Strategji për nxjerrjen e naftës nga kriza

December 27, 2017 14:10

Strategji për nxjerrjen e naftës nga kriza

Prof.Dr. Fatmir Shehu

Ing.Gjeolog Kadri Rama

(Vijon nga numri i kaluar)

Tanimë, në bazë të argumenteve të sipërtreguara, mendojmë se ka ardhur koha që industria e naftës dhe e gazit të lihet në dorë të kompanive që aktualisht ekzistojnë dhe specialistëve shqiptar. Nuk ka as një sens që vëndburimin e Patos-Marinzës, Ballshit, Gorisht- Koculit, Amonicës, Cakranit, Delvinës etj., të lihen në një gjendje të tillë, në dorë të koncesionarëve të huaj që shpesh kanë qënë kompani fantazmë, që mund të thuhet me plot gojën se aktualisht nuk punohet. Vendburimi i Marinzës këto kohët e fundit i shitur nga Kompania Bankers Petroleum u ble nga një kompani kineze Geo Jade e cila po ecën shumë ngadalë në drejtim të rritjes sës prodhimit të naftës. Ajo nuk duhet që t’ia lejojë vetes (por dhe shteti ynë nuk duhet ta lejojë) që të lërë një vëndburim potencial i cili edhe vitet e fundit tregoi që mund të arrijë një prodhim mbi një million tonë në vit, pa prodhim sepse prodhimi i naftës është në interes jo vetëm të kompanisë koncesionare, por dhe të vetë ekonomisë së vendit duke filluar që nga taksat dhe në punësimin e njerëzve dhe kompanive të tjera shqiptare të shërbimit.

Po ashtu vendburimet e tjera të naftës kanë një prodhim shumë larg nivelit potencial sepse koncesionarët mjaftohen vetëm në plotësimin e interesave të tyre financiare (duke realizuar shfrytëzimin po thuaj në potencialin natyral të vendburimeve) ndërsa këto vendburime, nëpëmjet planeve të zhvillimit dhe investimeve të nevojshëme kanë mjaft mundësi por edhe detyrime për të plotësuar kërkesat e ekonomisë shqiptare, e cila i ka si asete potenciale për zhvillimin e saj. Është e pa lejueshme që vendburimi i gazit-kondensat të Delvinës që ka rreth tridhjet vjet që është zbuluar nga specialistët shqiptarë dhe akoma nuk ka përfunduar  konturimi pa le vënia e tij në eficencë të plotë ekonomike. Po kështu dhe pusi Osmënzezës -4, i cili gjatë shpimit pati shenja shumë të mira për zbulim nafte të hollë – u ndërpre në mënyrë abuzive pa arritur projektin. Ky pus mendojme se është afër zbulimit të rezervave të reja dhe mendojmë se Shelli që me sa dimë ka koncesion në këtë zonë, të bashkëpunojë me kompaninë Albdrilling sh.a. duke përdorur mundësitë teknike dhe ekspertizën lokale që ka kjo kompani dhe të realizojë shpimin e lënë përgjysem apo të shpojë një pus të ri dublor, dhe kësisoj të shpejtojë zbulimin e këtyre rezervave që sigurisht do jenë pronë e kompanisë Shell – Albdrilling do bëjë vetëm shërbimin e shpimit. Kjo do shpejtojë zbulimet e kativitetit të kërkimeve që po bënë Shelli duke futur në eficencë dhe mundësitë potenciale lokale. Është për të vënë duart në kokë që termocentrali i Vlorës rri në konservim dhe në të njejtën kohë Shqipëria importon energji elektrike.

Atëhere pse u ndërtua ky TEC dhe pse nuk vihet në punë kur ne kemi rezerva gazi të zbuluara (një nga të cilat janë ato të vëndburimit të Delvinës që nga ekspertët tanë konsiderohet gjigand) dhe ka mundësi të zbulohen të tjera rezerva gazi. Pra edhe një herë e themi se është koha që për zhvillimin e industrisë së nafës dhe të gazit të aktivizojë potencialet tekniko-financiare të vendit.

