Stefan Fyle: Ja si do të ndryshojë paketa e zgjerimit

October 7, 2014 10:16

Stefan Fyle: Ja si do të ndryshojë paketa e zgjerimit

Komisioneri në ikje i Zgjerimit, Stefan Fyle, ka shpjeguar në një deklaratë për shtyp ndryshimet që do të pësojë paketa e zgjerimit e BE-së për vitin 2014-2015. Elementi që do t’i shtohet paketës lidhet me reformën administrative dhe pushtetin e institucioneve demokratike. Strategjia e paketës bazohet në tre shtyllat kryesore, zgjerimi, vendet anëtare si edhe vendet që synojnë aderimin.

“Bëhet fjalë edhe për vendet anëtare, sepse është një qasje politike që drejtohet plotësisht nga vendet anëtare. Zgjerimi nuk funksionon automatikisht. Duhet të bindim jo vetëm autoritetet e vendeve anëtare, por dhe qytetarët e këtyre vendeve, se zgjerimi është ende i besueshëm dhe një politikë konkrete, që jo vetëm gjithëpërfshin anëtarët e BE-së, por gjithashtu lejon BE-në të penetrojë më thellë drejt integrimit të saj. Dhe tashmë që vendet anëtare janë më në kontroll se përpara, për sa i përket zgjerimit, unë tashmë pres përgjegjshmëri nga vendet anëtare në drejtimin  e kësaj politike. Por, kjo paketë ka të bëjë edhe me vendet kandidate dhe aspirante. Ky është kontributi ynë për të luftuar lodhjen nga zgjerimi, por dhe nga reformat. Ka të bëjë me mënyrën se si të angazhohemi me autoritet dhe të sigurojmë se qytetarët në këto vende i ndjejnë përfitimet e zgjerimit, jo në fund, por përgjatë këtij procesi. Kjo ndihmon për të kuptuar më mirë domethënien e termit “historik arritjesh” sepse me fjalë të thjeshta, janë qytetarët ata që i ndjejnë në fund përfitimet e zgjerimit të BE-së në jetën e tyre”, deklaroi Stefan Fyle Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë.

Teksa pritet publikimi i progres-raportit për të gjithë vendet që janë në proces integrimi, përfshirë edhe Shqipërinë, Komisioneri Fyle shprehu kënaqësinë e tij në lidhje me punën e bërë përgjatë këtyre 5 viteve, duke specifikuar se ky do të jetë progres-raporti i fundit që publikohet nga zyra e tij.

October 7, 2014 10:16
Komento

2 Komente

  1. Gimi October 7, 11:19

    BE e thote cope se nuk ka zgjerim per disa ( apo shume ) vjet, kurse Fyle vazhdon i bie Fyellit po ne nje vrime. E ka te veshtire te besoje se eshte pa pune se ishte rehat si Komisioner Zgjerimi dhe do qe endrra te vazhdoje akoma. Hajde ore gjej nje pune ne CEZ e leri perrallat me zgjerim.

    Reply to this comment
    • Toni October 7, 13:37

      o Gim gabohesh gabohesh o lumiku e ka thone Juncker si individ e jo BE-ja njezeri ,Juncker eshte i djathte i PPE-se,ne parlamentin EU nuk ka nje maxhorance te ppe-se por jane ppe+psd aleance nuk vendos Juncker miku i berishes pa miratimin e parlamentit te EU…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*