“Nuk dua të shkoj në shkollë, më vjen turp se jam i varfër” (video)

September 25, 2018 21:18

“Nuk dua të shkoj në shkollë, më vjen turp se jam i varfër” (video)

“Pa ngrënë dhe pa pirë edhe më shanin shokët, zhuls”, këto janë fjalët e njërit prej  fëmijëve të familjes Shima, e cila jeton mes varfërisë dhe braktisjes totale.

Videon e ka publikuar një nga drejtuesit e emisionit “Stop” Gentian Zenelaj, në të cilin u transmetua rasti i identifikuar nga ‘Fundjavë Ndryshe’.

Kryefamiljari Ismail Shima është vetëm 39 vjeç, ai jeton në Kashar me bashkëshorten Flutura, e cila është e sëmurë dhe 3 djemtë. Gëzimi 13 vjeç, Arbeni 11 vjeç dhe Ergysi 8 vjeç.

E vetmja e ardhur e tyre janë mbledhja e kanaçeve.

Mes dëshirës për t’u arsimuar dhe skamjes në të cilën jetojnë, për djemtë shkolla është kthyer në një ferr. Sepse sipas tyre të gjithë i përbuzin.

“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare. Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah. Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata. Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë. Prandaj nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp.”, thotë njëri prej fëmijëve

Kur bota i thotë zhuls një fëmije ëndrra më e madhe e të cilit është:Të ketë BUKË.😢😢

Publiée par Gentian Zenelaj sur Mardi 25 septembre 2018

V.L/ Dita

September 25, 2018 21:18
Komento

8 Komente

  1. Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat September 25, 21:24

    Keyo nuk ndodhin ne kapitalizem,mos e keni ngatrruar me soc se atehere kishte varferi e persekutim.

    Reply to this comment
    • ELIOT September 26, 11:18

      Hej shoku x ne kapitalizem te japin ndihma ;;; Kam 3 femije dhe punoj une dhe gruja ;;; dhe morrem njej chek de 250 euros per cdo femije se jane akoma te vegjel 10 ; 12 dhe 13 vjec ;;; ne demokracie kapitlizem ska keshtu gjerash se te japin asistenca sociale ;;; Dhe arabet qe shpesh nenat si punojne ;;Vishen me mire se femijet e mije q punojme ;;; dhe e kane jeten te lehte ;;se marrin shume ndihma socilale ;;;; dhe dreken e kane te siguruar ne shkolle kane menza ku hajen te gjithe femijet ;;dhe paguajme shume pak per te tre;;;;; dhe per nenat q e nuk punojne marrin leke per te nihuar familjen ;;;Kur s e shikon nje familje te vuaje si ne Shqiperi ;;; Pa buke lane nam Rama cfare ben …. te korruptuarti e kane mendje te vjedhin ;;SKANE AS TURP … JANE PJELLAT QE LA ENVERI KORRUPSION DHE O METE PER VETE …SI HITERI I SHQIPERIE ..

      Reply to this comment
  2. Jetoni September 25, 21:55

    Si te kontaktoj me kete familje?
    Pershendetje Jetoni

    Reply to this comment
  3. MH September 25, 23:51

    Po Edvini nuk do baje te pakten nji video takimi me keto 3 qunak te vorfer.Te pakten te bahet fjalemire me mesuesen qe te mos ia shkulin veshin dhe me shoket qe te dijne te rrespektojne gjyhnaqaret.
    Ehe,eh,eh bote kapitaliste.Gjera qe ne diktature nuk ekzistonin.

    Reply to this comment
  4. MH September 25, 23:59

    E kupton,z.Kryeminister variantin e zgjedhur me vizita propogandiste nepermjet videove asht skandaloze per nji kryeminister.
    Kryeministri nuk duhet pranuar kurr te propogandoj video te tilla.Por ti hyje punes e te vendosin hapje vende pune per marrjen e njerezve ne pune nga institucionet,jo K/Ministri direkt.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 September 26, 01:06

    Po Zahua ku eshte?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim