Stilolapsa të larë me ar, pjata prej argjendi, ja shpenzimet e Prokurorisë

February 6, 2016 10:48

Stilolapsa të larë me ar, pjata prej argjendi, ja shpenzimet e Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme shpeshherë ka kërkuar që Qeveria të shtojë fondet për këtë institucion, pasi shpenzimet i ka shumë të larta për procedimet penale dhe hetimet.

Gazeta ‘Shqip’ sot ka publikuar shpenzimet e organit të akuzës, të dhëna të cilat janë marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Kështu, rezulton se Prokuroria ka kërkuar që të blejë me tender disa dhurata të cilat mund të përdoren për vizitat jashtë shtetit. Dhurata të tilla janë harta e Shqipërisë me gurë të Trepçës, shishe me konjak, stilolapsa të larë me ar, medaljone, pjata prej argjendi etj. Gjatë këtij viti, Prokuroria ka planifikuar që të shpenzojë 80 milionë lekë bileta avioni.

Gjithashtu, Prokuroria ka zhvilluar këtë vit edhe një prokurim prej 300 mijë lekë të vjetra për blerjen e 360 shisheve qelqi të ujit, të cilat duhet të kenë afat kadence jo më pak se 3 muaj nga momenti i dorëzimit të mallit. Po kështu, ka patur prokurim edhe për blerje kartolinash, zarfeve e pullave me logo të Prokurorisë, vlera e të cilave shkon 333 mijë lekë të reja. Megjithatë, një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve e zënë edhe aktet e ekspertimit për hetime të ndryshme si dhe pagat e shpenzimet e punonjësve të saj.

February 6, 2016 10:48
Komento

14 Komente

  1. Mira10 February 6, 11:35

    Hajdutet do te kapin hajdutet. Te korruptuarit do te luftojne korrupsionin. Byroja e hetimit te mos varet nga prokuroria, por te jeté origan i pavarur.

    Reply to this comment
  2. Kol Kulumria February 6, 11:37

    ç’u duhen prokurove pjatat e argjenta ?

    Reply to this comment
  3. bufi i pulave balliste February 6, 12:50

    Shume dakord qe zoterinjve prokurore tu varim nga nje kembore ?

    Reply to this comment
  4. kris 1 February 6, 13:16

    kjo eshte normale ne nje vend ku preidenti e kryeministri shtrojne iftar ndersa kryetari i parlamentit organizon parti e bufe me paret e buxhetit.Minjte e rilindjes kane rene ne hambar e kur mbarojne grurin hane dhe thaset.

    Reply to this comment
  5. LORA February 6, 14:33

    Nuk me duhen fare keto tregues,qe nuk I shoh e nuk I verifikoj dot vete,,,me mjafton vetem fakti qe
    llallle-prokuroria nuk ka asnje rezultat pune, te dukshem e te matshem dhe nuk di pse marrin rroge ,nga paraja publike,keta njerez.
    Institucioni I prokurorise,po t’a hidhje ne ere do te kushtonte shume here me pak sesa sot dhe nuk do te kishte asnje shans t’i bente deme shqiptareve.
    Lajmi I jep te drejte vetem urrejtjes se merituar te publikut shqiptar per tere sistemin malinj dhe antishqiptar te dreqesise,,,,llallerise+gjingjoneve.

    Reply to this comment
  6. sopiqoti February 6, 17:23

    JEPI o prokurori Jepi gaz se edhe ti ke mgelur per ti bere rush e kumbulla parat e shqiptareve.Pjatat duan edhe pirunj,edhe thika edhe luge e nje ser takemesh te tjera.Pika neve.Pse nuk mendoni per dhurata simbolike te artizanatit tone,te natyres tone.C’jane keto bema tuaja qe nuk i vlejne askujt vec demtojne imazhin tone .

    Reply to this comment
  7. adeci February 6, 17:48

    Une propozoj qe Llalles tu bejme dhe dy koqe dhe nje hajdar te lare me ar si medaljon.

    Reply to this comment
  8. Bilbil Sulovari February 6, 18:02

    Nuk ka faj se atje ku èshte rritur nuk kishte as uji per te pire.Shtèma prej argjili per te ishte flori dhe bucela prej druri hajmali.Tani ka rene rehat se ka mesuar di flihet ne krevat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*