Ashtu siç thamë, Shqipëria ka ekspertizë të plotë që të sigurojë menaxhimin dhe zhvillimin e industrisë së naftës në pikëpamje tekniko-shkencore. Këtu vlen të përmendet fakti se në vend ka dhe institute shkencore private që lidhen me industrinë e naftës si Ins-albdrilling etj. Po kështu është planifikuar që të ngrihet Instituti i Naftës nga shteti ynë dhe ky problem ka vite që po tiret dhe stërtiret sikur është një problem i pa njohur. Mendojmë se vendi, po të bëhen përpjekjet dhe hulumtimet e nevojshme, ka asete financiare dhe teknike për realizimin e këtij zhvillimi. Aktualisht në industrinë e naftës ka kompani shërbimi siç është kompania Albdrilling sh.a e cila ka teknikë dhe ekspertizë të plotë për shpimin e puseve deri në thellësinë 4000m dhe sonda dhe gjithë mundësitë e saj janë ngrirë se Industria e Naftës nuk po punon. Po ashtu ka ekspertizë të plotë në drejtim të lëngut larës, të çimentimit të kollonave, të gjithë operacioneve të kompletimit të puseve dhe përfundimit të tyre me çelësa në dorë. Po kështu kjo kompani ka gjithë pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit për realizimin e shpimeve horizontale deri në 90 gradë etj. Një numër kompanish shqiptare, operojnë në industrinë e naftës për ndërtimin e rrugëve dhe objekteve të tjera si rezervuar, tubacione, stacione pompimi etj.

Në industrinë e naftës ka dhe kompani që merren me punimet e remontit të puseve të naftës dhe gazit si dhe me realizimin e proceseve të intensifikimit të naftë-gas dhënies etj. Gjithë ky potencial që ka tanimë Shqipëria mund të vihet në eficence në favor të rritjes së prodhimit pa pritur dhe bërë thirrje kompanive të huaja, të cilat, siç e ka treguar praktika vijnë, fitojnë dhe ikin. Edhe tendera mund të bëhen, dhe në tenderim të ftohen kompanitë e huaja, por kemi bindjen se ato do jenë më inferiore nga të gjitha pikëpamjet ndaj kompanive shqiptare. Duhet të vihet objektivi dobiprurës që të futen në aktivitet kompanitë shqiptare që kanë punësuar dhe do punësojnë shqiptarë, kanë investuar potencialet shqiptare, dhe kontribuojnë nga të gjitha drejtimet në ekonominë shqiptare duke mos e lënë djersën dhe pasuritë tona të shfrytëzohen pa efektivitet dhe të migrojë në bankat e tjera.

Kompanitë koncesionare që janë në fushën e shfrytëzimit duhet që në se nuk realizojnë programet e zhvillimit që duhet t’u vihet detyrim nga shteti, nuk duhet t’u rifreskohet kontrata dhe të ritenderohen duke futur kompani dhe kapitale shqiptare. Mendojmë që industria jonë e naftës duhet dhe mund të punojë vetëm po ta marrinë në dorë kapitalet shqiptare, të cilat tanimë jane të mundshme si teknikisht dhe financiarisht si kompania Albdrilling sh.a, BOLV-OIL, Silvi, Alba Star, Super star etj. Deri më sot është gjetur si pengesë se për të punuar në industrinë e naftës kompanitë shqiptare nuk kanë mjete teknike dhe financiare. Ky është një koncept i gabuar dhe pa vlerë sepse gjithë kompanitë e naftës në botë punojnë me mjetet financiare të bankave sepse ato (kompanitë e naftës) disponojnë një aset shumë të sigurt dhe me vlerë që janë: rezervat e naftës dhe gazit të vërtetuara në mënyrë shkencore. Edhe Bankers Petroleum me sa dimë, mjetet financiare i siguroi duke vënë si kolateral rezervat e naftës të vëndburimit gjigant të Patos-Marinzës. Bankat japin kredi për koleterale shumë më pak të sigurta se sa rezervat e naftës dhe gazit që ka nëntoka jonë që janë asete gjigande dhe të vërtetuara shkencërisht se janë të sigurta. Ështe paradoksale që industria jonë e naftës tenton në shkurtimin e vëndeve të punës. Duhet thënë se edhe tani që çmimi I naftës është disi delikat, industria e naftës dhe gazit në botë është nga më potencialet për të hapur vende pune.

