drejte morale ,por jo ligjore sepse:- Dihen mire vlera monetare e aseteve te ushtrise dje ,sepse qysh nga gjelpera e peri e deri tek avjoni ishin ne inventar peciz, qe rezervistet (zboristet ) e djeshem, politikanet e sotem i ben rrush e kumbulla,sigurisht me firme ´gjeneralesh e drejtoresh´duke derdhur ne shtet vetem therime……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*