Seagal, imazhi i Kallashnikovit

February 3, 2014 16:27

Seagal, imazhi i Kallashnikovit

Kompania ruse  “Rostec” që kontrollon markën “Kallashnikov” ka bërë të njohur marrëveshjen me protagonistin amerikan të filmave aksion

Kallashnikov është ndoshta marka ruse më e njohur në botë, pasi siglon armën legjendare, protagoniste të thuajse të gjitha konflikteve që janë parë në planet që nga debutimi i saj në vitin e largët 1947. Ajo ka qenë arma e të gjitha lëvizjeve revolucionare dhe ushtrive prej më se gjysmë shekulli, duke vrarë më shumë persona se çdo lloj arme tjetër zjarri. Seagal u prezantua në një komunikatë të “Rostec” si mjeshtër i arteve marciale, por ai është njëkohësisht edhe kitarist, aktor e regjisor.

Mesa duket kompania që e prodhon ka vendosur ta promovojë pushkën ruse duke përdorur publicitetin, i cili do të ketë si target kryesor tregun privat, sepse sa i takon furnizimeve ushtarake spoti nuk do të hynte në punë. Këtë treg e zotërojnë prodhuesit aziatikë që ofrojnë armë me kosto shumë më të ulët. Pikërisht me Kanadanë dhe SHBA-në, kompania ka nënshkruar një kontratë shpërndarjeje dhe llogarit të shesë midis 100 dhe 200 mijë Kallashnikovë në vit. Në marsin e vitit të kaluar, zv/kryeministri rus, Dmitry Rogozin, i kërkoi Steven Seagal që të udhëheqë lobimin në Shtetet e Bashkuara për depërtimin e armëve ruse në tregun amerikan.

Në një dalje të fundit për stacionin amerikan “Fox News”, ai lavdëroi presidentin Vladimir Putin dhe Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, si dhe ftoi presidentin amerikan Obama që të forcojë bashkëpunimin me Rusinë. “Rusia është një vend shumë i fuqishëm, me resurse natyrore të pafundme dhe ka një lidership të mrekullueshëm. Unë besoj se rusët janë miqtë tanë dhe nëse ne duam të mbijetojmë nga gëlltitja prej superfuqive të tjera, e vetmja mënyrë është të bëhemi miq të mirë me ta”, tha Seagal. Është e njohur marrëdhënia miqësore që ka aktori  me presidentin Putin./D.Gj.

February 3, 2014 16:27
Komento

1 Koment

  1. Hithri February 4, 15:35

    KY ESHTE KOKER GOMARI!!!!!!!!!!!!!!!! NA ESHTE BERE DHE SHOK ME PUTIN PUSHTIN E ARROGANTIN TASJHTI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*