Steinmeier: Reformën, sa më parë

June 14, 2016 12:06

Steinmeier: Reformën, sa më parë

Gjermania është e përfshirë në procesin e reformës në drejtësi përmes asistencës së ekspertëve që ofron Euralius dhe si e tillë kërkon miratimin e kësaj reforme “pa humbur më shumë kohë”.

Ai që e bëri të qartë këtë ishte kryediplomati gjerman, Frank-Valter Steinmeier, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Ajo që ndodhet në tryezë besoj është një projekt që do të kujdeset për më tepër pavarësi në sistemin e drejtësisë, premisa të besueshme antikorrupsion dhe shpresoj që ky projekt të mos mbetet në mes të rrugës, por të kalojë dhe të përmbyllet në një periudhë sa më të afërt”, tha në një konferencë për mediat me homologun Bushati, ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier.

Dhe nëse dështohet në miratimin e kësaj reforme, Steinmeier bëri të qartë se çfarë humbet vendi.

“Kemi një dritare mundësish deri në raportin e vjeshtës të Komisionit, që do të përcaktojë suksesin e reformave dhe nëse përcaktohet që reforma në drejtësi nuk është përmbushur, atëherë procesi nuk mund të marrë shpejtësi”, u shpreh ai.

Ai kërkoi reflektim nga palët politike, që të vendosin interesat e vendit mbi ato politike, ndërsa pati edhe një kritikë për debatin maxhorancë-opozitë.

“Agresiviteti në debat  që vëmë re hera-herës nuk mbështet vendimmarrjen në këtë drejtëim dhe do të duhet të kthehen tek çështjet që bashkojnë të dyja palët”, deklaroi Steinmeier.

Në fund një këshillë për qeverinë dhe opozitën.

“Për reformat nuk merr gjithmonë falenderime, madje shpesh kanë kosto që mund të reflektohen edhe në zgjedhje, por edhe opozita nuk vjen në pushtet duke refuzuar gjithçka. Një qeveri duhet të marrë risqet përkatëse për reformat, po ashtu edhe opozita nuk duhet të mendojë për avantazhet afatshkurtra, por për ato afatgjata për të mirën e vendit”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri Bushati ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme cilësia e reformës.

June 14, 2016 12:06
Komento

3 Komente

  1. Falcon June 14, 13:07

    “Model për vendet e tjera të rajonit” shakaxhi I madh mor qerrata

    Reply to this comment
  2. fteri June 14, 15:30

    *****Faleminderit Gjermani ! ,FALEMINDERIT ambasador i SH.B.A-së Z.LU !,faleminderit Zonja e hekurt përfajqësuesja e nderuar e B.E-së në shqipëri Z.Vlahutin ! Shumica e popullit ju falenderon thellë nga zemra që kontibuat serjozisht me gjithë forcat për reformimin e sistemit të drejtësi në Shqipëri .Që edhe ne shqiptarët më në fundë pas 25 vjetësh tortura çnjerzore nga ky sistemi i kapur i kalbur i drejtësisë ,dhe bëhemi një shoqëri dhe një shtet i civilizuar ku të sundoi ligji I drejtë i qytetrimit Europian ,jo ligji i gjykatësve e prokurorve të gjunglës së krimit dhe mafjes që ka masakruar shqiptarët gjat kohës së demokracisë dhe që ka mbizotruar fuqishëmnë vendimet kriminale të KLD- së ,në prokurori dhe gjykatat shqiptare.JU FALEMINDERIT PUNËS SË KOMISIONIT LIGJEVE dhe z. F.Xhafa !.Shpresojmë të ralizohet në praktikë pastrimi sa më parë i drejtësisë nga prokurorët dhe gjykatësit killer.

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 14, 16:33

    E more Frank-Valter do te kesh fatin e te ndjerit Shtraus qe i plasi zemra prej nesh dhen iku per lesh, mos hajde me ne Shqiperi, pa qene ne burg Krimineli Salehi & CO.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*