Strategët e rrënimit

May 12, 2017 10:27

Strategët e rrënimit

 

Nga Gjergj Nika

 

 “Të ka mbetur vetëm të ikësh nga politika me turp!”- i shkroi Gruevskit dinjitari i Brukselit, Piter Vanhaute më 28 prill 2017. I shkruante kështu, pasi ai dhe kolegët e tij në Bruksel e në mbarë Bashkimin Europian  e humbën durimin me qëndrimin partiak e antikushtetues të presidentit Ivanov lidhur me dekretimin e Zajevit, për të formuar qeverisnë e re të shumicës parlamentare, që doli në atë vend pas zgjedhjeve.

Dhe fqinji ynë lindor ka mbetur me muaj të tërë pa qeveri të dalë nga zgjedhjet, gjë që e ka zhytur në një gjendje kaosi jo vetëm politik. Pasqyrim i atij lloj kaosi, që  ish-kryeministri Gruevski e shtyu me paramilitarët e tij deri në skenat e dhunës kriminale ndaj deputetëve të Kuvendit maqedonas, skena të shëmtuara që bënë xhiron e botës e që regjisori i tyre Gruevski bëri dhe deklaratën që ishte “kundër dhunës”, edhe pse atë sulm primitiv ndaj deputetëve të zgjedhur e ndaj godinës së Parlamentit e kishte organizuar vetë, për të shkaktuar edhe viktima mes ligjvënësve e pastaj për të dalë si i vetmi faktor politik. që mund të sillte qetësinë dhe stabilitetin në vendin e vet. Një lojë kriminale, që strategët e rrënimit në këtë cep të Ballkanit e kanë luajtur gjatë për të garantuar pushtetin e vet, me moton “Apres moi le deluge!”

Tanimë është e njohur nga të gjithë se kush e shtrëngoi presidentin Ivanov të pranojë shumicën e re të dalë nga zgjedhjet, por dhe kush e detyroi shefin e tij të Partisë dhe strategun e rrënimit, ish-kryeministrin Gruevski, të mbledhë në strofkën e stërvitjes për dhunën e radhës paramilitarët e partisë së tij, që dhunuan barbarisht deputetët dhe Parlamentin vetë. Ishte diplomati fjalëpakë i Departamentit Amerikan të Shtetit,z. Hoyt Brian Yee, i cili pritet të mbërrijë në Tiranë në fillim të javës që vjen. Diplomati amerikan duket që i njeh mirë strategët e rrënimit në këtë cep të trazuar të Europës, sepse marinsi me përvojë patjetër që ua di gjuhën e duhur,që i bën të binden këta të sëmurë për pushtet, të cilët përdorin destabilitetin, kaosin dhe rrënimin e vendit të tyre dhe pastaj dalin si shpëtimtarë të paqes e si faktor politik i nevojshëm, në mos dhe i domosdoshëm, për ruajtjen e stabilitetit politik e për ta bërë edhe Demokracinë e superfuqinë më të madhe të botës të mbyllë njërin sy përpara spekulimeve të trasha që bëjnë me demokracinë këta lloj satrapësh të kohëve moderne.

Kush do të dyshonte, edhe pas këtyre tre muajve të ngujimit në çadrën në mes të bulevardit, që drejtuesit e opozitës sonë aktuale nuk bëjnë pjesë në çetën ballkanase të strategëve të rrënimit? Ja e marrim se zëdhënësi zëprishur i opozitës sonë, me këtë ngujim qesharak në atë çadër në mes të bulevardit të Tiranës, ka dashur të ngujohet vetëm e vetëm që në fund të atij farë kursi tremujor të njihet si udhëheqës i vërtetë i PD, apo njëfarë “lideri”-sikundër përsëritin mercenarët e tij mediatikë. Po ç’ka që e prish dhe mendjen si zërin, duke u shpallur luftë të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai në politikën shqiptare, në media, brenda partisë private të ustait të tij shpirtëror e politik, madje u shpall luftë dhe aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë ?

Mos vallë mendon vërtet se, duke lexuar dy herë në ditë në çadër ato tekstet që i jep pronari i çartur i partisë, si strateg veteran i rrënimit, kanë për ta bërë “lider” i atij stani të politikës së dhunës? Vërtet beson se mund të arrijë të frikësojë shqiptarët e ndërkombëtarët me gjuhën e dhunës, të marrë hua nga pronari i vërtetë i PD-së? Mos mendon se shqiptarët do ta besojnë dhe pas 27 viteve tranzicion  propagandën e mykur të ustait të tij, propagandë që buron diku larg kufijve shqiptarë, lidhur me përçarjen Veri-Jug? Kush e ysht atë përçarje?…

