Stërvitja e Kombëtares, De Biasi i jep theksin goditjeve standarde

September 3, 2015 08:52

Stërvitja e Kombëtares, De Biasi i jep theksin goditjeve standarde

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, vazhdon punën me grupin kuqezi në kuadër të sfidës kundër Danimarkës. Ai ka zgjedhur një fushë të izoluar për të mos zbuluar detaje nga stërvitja. Trajneri italian ka arritur të provojë të gjitha goditjet standarde dhe skemat që planifikon për transfertën e së premtes në Copenhagen. Topat nga krahët do të krosohen nga Xhaka dhe Agolli, ndërsa Cana, Xhimshti dhe Gashi do të provojnë të shënojnë me kokë.

Në goditjet standarde janë testuar Cikalleshi, Gashi, por edhe Agolli. Gjithsesi, nga stërvitja e djeshme De Biasi do të marrë një informacion më të plotë përsa i përket gjendjes së skuadrës.

Ndërkohë, gjendja e Elseid Hysajt nuk ndryshon. Ai vazhdon të punojë me përgatitësin fizik për të ndjekur protokollin e rehabilitimit për shkak të një kontraktimi në kofshën e djathtë. Hysaj mbetet pikëpyetja e vetme për formacionin që De Biasi do të hedhë në fushën e lojës.

September 3, 2015 08:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*