Stoldenberg inspekton shpëtimin e emigrantëve në Egje

April 22, 2016 13:20

Stoldenberg inspekton shpëtimin e emigrantëve në Egje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoldenberg ka vizituar anijen FGS në detin Egje, e cila përdoret për të shpëtuar emigrantët që tentojnë të arrijnë brigjet greke nga Turqia.

Stoltenberg përshëndeti një numër zyrtarësh në bord, përfshirë komandantin Jorg Klein. Ai tha se ka një rënie të numrit të klandestinëve që ndërmarrin udhëtime me rrisk vdekjen për të mbërritur në vendet evropiane.

“Ne po përpiqemi të kthejmë të ligjshme dhe të sigurt diçka të ilegale dhe të rrezikshme”, tha Stoldenberg, referuar udhëtimeve të refugjatëve. Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes mes BE dhe Turqisë, emigrantët vijojnë përpjekjet e tyre për të ardhur në Evropë. Një ditë më parë kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se mbrojtja e kufijve të jashtëm është shumë e rëndësime që unioni të mos bjerë në kolaps.

Por në të gjithë këtë debat, kohët e fundit çështja më delikate, ajo e Idomenit është braktisur  nga një pjesë e mirë e liderëve evropianë, me përjashtim të Greqisë e cila po përpiqet ti shpërngulë emigrantët nga kampi i improvizuar drejt qendrave të strehimit.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga agjencitë e ndihmave situata në kamp është shumë e trazuar, ka një frustrim në rritje mes klandestineve që kanë humbur durimin në pritje të hapjes së kufirit.

Duke refuzuar të lëvizin që aty, secili nga ata qëndron në radhë për orë të tëra për racionet ushqimore të pakta të siguruara nga agjencitë e ndihmave, dhe kjo shpesh çon në grindje mes tyre dhe madje edhe në dhunë.

Përveç mungesës së ushqimit dhe ujit të pijshëm, sëmundjet jaë pesha tjetër që emigrantët mbajnë mbi supe për shkak të kushteve johigjienike. Qeveria greke ka thënë se do të pastrojë kampin deri në fund të prillit, po nuk ka specifikuar se si.

April 22, 2016 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim