Gjermania kritikon NATO-n si “luftënxitëse me Rusinë”

June 18, 2016 10:08

Gjermania kritikon NATO-n si “luftënxitëse me Rusinë”

‘Stërvitjet ushtarake të ndërmarra nga Aleanca e Atlantikut të Veriut në Europën Perëndimore nxisin luftën me Rusinë’, ka qënë kjo deklarata e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Frank Valter Steinmeier, i cili në këtë mënyrë ka kritikuar NATO-n për rritjen e numrit të trupave në Poloni dhe në vendet Baltike.

Shefi i diplomacisë gjermane kërkoi që stërvitjet ushtarake të zëvendësohet me më shumë dialog dhe bashkëpunim me Rusinë për të evituar cdo përshkallëzim të tensioneve mes palëve.

‘Ajo që ne nuk duhet të bëjmë është që të mos nxisim konflikte të tjera përmes akteve që nxisin luftën. Kushdo që beson se një paradë simbolike me tanqe nën pjesën lindore të Aleancës tonë do të sjellë më shumë stabilitet e ka gabim. Nuk kemi dëshirë që të krijojmë pretekste për të rinovuar një konflikt të vjetër”, ishin fjalët e Steinmeier.

Aktualisht, NATO po kryen një stërvitje ushtarake në Poloni, në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj kërcënimit rus. Në këtë seancë dy-javore marrin pjesë afro 31.000 trupa nga e gjithë aleanca. Ndërkohë, midis datave 8 dhe 9 korrik në Varshave pritet të mbahet edhe samiti i rradhës i NATO-s, ku pritet të vendoset zyrtarisht për dërgimin e katër batalioneve në Poloni dhe në tre vendet Baltike të cilat janë Estonia, Letonia dhe Lituania. Në total, prezenca e Aleancës në Europën Lindore do të rritet me afro 4.000 trupa.

June 18, 2016 10:08
Komento

2 Komente

  1. sopiqoti June 18, 14:58

    Nuk eshte koha qe NATO te kruhet me Rusine,POR edhe Rusia nuk ka pse te manifestoje “..forcen e saj ushtarake..”.Europes i duhet PAQIA.Mjafte gjak kane derdhur popujt e Europes gjate dy luftave.

    Reply to this comment
  2. New WM June 18, 17:10

    Per te derguar 4 batalione ne vendet balltike e nuk bien dakort ne NATO e jo me te kete neser dakortesi ne lufte. Ky gjermani me kritikat ndaj NATO tregon mire sa Aleance ka ne Atlantikun e Veriut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*