Steve Bannon tek djathtistët e BE si kundërpeshë për Sorosin

July 23, 2018 11:29

Steve Bannon tek djathtistët e BE si kundërpeshë për Sorosin

 

Udhërrëfyesi i djathtistëve dhe ish-këshilltari i presidentit, Donald Trump, Steve Bannon do të krijojë një lëvizje të re të djathtë në Europë si kundërpeshë ndaj miliarderit George Soros që mbështet grupet liberale, shkruan DW.

Steve Bannon, sipas një raportimi të portalit amerikan të lajmeve, “The Daily Beast”, do të krijojë një lëvizje të re me emrin “The Movement” e me këtë të shkaktojë një revoltë të re populiste të djathtë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian në pranverën e vitit 2019. Sipas njoftimit, 64-vjeçari, pas zgjedhjeve në SHBA në nëntor do të kalojë gjysmën e kohës në Europë. Bannon synon të krijojë një “supergrup populist të djathtë” në Parlamentin Europian, të cilit do t’i përkasin deri një e treta e deputetëve.

Në mars Steve Bannon u takua me populisten e djathtë franceze, Marine Le Pen në konferencën e partisë së saj “Rassemblement National”

Trazim i procesit parlamentar

Një grupim i tillë i fuqishëm do të mund të trazonte seriozisht procesin parlamentar dhe Bannon mund t’i japë një ndikim të madh brenda lëvizjes populiste, thuhet në raportimin e “Daily Beast”. Qëllimi është mbështetja e grupeve populiste, që shpesh operojnë pa struktura profesionale politike dhe buxhete. Për këtë do të ofrohet mbështetje në institute studimore për mbledhjen e të dhënave, sondazhet etj.

Bannon kërkon të jetë një kundërpeshë për investitorin amerikan, George Soros, fondacionet e të cilit “Open Society Foundation” mbështesin grupet liberale veçanërisht në Europën Lindore dhe Qendrore.

Presidenti Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale e vendosi Bannon si kryestrateg e kryekëshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Për shkak të diferencave në qëndrime, rrugët e Trump dhe Bannon u ndanë në gusht të vitit të kaluar, përfundon DW.

a.s/dita

July 23, 2018 11:29
Komento

1 Koment

  1. Europa per Europianet July 23, 11:57

    Steve Bannon do ta shkallmoje gerdallen politike te pseudoliberalizmit qe ka ngritur cifuti plak Soros. Shpejt do shihet kush eshte ky burre. Eshte mundesia qe Europa te mbetet Europe jo te degradoje ne Eurabi a Eurazi si tenton politika e mbrapsht sorosiane. Europa per Europianet – kjo eshte deviza e Steve Bannon. Eshte deshire mbareuropiane. Steve Bannon njeriu i duhur per te shqelmuar zagarin plak Soros me konen Merkel nga pas. Ky do i jape fund politikes mbrapsht antieuropiane te mbushjes Europes me klandestine te lloj-lloj rrace. Per Sorosin, ky do jete varrmihesi. Koha do ta tregoje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*