Stërnipi i ambasadorit amerikan të viteve ’30 viziton ambasadën e SHBA në Tiranë (FOTO)

September 4, 2017 12:14

Stërnipi i ambasadorit amerikan të viteve ’30 viziton ambasadën e SHBA në Tiranë (FOTO)

“Ambasadori Lu mirëpriti Boaz Nash në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Z. Nash është stërnipi i Herman Bernstein i cili shërbeu si Ambasador në Shqipëri nga viti 1930 deri më 1933.

Ambasadori Lu i tregoi Boaz-it ambientet e ambasadës dhe ish-zyrën e banesën e stërgjyshit të tij.

Ambasadori Bernstein dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve Amerikë – Shqipëri”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

Herman Bernstein ishte nga shteti i Nju Jork-ut. Ai u emërua nga SHBA në Tiranë si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm

Bernstein u largua nga Shqipëria më më 24 Shtator, 1933

September 4, 2017 12:14
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu September 5, 07:05

    Po ky Boza (Boaz) direkt nga mbjellja e ullinjve ka shkuar ne Ambasade???
    Nje cike me respekt per katragjyshin, ku ne vitet ’30 te shekullit te kaluar ka qene me kollare dhe ti pas afro 90 vitesh vjen e kujton me rroba pune e me kepuce si galloshe.
    O sternipce keto pune kane disa rregulla formale do apo jo, ore “Red neck”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim