PADIA: 21 janari, palët bien dakord në Strasburg për 109 mijë € dëmshpërblim

April 20, 2017 17:30

PADIA: 21 janari, palët bien dakord në Strasburg për 109 mijë € dëmshpërblim

Gjykata e Strasburgut ka pushuar një padi për dëmshpërblim për 21 janari, të hapur prej familjarëve të viktimave që në vitin 2013.

Pushimi i çështjes ka ardhur pas tërheqjes së familjarëve të cilët pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare.

Në dhjetor të vitit 2016, Qeveria Shqiptare i dërgoi një letër Gjykatës së Strasburgut, ku i bënte me dije se ishte e gatshme të negocionte me familjarët e viktimave masën përkatëse të dëmshpërblimit.

Qeveria propozoi një dëmshpërblim prej 93,600 eurosh për familjarët e Ziver Veizit: përkatësisht, 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi.

Për Zabit Dedën, vëllain e një prej viktimave të tjera të 21 janarit qeveria ka propozuar një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh.

Në total, katër të afërmit janë dëmshpërblyer me 109 mijë euro, shifër edhe e pranuar prej tyre.

Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideron çështjen si një marrëveshje mirëkuptimi mes palëve, shkak për të cilin nuk ka nevojë për një ekzaminim të mëtejshëm të padisë së të afërmve të 21 janarit.

“Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut.

April 20, 2017 17:30
Komento

11 Komente

  1. Patrioti April 20, 17:41

    Qeveria e Rilindjes duhet paguajt 109 000 Euro vrasjet , qe kreu Qeveria e Bashes ??!!

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku April 20, 18:09

    Epo shyqyr qe rane dakord per cmimin.

    Reply to this comment
  3. per nje grusht euro...turp.. April 20, 18:11

    duket e pabesueshme
    .
    nje vrasje neonaziskine

    ne mes te bulevardit

    nje nga krimet me ndyra te kryera nga sali berisha dhe lulziu i tij..perfundoi..ne nje shume parash eurosh me sakte

    21 janari 2011 ishte nje ngjarje makabre si vrasje..por cfare ndodhi pas saj ishte nje vrasje e shtetit dhe dinjitetit kombetar nga
    dipllomatet euroatllantike
    nga te perndjekurit politike
    nga mazhoranca
    nga mediat
    nga intelektualet..
    ..
    nqs do coheshin nga varri te vraret e 21 janarit 2011 du hidhnin gelbazat e tyre te

    -familjaret e tyre
    -te edi rama
    dhe te aleksander arvizu si ambasadori i vetem ne bote qe u be pale me vrasesit..

    Reply to this comment
  4. Lepirje kockash... April 20, 18:35

    Sa per krahasim:

    Nje mikut tim ne Norwegji, te cilit doktoret atje i bene nje operacion te pasuksesshem ne gju, spitali i ka ofruar deri per momentin qe po flasim afro njeqind mije euro si demshperblim. Avokati i tij e ka refuzuar me kokefortesi shumen, pasi sipas tij, demi shendetesor qe i eshte shkaktuar mandantit kushton te pakten dyfishin.

    Raporti i mediave nuk nxjerr ne pah kushtet e kompromisit mes Gjykates se Strasburgut dhe avokateve te mbrojtes se familjareve. Nje fjale e urte thote: “Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”. Gjuha e avokateve mund te kete qene e tille, por ajo e familjareve te vobekte paska qene vetem per lepirje kockash.

    Reply to this comment
  5. Claus April 20, 18:48

    Ja pra me nje grusht parash qeveria rilindase me ne krye kryeprotestuesin qe rrinte poshte ures se Lanes e mbyllen kete muhabet.
    Tani cdo gje u sqarua, te gjithe u kenaqen dhe 21 janari u arshivua.

    A do te cirret me Bracja, Tahiri dhe tere shpurra e Rilindjes qe me gjakun e tyre erdhen ne pushtet?
    E mbyllen ceshtjen per nje grusht parash!

    Cfare cinizmi!
    Qeveri per ujerat e Lanes nga ka dale!

    Reply to this comment
  6. Crusader April 20, 18:58

    Kurbanet e Rames. Rilindje, rilindje, vetingu, vetingu.

    Reply to this comment
  7. info analitike April 20, 19:01

    Shoke tani cirruni per 21 janarin e beni moral per vrases. Ja sa e paska pasur pazarin rilindja per 4 te shkretet. Vlen me shume nje koncesion i Beqes se 4 viktimat. Lum si ju me ne krye bejtexhiun qe i mbeshtetni keta kriminele hajdute te cilet i perdoren keta 4 te shkrete per te zene kolltuqet e me pas i trajtuan si mall tregu te gabit.