Kohët e fundit, me realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, vëndi ynë ka një punë kolosale për të realizuar në drejtim të gazifikimit. Deri tani, megjithë se gazsjellësi TAP po punohet të përfundojë në vitin 2020, akoma nuk po duket aktivizimi në territorin shqiptar në drejtim të masave që duhen marrë që nga krijimi i rezervuarëve nëntokësorë të gazit e deri ne ndërtimin e rrjetit magjistral dhe më tej të rrjetit shpërndarës të gazit. Studime dhe projekte konkrete ka. Pse nuk bëhet organizimi i zbatimit të studimeve dhe projekteve sepse me kalimin e kohës i shkaktohen shumë dëme ekonomisë së vendit. Vendet e tjera e kanë gazifikuar vendin me kohë, neve duhet të fillojmë një sahat e më shpejt nga puna.

Industria e naftës në vendin tonë ka një supermaci të veçantë që duhet kuptuar dhe vlerësuar sepse ndodhet në afërsi me një nga tregjet e mëdhenj të botës së konsumit, që janë vendet ballkanike dhe europiane që i kanë shumë defiçitare produktet e naftës dhe gazit. Shqipëria është me fat që e ka këtë pasuri që po ta menaxhojë siç duhet,  jo vetëm nuk duhet të importojë siç importon, por dhe ka mundësi të sigurojë kapacitete eksportuese duke rritur të ardhura të nevojshme. Është e palejueshme që nafta që prodhohet në vend ka licencën të eksportohet duke ulur shumë përfitimet që ka ekonomia jonë nga kjo pasuri dhe lënë batall rafineritë e vendit dhe punonjësit e tyre. Ka shumë vende në botë, duke përmendur Greqinë, Italinë etj, që nuk kanë prodhim nafte apo kanë shumë pak dhe kapacitetin e përpunimit e kanë disa fish sepse kuptohet leverdia e ekonomisë së vendit. Edhe industria e përpunimit nuk po punon dhe sjell dëme sa të duash!

Për naftën dhe gazin janë bërë luftëra që ta kenë në dorë këtë pasuri të madhe – ne e kemi dhe po e lëmë mbas dore dhe pa futur në eficencë ekonomike, në radhë të parë se nuk punohet siç duhet punuar, sepse dihet se jemi nominuar për të nxënë mend: shqiptari i varfër që shkel mbi flori! Atëhere nga do e sigurojë Shqipëria rritjen ekonomike dhe sigurimin e mirëqenies dhe parametrave të tjerë ekonomiko-financiarë dhe minimizimin e migracionit në se nuk mbështetet tek një pasuri e tillë që e ka fat që e ka, e cila jo vetëm nuk e pengon zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë – përkundrazi e ndihmon zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të tyre.

 

 

December 27, 2017 14:10
Komento

9 Komente

  1. Naftetar ipa pune pa pension . December 27, 14:54

    Berishistet e pidhisteve te nenes se tyre PD e kane kthyer vendin ne nje vend afrikan si Nigeria !

    Reply to this comment
    • Irvin December 27, 19:09

      Te gjithe bashke keto kurva politikane-bastarde e kane rjepur dhe po i vjedhin pasurine e popullit.Keta bastarde e kane percare popullin dhe kane ngritur milicine e tyre private bandite te rrezikshem,me te cilet mund te friksojne c’donjerin qe u kundervihet kunder interesave te tyre personale.Vetem nje kryengritje e fuqishme kunder elites politike te ngritur qe 35 vite,mund tia ktheje shpresen popullit.

