Strasburgu, dy milionë euro gjobë Shqipërisë

Redaksia Online May 24, 2013 15:55

Strasburgu, dy milionë euro gjobë Shqipërisë

Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg qe gjobit Shqipërinë me mbi 2 milionë euro për shkelje të të drejtave në një çështje pronësie. Vendimi është dhënë më 21 maj dhe i përket çështjes “Delvina kundër Shqipërisë”. Gazeta “Panorama” shkruan sot se rasti në fjalë ka të bëjë me një pronë të familjes Delvina, 1600 metra katrorë truall, që ndodhet në territorin e Ambasadës Italiane në Tiranë. Për këtë pronë, organet gjyqësore shqiptare kishin vendosur kompensim në favor të pronarëve, por ky vendim nuk është ekzekutuar. Referuar vendimit të Strasburgut, qeveria shqiptare duhet t’i paguajë ankuesve një shumë prej 2.022.400 eurosh si shpërblim për dëmin pasuror që u është shkaktuar, si dhe 3500 euro për shpenzimet gjyqësore. Nga Strasburgu është vërejtur shkelje e së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe shkelje të së drejtës së pronës për shkak të mosekzekutimit të vendimit gjyqësor në favor të ankuesve për kompensimin e pronës.

Vendimi i pak ditëve më parë është në vijim të vendimit të 15 shkurtit 2011 të po kësaj gjykate. Në vitin 2011, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konkludoi se ankuesve u është shkelur e drejta për një proces të rregullt ligjor. Në të njëjtin vendim, rekomandohej që palët, ankuesit dhe shteti shqiptar, të gjenin një marrëveshje për shpërblimin e dëmit. Mësohet se për zgjidhjen e çështjes, qeveria i ka propozuar ankuesve kompensim në natyrë me një tokë tjetër. Propozimi nuk është pranuar nga ankuesit. Gjykata e Strasburgut e ka hedhur poshtë propozimin e qeverisë me argumentin se propozimi nuk ishte i qartë dhe bindës, për faktin se nuk përcaktohet vendndodhja konkrete e kësaj prone, vlera dhe statusi juridik i saj.

 

Redaksia Online May 24, 2013 15:55
Komento

1 Koment

  1. robert May 24, 18:01

    Kurva e Vicidolit eshte komunisti i fundit ne rajon . Si ish komunist i edukuar me frymen komuniste ai e uren pronen private ( jo per kelyshet e tij ) per popullin .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*