    Reply to this comment
  8. I.Troplini April 20, 19:57

    Nuk eshte gatishmeria e familjareve te viktimave te 21 janarit, ajo qe te ben te ndihesh keq ne kete “pazar gjaku”.
    Eshte menyra se si ne shqiptaret si shoqeri, i tregojme femijeve tane me vepra, paaftesine tone per tu organizuar si komunitet dhe per te mbrojtur dinjitetin si qytetare. 21 Janari, nuk eshte vetem nje ceshtje midis disa familjareve te vobekte qe pranojne nje cmim te caktuar, per te mbyllur gojen ne te ardhmen. Ajo eshte nje traume kombetare qe nuk ka para ne bote qe mund ta beje te paqene.
    Demi qe bart me vete shoqeria shqiptare, pas ketij pazari te turpshem, eshte i pallogaritshem per te ardhmen. Ai i ve nje njolle te kuqe gjaku, te gjithe atyre qe sot jane te gatshem te paguajne qindra mijra Euro, per te mbyllur “librin e krimit”, edhe pse me ardhjen ne pushtet, paten premtuar se nuk na kishin mandat per te bere avokatin e vrasesve. Ja ku jemi sot. Kush ben avokatin e krimit dhe eshte i gatshem te paguaje?
    Ata qe kerkojne te dine PSE, le tu thuhet se Kryeministri i sotem, ka per koalicionar, ate qe me videon e tij, shkaktoje revolten e asaj dite.
    Pala e vrasesve, ka mbi vete, damken e vrasesit qe vret per te vjedhur. Ata nuk do i shpetojne kurre ketij gjaku dhe ketij krimi. Nuk ka cader ne bote, qe i shpeton ata nga kjo damke.
    Ajo qe mbetet, eshte nje nevojtore e madhe publike qe kudermon mjedisin shqipfoles.
    Kur vrasesit trashin zerin dhe bllokojne bulevardin me cibane felliqesie dhe kur qeveria paguan per te “shlyer” gjakun e derdhur, kur cdo gje duket sikur eshte vetem nje ceshtje kacidhesh,,,,atehere je ne realitetin shqiptar.
    Jane momente te tilla,,,,ku Migjeni kuptohet me se miri, ne gjendjen e tij emocionale, kur shkruante,,,,,O. si nuk kam nje grusht te forte/ t,i bije mu ne zemer malit qe s,bezane/ ta dije edhe ai se c,domethane i dobet/ n,agoni te perdihet si vigan i vrame.

    Reply to this comment
  9. Report Eri April 20, 23:49

    Lexoni ketu poshte se c’shkruan nder te tjera nje burim tjeter informativ

    Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut mbylli çështjen Veizi dhe Deda kundër Shqipërisë pasi ankuesit dhe qeveria shqiptare arritën një marrëveshje në të cilën qeveria pranon të paguajë dëmshpërblime dhe të rihapë hetimet për ngjarjen tragjike të 21 janarit.

    Reply to this comment
  10. Adih April 21, 02:17

    Kompromisi i rilindjes eshte me i shemtuari ne bote .Akoma nuk e kuptoni o kokpalare , .Ndihmon vellain Sali bashke me vellain e vogel Bashe ,ashtu si e ndihmoi duke e paguar per pallatin tek ui i ftohte ne Vlore ,pamvaresisht shkeljeve kokeforte te ligjeve ne fuqi . Por si ne Rastin e viktimave te 21 Janarit ,dhe te pageses se pallatit te L Bashes ,pagohen nga taksat e popullit , ,ne takspaguesit duhet te reagojme ,dhe shkoni i votoni te gjitha partite e PPSH o popull idjot e pa gjak …Bravo Rama, ata 4 viktimat te bene, qe vure bythet ne karrigen e kryeministrit .Tani me leket e taksave tona popull, e zgjidhen problemin katovicaret .Kjo tregon se me cadren, ke bere edhe kompromis ,me vellezerit e tu ,per te penguar integrimin ne BE ,per te penguar vettingun dhe reformen ne drejtesi .Jeni te pa skrupullt aq sa jeni te lexueshem . Te pakten mos na acaro nga nervat , te lutemi o Z Rama, tna nxjeresh ushtaret e juaj Kone Bracen dhe ate Ballen te luaje teater majmunash me ne popuulin..Amani mos u zini ,mbaheni shkemb graniti PPSH se ,ne hame edhe bar

    Rama mos ju ndaj dhe Likes, se per ate vidio u vrane ate 4 te mjeret ,haje per se dyti here ngjalen, tek gjiri i lalzit,ruheni ngjyren e kuqe te partizanit ,o cuna te ramiz alise.Bile zgjidhe president Liken .Si Sala dhe Basha qe ekzekutuan ne menyre makabre 4 te ndjeret ,plus dhe Likja per vidion e trimit PRIFTI ,Asnjeri nga keta mos kete frike ne te ardhmen Mos kene merak, se ja regulloi me lejen tende Majko ligjin 449..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*