      Reply to this comment
    • Irvin December 27, 19:12

      Te gjithe bashke keto kurva politikane-bastarde e kane rjepur dhe po i vjedhin pasurine e popullit.Keta bastarde e kane percare popullin dhe kane ngritur milicine e tyre private bandite te rrezikshem,me te cilet mund te friksojne c’donjerin qe u kundervihet kunder interesave te tyre personale.Vetem nje kryengritje e fuqishme kunder elites politike te ngritur qe 35 vite,mund tia ktheje shpresen popullit.Keto kurva-bandite politikane kerkojne tani qe ti fusin ne kthetrat e tyre pasurite e nentokes.Stop vjedhjes nga kompanite bastarde nderkomtare ne bashkpunim me politiken e cila po tenton qe ta privatizoje tani edhe pasurite nentokesore sic eshte dhe nafta.

      Reply to this comment
  2. BEN BEN December 27, 18:38

    Z. Fatmir,
    Artikullin shume e ke argumentuar, por si punonjes e Albdrilling sh.a aty e ke qellimin kryesor.. Ky eshte sherbim per pronaret !

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi December 27, 19:03

    Tani keto kompanite shqiptare ku jane, pse nuk paraqiten ofertat e tyre tek firma kanadeze qe e shiti konsorciumin e vet? Shkrimi ben mire qe flet me fjale te bukura dhe perpiqet tu ngreje sado pak moralin shqiptarve, por s’jep detyra konkrete, pervec se flet ne emer te bankave qe (hipotetikisht) do u jipkan kredi firmave shqiptare! Edhe perzierja me TAP-in me duket si fantazi, pasi TAP-i i ka planifikuar vete ku do ngreje depozitat, dhe keto jo patjeter si rezervuare nentokesore! Nejse, nje shkrim te pakten per te ngrituar sado pak moralin e shqiptarve ne drejtimin e menaxhimit te pasurive te tyre nentokesore.

    Reply to this comment
  4. Situate lufte ... December 27, 20:57

    Me ne fund sinjale zgjimi nga gjumi letargjike i shqiptareve . Per 27-vjet Ari i zi i nentokes Shqiptare u bastis nga mafiozet poltikane ne bashkpunim me ate nderkombetare .
    Te huajt keshtu veprojne ne cdo vend te Botes ,ne vende te Botes se Trete, ku mjerishte rreshtohet edhe vendi yne . Cfar bejn te huajt ,gangsterrat e ksaj Bote . Financojn parti ,individe ne politike , nga ata ,qe jane te gatshem ,ti leshojne gjithcka ka vendi ,ne doren e “Firma-ve” te huaja .Dhe kjo eshte perhapur kudo ne stil te gjere ne Bote . Un te bie ty ne pushtet dhe ti je thjeshte nji kukull politike ,nderkohe qe gjithe pushtetin politike -ekonomike te vendit e kane te Huajt . Nga ligjet e deri ke taksat e qytetareve shqiptare. Pra eshte thjeshte pushtim . Shqiptaret me lufte kuptojne luften me arme vetem .Jo .Lufta ka kohe ka filluar dhe Shqiperia eshte e pushtuar dhe vazhdon te pushtohet cdo dite e me shume .Kur Monstra te ket arritur gjithcka qe ka planifikuar ,atehere do jet fundi ktij vendi . Nqs nuk angazhohet gjithe potenciali mendor e fizike shqiptare sot ,te vihet ne funxion e kerkoje clirimin nga kto pushtues “Te Padukshem” nga sherbetoret e tyre ne politike ,fundi s’do te jet i larget . Kush mendoni ju i bllokon pronat e shqiptareve ? Kush e mban te bllokuar ate ligj ? Cohuni e rrembeni cdo mjet ,te shpetono perball katastrofes qe i kanoset atij vendi .
    Kjo levizje e Naftetareve ,idet per riatdhesimin e prones tone Naften duhet te intensifikohen .Lufta kerkon guxime e vendosmeri . Kush lufton fiton. Shqiperia nuk mundet te degjenroje ne Afrike dhe shqiptaret ne afrikane xhungle ,sepse kemi ne poltike ca putana qe duhen pastruar sa me pare .Jemi ne lufte .Ose do na vrasin ose do mbrohemi fuqishem te gjithe bashke . Jane bere gabelet e shkretetirave te pasur me naften ,nderkohe qe shqiptaret bejne idiotin para ca xhambazeve ne politike qe i shkaterruan jeten

