Stojku: Nuk heqim dorë nga objektivi Superiore

March 11, 2015 00:31

Stojku: Nuk heqim dorë nga objektivi Superiore

Rezultatet e javës së 18-të të Kategorisë së Parë konfirmuan Lushnjën dhe Bylisin si pretendentët kryesorë për ngjitjen në Superiore, ndërsa zhgënjeu Dinamo me humbjen në shtëpi me Pogradecin si dhe Sopoti që u ndal në barazim 1-1 me Shkumbinin në Pogradec. Për trajnerin i Librazhdasve, Gentian Stojku, Sopoti meritoi shumë me tepër se një pikë me peqinasit, por fakti që nuk po luajnë në shtëpi po i penalizon shumë.

“Unë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit tim, sepse zhvilluam një lojë shumë të mirë me Shkumbinin. Dominuam në lojë dhe krijuam shumë raste për nuk patëm fatin me vete. Po penalizohemi edhe nga fakti që nuk kemi një fushë për të zhvilluar ndeshjet brenda”, deklaron Stojku.

Diferenca mes Sopotit dhe dy skuadrave kryesuese Lushnjës dhe Bylisit ka shkuar në 5 pikë, por për Stojkun ngjitja në Superiore mbetet ende objektiv i ekipit të tij. “Ne nuk dorëzohemi në garën për ngjitjen në Superiore. Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë, por për aq sa do të na e lejojë matematika, ne do ta provojmë deri në fund”, theksoi tekniku. Në javën e 19-të të Kategorisë së Parë, Sopoti do të luajë me Dinamon, ndërsa Lushnja e Bylisi presin në shtëpi respektivisht Naftëtarin dhe Luftëtarin.

March 11, 2015 00:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*