Vërtet beson  ky parvëny se Shqipëria jonë e nëpërkëmbur keq nga  pushtetarët tanë të traznicionit, do të bëjë sehir sesi përpiqen t’i vënë flakën përsëri zjarrvënësit e mirënjohur të veshur me imunitet politik e me pandëshkueshmëri ligjore?  Nuk e sheh që dhe kursi tremujor në çadrën e britmave zjarrvënëse po e nxjerr më të paaftë për “lider” nga sa e nisi? Mos dashka të bëhet “lider”, pasi të afirmohet si çirak-strateg i rrënimit, në krah të ustait të vet të plakur nga zullumet e pushtetit të tij? Nuk e paska shkuar në mendje fare ky karagjoz se si do t’i përgjigjet diplomatit të lartë të Uashingtonit javën që vjen e si do ta përligjë përpara tij braktisjen e mijëra demokratëve të thjeshtë , të cilëve po u mohojnë të drejtën e votës, pikërisht këta karagjozë kriminalë që bërtasin për “zgjedhje të lira e të ndershme”? Nuk e paska lexuar letrën që z. Piter Vanhaut i shkroi mikut të tyre Gruevski?…           

May 12, 2017 10:27
Komento

8 Komente

  1. Mersin May 12, 12:38

    Jane vene ne mbrojtje te vjedhjeve marramendese dhe krimeve qe kane bere dhe nuk do te lene gur pa levizur. Dilni protestoni dhe te mbroni miliardat e Saliut dhe Lylit. O zot kush u shkon pas!?

    Reply to this comment
  2. Milan May 12, 17:16

    E din mire se cfare i pret,BURGIM I PERJETSHEM

    Reply to this comment
  3. Meckojati May 12, 17:28

    I ka ardhur litari ne fyt, po mundohen ta keputin, por litari eshte i tille sa me shume ta kruash aq me i trashe behet duke shterguar fytin e gjakosur ndaj popullit!

    Reply to this comment
  4. Meckojati May 12, 17:32

    I ka ardhur litari ne fyt, po mundohen ta keputin, por litari eshte i tille sa me shume ta kruash aq me i trashe behet duke shterguar fytin e gjakosur te ketyre zuzareve qe po e rjepen e po e vjedhur ketej popull!

    Reply to this comment
  5. Proletar me Kopan May 12, 17:50

    Lulet e mia te preferuara jane Lulet e Egra
    Ato spontanet , te Egra e te Lira
    LULET QE LULEZOJNE PA VADITUR
    Ato qe Profumojne REVOLUCION
    Per ato qe japin jeten per te drejten per tu Rritur
    Ne te gjitha vendet ku Njerzit mendojne
    Dhe atje ku nuk mendonin ta benin .

    Reply to this comment
  6. Lennard May 12, 18:39

    U erdhi FUNDI.Akti i fundit i drames se te Korruptuareve po e ul siparin.Boll u perpoqen.Nuk lane gur pa levizur.Nuk lane njeri pa kercenuar ,Po gjithcka levizi si ne Boshllek.Te Henen keta Legena do te firmosin Kapitullimin e tyre dhe do te marrin rrugen per ne qelite tashma te pergatitura per ata..Do tu merren te gjitha pasurite e vena me Korrupsion dhe nuk do te duken me ne skenen e Politikes shqiptare.E ka thene shpesh ne shkrimet e tij te sakta Z.Spartak Ngjela :Eshte Fat per shqiptaret qe kete ceshtje e kane marre ne dore Amerikanet dhe Perendimi.

    Reply to this comment
  7. Alban Dega May 12, 19:13

    From: Alban Dega
    Date: February 20, 2017 at 10:52:30 AM EDT

    Nje pergjigje nga diaspora per thirrjen e Berishes !

    SHEMBENI ATE CADER .. VEND KRIMI !

    – Sali Berisha u ka nxjerre ne prite !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sa prej jush …. dhe pusia e Berishes !?

