“STOP!..” PPP-ve dhe Koncesioneve!

July 27, 2018 14:42

“STOP!..” PPP-ve dhe Koncesioneve!

Partneritetin publik-privat,
edhe Berisha e ka aplikuar,
po e ka bërë në mënyrë të heshtur,
kaq shumë s’e ka propaganduar!.

Qeverisja është vazhdimësi,
tek njëra-tjetra borxhet transferohen,
investimet e privatëve me Salën,
nga qeveria “Rama” po likuidohen!

Mbase emrin njëlloj nuk e kanë,
po janë investime të një natyre,
sot Rama po paguan Kompanitë,
që i bënë punët me lekët e tyre!

E njëjta gjë po bëhet dhe sot,
Kompanitë paratë e tyre po hedhin,
dhe kur të vijë kohë e likuidimit,
shumëfishin e asaj që kanë hedhur do mbledhin!

Në fakt PPP-të janë konçensione,
konçensione të një forme të re,
në të tilla kushte ekonomia,
kokën dot kurrë nuk e ngre!

Unë nuk jam një ekonomist,
po dhe pa qënë i tillë kuptohet,
se s’mund të jemi dhe aq optimistë,
kur borxhi i brendshëm do katapultohet!

Projekti “gjigant” që shumë po lançohet,
është më çudi se çudia,
Një Miliardi do të investohet,
po këto euro s’i ka qeveria!

Gjithë këtë shumë kolosale,
e disponon çuditërisht privati,
po dy rrugët që do shkojnë katërqind milion euro,
mund të bëheshin me Njëqindshen që hëngri çek-api!

Nuk e di nëse Njëqind milionëshi i parë,
është dhënë sivjet përsëri,
ndaj s’më duket shumë e vërtetë,
që fare pa lekë është kjo qeveri!

Konçensionet janë laku i litarit,
dhe këtë dhe në qeveri e dinë,
është laku në qafën e shqiptarit,
ose thënë më ndryshe një super minë!

Është një superminë me sahat,
që mund të plasë në ditë të zeza,
as nuk po u’a rrjep shqiptarëve paratë,
gjermani në aeroportin “Nënë Tereza”?!

Dhe shteti ynë është i detyruar,
të rrijë para gjermanëve si nuse,
sepse kontratë e nënshkruar,
është për shqiptarët shumë poshtëruese!

I duam investimet e huaja,
dhe më të shtuara në Shqipëri,
po mos i gënjeni mëndjet tuaja,
se kapitalistët vijnë këtu për bamirësi!

Ata janë gjakpirës shekullorë,
dhe me varfërinë tonë abuzojnë,
edhe qindarkat tona të fundit,
në xhepat e tyre të frikshëm shkojnë!

Kemi konçesionarë pa fund,
po askush me para nuk u ngop,
por PPP-ve dhe konçesioneve,
një orë e më parë duhet t’u themi: “STOP!.”

ARBEN DUKA

July 27, 2018 14:42
Komento

4 Komente

  1. katarakti July 27, 16:41

    Siç e kam thene edhe here te tjera kjo qeveri ka nje te keqe te madhe qe quhet mungesa e llogaridhenies. Rama flet per nje qeveri “sherbetore”, por kjo eshte nje qeveri “zotrore”! Duka ka te drejte kur shqetesohet per te ashtuquajturat investime te huaja. Ato jane grabitje e hapur dhe e pameshirshme e pasurive te nje populli. Ne vendet e varfera si ato afrikane ose Shqiperia ato transformohen ne tragjedi per popujt dhe parajse per pushtetaret e korruptuar. Ndersa bashkepunimi publik/privat varet nga forma e kontrates qe lidhet. Sepse ka disa forma te PPP-ve, disa prej te cilave jane shume rezultative. Qe jane perdorur me sukses ne France dhe vende te tjera perendimore gjate viteve ’70 Por kur ti zgjedh ate me te paleverdisshmen per popullin dhe me te leverdisshmen per ty dhe privatin, atehere eshte e qarte se rezultati do te jete ai qe thote Duka. Koncesionet dhene investitoreve te huaj jane tradhti dhe xhvatje e paskrupujt e popujve. (Dhe fitim i pamase per shtetaret e korruptuar). Analistet ekonomike duhet ta “çbirojne” menyren dhe format e kontratave publik – privat, qe nenshkruan qeveria, per te kuptuar nese zgjidhet gjithmone forma me e mire apo me e demshme per shtetin dhe popullin?! Dhe me e mira per koncesionarin?! Si ajo e Rinasit! Me duket se ate e lidhi Nano qe sot los kumar ne kazinote e Vienes!!! Dhe qeveria Rama duhet te jape llogari se si perdoren parate e shqiptareve. Kur del me tuta dhe çitjane neper takimet “gju me gju” me popullin, ai para se te pyese njerezit se çfare hallesh kane, duhet te spjegoje gjithe vendimet ekonomike qe merr qeveria dhe perfitimet qe duhet te kete vendi nga to etj etj. Mungesa e llogaridhenies se qeverise ndaj zgjedhesve e ben ate tejet arrogante. Gazeta “Dita”, duhet te jete ne krye te presioneve per te detyruar qeverine per te dhene llogari. Se me duket se nuk ka kush tjeter qe mund ta beje kete pune. As ne enderr nuk me vjen ndermend qe kete pune mund ta beje opozita e sotme rrenuese dhe mashtruese. Pse, pse, pse??? Kur, kur kur, si, si si, e te tjera pikepyetje duhet te jene çekiçet e perditshem te gazetes ndaj qeverise Rama.

    Reply to this comment
    • Tap Topi July 27, 20:08

      Konçensionet janë laku i litarit,
      Dhe këtë në qeveri fort mirë e dinë,
      PPP-të s’janë korora në qafë të gomarit,
      Por sahat-bumje për fakir-njerinë !

      Bumje me sahat mbi koka shqiptarësh
      Hedhur në treg sikur të ishin helmeta,
      Partneriteti privat veç publik s’mund të jetë,
      Kur atë e servirin një tufë me marioneta !

      Reply to this comment
  2. Sallakja July 27, 16:56

    O bejtexhi,
    po te mbjellesh kastrveca, kastraveca do korresh…… shume shume tronguj.

    Jane komunistet junior, nuk dine te qeverisin ndryshe.

    Reply to this comment
  3. intelektuali July 27, 18:01

    EKONOMIA NUK BEHET ME POEZI DHE BEJTE MIQESORE
    KONCESIONET NUK NDALEN ME KRITIKE SHOQERORE
    EDVIN DROGA NUK STOPOHET ME DESHIRA KULTURORE
    INVESTIMET E HUAJA NUK VIJNE ME LUTJE DASHURORE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*