Statuti i ri i PS-së, Xhafaj: Sipas modelit të Partisë Laburiste

February 28, 2016 12:59

Statuti i ri i PS-së, Xhafaj: Sipas modelit të Partisë Laburiste

Sekretari për Çështjet e Koordinimit, njëherësh deputeti Fatmir Xhafaj tha sot në një deklaratë për mediat se është gati drafti me ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste, por ai pritet që t’u paraqitet anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, që mund të mblidhet një javë para Kongresit.

“Me miratimin e statutit të ri në Kongres, do të fillojë dhe procesi i zgjedhjes së forumeve të reja drejtuese të PS-së nga njësitë administrative në bashkitë, në asambletë e bashkive, 61 bashki, dhe pastaj janë asambleja kombëtare, kryesia, sekretariati, kryetari dhe gjithë forumet e tjera drejtuese”, – tha Xhafaj.

Duke pohuar se të gjithë do zgjidhen pas Kongresit, ai sqaroi se PS-ja ka një strukturim të organizimit të partisë.

“U mbyll me sukses hartimi i statutit të PS. Ka nëj sërë rrethanash që e bëjnë të domosdoshëm ndryshimin e statutit. Reforma territoriale dikton përshtatjen e organizimit të partisë me qëllim një parti më dinamike për të kontribuar në mënyrë aktive në qeverisjen vendore dhe maksimizuar rezultatin në zgjedhje.Statuti Reflektim në përvoja por dhe gabimet e bëranë këto vite. Ndryshime në parimet e kolegjialitetit, zgjedhshmërinë , llogaridhënien etj. Statuti i ri vendos në fokus anëtarin , përkrahësin e partisë , përvoja dhe profesionalizimi kanë treguar se forca e PS mbetet tek anëtari i thjeshtë. Është rasti për ta konkretizuar me një dëshmi sic është pjesemarrja e anëtarëve në zgjedhje me parimin një anëtar, një votë e delegatëve të rinj. Ky tregon një lidhje shumë të fortë mes anëtarëve dhe organizatës, një vlerë që meriton të zbatohet e konsolidohet. Bëhët një përshtatje më e plotë me strukturën e PS-në nivel vendor si organizata socialiste, këshilli sociliast dhe këshilli i qarkut.
Statuti i ri sjell ndryshime në përzgjedhjen e forumit rinor,disa dispozita të reja lidhur me zgjedhjen funksionimin e zgjedhjes së kryetarit, asamblesë dhe sekretariatit.
Përfaqësimi i partisë në nivel qëndror e vendor, mënyra e përzgjedhjes dhe llogaridhënies janë parashikime të reja. Natyrisht dhe rëndësia e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë”,
– tha Xhafaj.

Sipas tij, statuti i ri, sipas modelit të Partisë Laburiste, do të sjellë përmirësime në organizimin dhe financimin e Partisë Socialiste.

February 28, 2016 12:59
Komento

3 Komente

  1. info analitike February 28, 13:50

    Hahaha na shkriu ky. Keta zgjedhjet i bejne ne stil enverist por ama statutin duan ta bejne sipas modelit laburist. Ju ka mbytur krimi dhe paligjshmeria e akoma vazhdoni te beni palacolleqe. E po si mund te mesohen me demokracine sherbetoret e enverit si puna e Xhafes me shoke.

    Reply to this comment
  2. katarakti February 28, 14:16

    Po lereni mor idiote statusin e partise laburiste apo asaj socialdemokrate gjermane. Jeni 2000 vjet prapa Anglise dhe Gjermanise dhe po na e mbushni mendjen me keto profka. Gjeni ndonje statut andej nga Afrika, apo se paku nga vendet fqinje dhe na leni rehat me laburistet dhe konservatoret. Majmune.

    Reply to this comment
  3. DIA February 28, 17:28

    O Xhafa o debil po leri laburistet e angleze po shikoni kryetarin tu jap une nje model qe ja ka kaluar dhe Enverit, ne Zmbabue presidenti u be 92 vjet dhe rinia i bente poezi dhe e uronin te rroje sa mali i Kilimanxhares shkoni merrni ate model a po ju jeni ftohur ne bythe bashke me Rilindjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*