    Sa prej jush vellezer e motra, nena e baballare, bij e bija keni butika multimilioneshe si Armina!
    Sa prej jush kane saraje mbreterore si Shkelzeni pa preke kurre pune me dore pervec Gerdecit, CEZ-it, Interkoneksionit serb…
    Sa prej jush kane prona mijera hektareshe e vila multimilioneresh, dyzina apartamentesh e miliona dollare ne parajsat financiare e llogari te fshehta bankare in e outshores si Argita, Jamserbi, Fullanet e Frangajt, Dukajt e Bodet, medite e Pollot, Bashicet e Gjin Gonerit, Kreshnik Spahite e Nishan Karaosmanet!?
    Sa!? Asnjeri prej jush… Zero!
    ATEHERE PSE BENI SHERBETORIN E BODIGARDIN PA PAGESE, USHTARIN E NERCENARIN, Don Kishotin e Mances ne sherbim te ketyre bandave gansteresh e kusaresh e te kesaj Mafia qe e beri Shqiperine Gerdec ndersa na mashtroi, na vodhi votat dhe shpirtin me rrenat se do at Benin Shqiperine “ Zvicren e Ballkanit “ , apo ta bejme “Shqiperine si Hollanda” sic pati pafytyresine tu genjente sy per sy e faqe per faqe dje Lulushja e Lulush Bashicit, multimilionere te dy me “parate e pastra si Kristali” te Sali Berishes, Gjalices, Sudes qe u lane rrase ne Diell e qe ia vune flaken e vdekjen nje populli e shteti te tere!
    Ndaj dilni nga ajo cader vellezer e motra viktima te ketyre mashtruesvee, zaptuesve e rrenuesve te Shqiperise!
    Nuk eshte ajo cader vendi juaj i lirise e Drejtesise!
    Nuk eshte ajo llogorja per nje jete me te mire per ju, por per me shume sundim e mashtrim per kete bande kriminelesh!
    Dilni nga ajo cader tani vellezer e motra!
    Sali Berisha e banda e tij e gangstereve u kane prere ne bese! Jo nje… shume here!
    Sali Berisha dhe Mafia e tij jashte kontrollit u ka nxjerre ne prite, ne pusi. Sic ka vepruar me ne e me ju tash e 26 vjet
    Dilni nga ajo cader qe eshte llogore ku klanet e Vicidolit, Medive… e korporates se tyre te krimit qe bashke me enderrat e idelalet tona te larta E duam Shqiperine si e gjithe Evropa! E duam Shqperine si Amerika demokratike !
    Sali Berisha dhe banditet e kusaret e tij na e vrane edhe demokracine edhe Shqiperine ! Jo nje! Me dhjetra e qindra here ! E sot perseri!

    Llogorja e fundit e gangstereve

    Ajo cader eshte barrikada e fundit e ketyre gangstereve dhe banditeve per te vrare edhe Vetingun e Reformen ne Drejtesi , per te ekzekutuar ligjin dhe drejtesine e bashke me to edhe krejt Shqiperine perseri e perseri!
    Sali Berisha dhe Korporata e tij e korrupsionit dhe krimit jo nga malli, por nga halli, jo nga lezeti por nga gazepi i madh ua dha voten Reformes dhe vetingut!
    Ua dhane voten nga halli e jo nga malli pasi cdo rruge tjeter do te ishte vetvrasje.
    Ua dha voten diten e nen kamera per ta penguar, per ta vonuar, per ta tjetersuar e sabotuar me cdo rruge e me cdo mjet shpirtin e tyre, duke vrare edhe idealet e shpirtin tuaj te lodhur nga kusaria dhe vrastaria e tyre. Ndaj u kane mashtruar e po u mashtrojne perdite duke u nxjerre e ngujuar ne ate cader ne ate llogore te fundit per te shpetuar banden e veten e tij nga ligji dhe drejtesia!
    A mendoni se rastesisht e ka vendosur aty ate cader llogore te fundit te sundimit te tij !
    A thua nuk kishte vend tjeter per ate llogore berishiane ne krejt Tiranene e mbare Shqiperine!
    Pyeteni veten vellezer e motra protestues!
    Pergjigja eshte Jo! Jo kategorike e absolute !?
    Atehere pse pikerisht aty e perballe e karshi selise se qeverise shqiptare!?
    Kriminelet rikthehen gjithnje ne vendin e krimit, e kane thene filozofet kineze ketu e 4000 vjet me pare !
    Provokimi, karshilleku, kusaria, vrastaria, despotizmi jane tiparet qenesore te krejt sundimit te Sali Berishes ne keto 25 vjet.

    Kenge tallava e vallzim makaber mbi gjak te pathare !

    Ajo eshte cader e ngritur ne nje vend krimi! Jeni ne mekat jo vetem para popullit por edhe para Zotit!
    Po hani e pini, kendoni tallava e vallezoni mbi gjakun e pathare ende te kater vellezerve tuaj Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt e Aleks Nikes te ekzekutuar pa gjyq me urdher te Sali Berishes e Lulezim Bashes !
    Mos e perdhosni jeten e tyre!
    Mos e poshteroni aktin e tyre per liri e democraci!
    Mos i rivrisni per se vdekuri !
    Mos e beni uje gjakun e dlire shqiptar te kater vellezerve tuaj dhe te dhjetra te plagosurve, qindra te rrembyerve, torturuarve prej “Xhuponeve te Zinj” lexo falangave te murrme te Feldmarshallit te Vicidolit, qe u ngriten ne kembe kunder korrupsionit e kusarise masive te Sali Berishes e Lulezim Bashes qe keni durimin tu degjoni fjalimet per mbrojtje votash nga vjedhja qe ata e ngriten ne art te zi e pergjaken me shume se pese here ate popull e vend duke e rrenuar deri ne themel !
    Ajo nuk eshte llogorja as cadra juaj!
    Eshte llogorja e cadra makaber e krimeve pa fund te Sali Berishes ndaj shqiptareve, ndaj nesh e ndaj Shqiperise hyjnore, qe e rrenoi nga themelet plot pese here ne 26 vjet!
    Ndaj ikni, largohuni sa me pare prej asaj lllogorje krimi e korrupsionit te Korportaes se Sali Berishes dhe “bandes se tij te gangstereve”
    Ajo nuk eshte as cadra as llogorja juaj!
    Eshte cader e krimit te organizuar politik antishtet e andishqiptar kunder jetes suaj edhe femijeve tuaj, kunder se sotmes dhe te ardhmes se Shqiperise !

