Stërvitje ushtarako-policore, Austria: Emigrantët shqiptarë, në rritje

June 10, 2018 19:21

Stërvitje ushtarako-policore, Austria: Emigrantët shqiptarë, në rritje

Ushtria dhe policia austriake do të stërviten bashkarisht për të përballur fluksin e refugjatëve.

Stërvitja e 600-1000 trupave do të zhvillohet më datë 25 qershor në vendkalimin kufitar me Slloveninë, në Spielfeld.

Për të praktikuar mbylljen emergjente të kufijve kombëtarë kundër hyrjes së emigrantëve të paligjshëm do të marrë pjesë edhe një njësi e re e quajtur “Puma”.

Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl ka njoftuar se Austria nuk do të lejojë që të kapet në befasi nga emigrantët.

Ai ka theksuar vazhdimisht se Austria është gati të mbyllë kufijtë e saj për emigrantët e paligjshëm, për shkak të shfaqjes së një rruge të re të Ballkanit.

Ndërsa autoritetet austriake kanë deklaruar se ka patur një rritje të numrit të emigrantëve që vijnë nga territori shqiptar dhe kjo situatë shihet e ngjashme me atë të Bosnjes.

s.a/dita

June 10, 2018 19:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*