    Reply to this comment
  5. Bregu December 27, 21:43

    Nafta ka qene dhe eshte ne krize per 27 vjet me radhe duke filluar si te gjitha te tjerat prej vitit 1992 e deri sot. Mbasi u “rrah dybeku” ne pjesen e djeshme sot doli shpresa me titull “Strategjia per nxjerrjen e naftes nga kriza”. Kjo ishte pritur prej viteve te para pas 1992 por na vjen shpetimi vetem me titullin pasi keta specialist nuk kan qene aty, ata tani erdhen. Mirese na erdhen se u gjend rruga, u percaktua strategjia, tani nafta e gjeti zgjidhjen, le te rrojme e ta shikojme, shpresat perpara na presin, strategjia e pakuptimt, pa permbajtje nuk sjell asgje, fjale e madhe as mbjell dhe nuk ka per te korrur gje, aty ku ishim do te ngelet edhe me ardhjen e ketyre specialisteve pas 27 vjeteve.

    Reply to this comment
  6. SKANDAL !!!!!!! December 28, 10:23

    MIRE E KENI JU O NJEREZ TE NDERUAR SPECIALISTE QE MENDONI PER KOMB E POPULLIN E VENDIT TUAJ …!!POR BEHET STAN ME UJQERIT SI SALIU,META, BASHA..RAMA ETJ……POLIHAJDUTE…?????!!!

    Reply to this comment
  7. Bushi December 28, 12:38

    Jame dakord me mendimet qe jep Dokt,Prof Fatmir Shehu,per nje permiresim te menyres se shfrytezimit te naftes nga specialistet e vendit ne bashkepunim me firmat e huaja.I huaji eshte grabitqar,i pameshirshem,ka frike,dhe bene nje shfytezim barbar te vendburimit te naftes.Ai shfrytezon vendburimin me nje teknologji te atill,qe nuk mendon per te ardhemen,per te zgjatur jeten e vendburimit,Ai mendon te marrim sa me shume nafte sot,se, neser nuk dihet jemi apo jo.Ai shkaterron shtresat e naftes me metodat e tija,pa menduar qe i sjell nje deme te madh ekonomise se vendit ton.Ne kete mes,eshte shteti,qeveria,ajo qe duhet t’i kordinoi mire planin e nxierjes se naftes,me qellim qe leverdia te anoi nga shteti yne, dhe jo nga firmat e huaja.Edi Rama,si kryeminister, eshte i mire dhe po punon mire,por nuk eshte specialist i naftes qe te dije te fshehtat profesionale te shfrytezimit te naftes.Megjithe ate,ai ka ekspertet e tij,dhe duhet te keshillohet me ta.Kryeministri,dhe ministria perkatese,duhet t’a dine,se firmat e huaja,jane te fuqishme ekonomikisht,kane eksperience,se punojne ne te shume vende te botes,dhe t’a hedhin,t’a dredhin,te vjedhin pa ekuptuar dhe ikin te pasuruar.Agresiviteti i te huajve eshte se ata nuk jane ne shtepine e tyre,dhe per shtepine e tjeterit nuk duan t’ja din fare,tymi dhe flaka t’i dale.Prandaj,i zoti i shtepise duhet ta ruaj shtepine e tij ne te gjitha drejtimet.Qeveria.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*