    Modeli Maqedon apo skenari i RIA- KGB-se putiniste !?

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin e Boten perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njmije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !
    Syceltesi!
    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti! Tamam si historia e Kungullit….
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga …. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!

    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?

    Shembeni ate cader! Ikni prej saj sa me pare!
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kam shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    CFARE JENI JU PER SALI BERISHEN, LULEZIM BASHEN E BANDEN E TYRE REALISHT !?
    NJE MASHE, NJE VEGEL, NJE KOBURE PRR PUSHTET! USHTARE, NUMERORE, MERCENARE PA ASNJE VLERE SAPO TE ARRIJ E QELLIMIN E MBRAPSHTE TE TYRE JO TUAJIN !
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .
    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …

    Shembeni ate cader vellezer e motra para se ajo tu shembe ju!

    Ndaj shembeni ate cader, ate llogore te Sali Berishes per bythen e Sali Berishes dhe bandes se tij te gangstereve vellezer e motra protestues!
    Shembeni ate cader vellezer e motra!
    Sot !!
    Neser eshte e mund te jete teper vone per secilin prej jush ! Jo vetem per ju por edhe per te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi edhe ketu ne kryeqytetin e Botes, Nju Jork!
    Ndaj degjoni mesazhet e Uashingtonit dhe Brukselit per despotet Berisha. Basha e Co. e jo mesazhet e RIA-s e UDB-se, Asfalise e modelit Maqedon te Sali Berishes e Lulezim Bashes, Flamur Nokes e Aldo Bumcit!
    Degjoni zemren e popullit e shtetit tuaj ligjor!
    Ne emer e ne dobi tuajen e femijeve tuaj, ne emer te Nenes Shqiperi, ne emer te Atit, te Birit, Shpirtit te shenjte, ne emer te Muhametit e Jezu Krishtit, ne emer te Gjergj Kastriotit- Skenderbeu e Nenes se Perbotshme, Nobelistes , Shen Terezes shqiptare:
    – Shembeni ate cader para se ajo te shembi shtetin ligjor, barazine para ligjit, drejtesine e demokracine… e mbare Shqiperine!
    Shembeni ate llogore te fundit te krimit, te kusarise dhe vrastarise se Sali Berishes e korporates se tij krimit te organizuar e banditizmit antishqiptar!
    Ishin jo bombat atomike e as raketat nderkontinetale, as bombat 5 toneshe, as armatimi per te zhdukur deri ne 190 mije here cdo qenie njerezore 7 miliardeshe ne Bote… por vetem 4 fjale te ish- Presidentit Ronald Regan qe shemben Murin famekeq te Berlinit: Shembeni ate Mur Zoti Gorbacov!
    Po perdor kater fjale po ashtu per te shembur murin berishian te korrupsionit qe ndan boten e krimit nga bota e ligjit :
    Shembeni ate cader… vend krimi …!Shembeni pa e shembur! Shembeni duke e braktisur duke e lene bosh !
    Ne jemi nje! Nje popull! Nje gjak!Nje gjuhe! Nje komb !
    Ne jemi e do te jemi nje !
    Shiptaret e Shqiperia do tu jene mirenjohes !
    Eshte mesazh per krejt politiken shqiptare ne Shqiperi Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, Cameri, Luginen e Presheves edhe ketu ne diaspore!
    Jemi e di te jemi Nji!
    Jemi Kuq e Zi….
    Jemi Shqiperi !

    Reply to this comment
  8. Dibrani May 12, 21:23

    Futjen ne cader ,L.Basha e sheh si te vetmen mundesi per te fituar edhe nje mandat tjeter ne krye te PD-se , sepse mandati i tij perfundom me 22 korrik 2017 , pra nje muaj pas zgjedhjeve. Ne se do te futej ne zgjedhje , ai e kishte te sigurte humbjen e nje mandati te dyte .Por , per cudi , mediave tona nuk u ka shku menia per ket hile te Lulushit te Fazllicit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*