STRATEGJIA E MBROJTJES: Ekstremizmi me frymëzim fetar ushqen veprimtaritë terroriste

November 23, 2015 21:02

STRATEGJIA E MBROJTJES: Ekstremizmi me frymëzim fetar ushqen veprimtaritë terroriste

Ekspozimi ndaj rrezikut të terrorizmit pranohet edhe nga ushtarakët më të lartë të cilët kanë hartuar edhe Strategjinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Ata theksojnë se Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të mundshëm të ndonjë sulmi terrorist, si rezultat i anëtarësisë në NATO dhe kontributit për paqen dhe sigurinë globale.

“Ekstremizmi me frymëzim ideologjik, fetar apo nacionalist ushqen veprimtaritë terroriste. Ideologjitë e skajshme mbështeten te padija, varfëria, mungesa e shërbimeve shtetërore dhe lidhjet e shumëfishta rajonale dhe ndërkombëtare. Këto shkaqe krijojnë terren për rekrutimin e individëve vulnerabël, të cilët marrin pjesë në konflikte ndërkombëtare. Për shkak të prirjes së tij ekspansioniste, ekstremizmi mund të përbëjë rrezik për kohezionin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare dhe të rajonit”, citohet në Strategji.

134

Kliko mbi dokument për t’u njohur me Strategjinë e plotë

Në analizën e bërë nga ekspertët e sigurisë,  thuhet se terrorizmi përbën kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin ndërkombëtar.

“Grupe ekstremiste fetare dhe kriminale vazhdojnë të përhapen në zona të ndryshme të globit, shfrytëzojnë rajone të pastabilizuara dhe shtetet e dështuara, duke u shndërruar në kërcënim potencial për sigurinë. Teknologjia moderne e informacionit dhe mundësia e aksesit të terroristëve në armët kimike, biologjike, radiologjike apo bërthamore kanë rritur rrezikshmërinë e sulmeve terroriste. Tensionet rajonale, të ndikuara edhe nga faktorë të tjerë ideologjikë, politikë, fetarë dhe kulturorë, mund të frymëzojnë grupe ekstremiste, të cilat synojnë përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe ndërmarrjen e akteve terroriste në zonën Euroatlantike, përfshirë Republikën e Shqipërisë”, theksohet në document duke shtuar se zhvillimet e fundit në krahun jugor të Aleancës e bëjnë terrorizmin një kërcënim akoma më prezent, si për vendin tonë, ashtu dhe për vendet e Aleancës. /DITA

November 23, 2015 21:02
Komento

1 Koment

  1. feniks November 24, 03:03

    Lidhur me kushtet e vecanta te situates aktuale,kur terrorizmi islamik po kercenon paqen dhe sigurine ne bote,me terhoqi vemendjen artikulli me titullin “STRATEGJIA E MBROJTJES:Ekstremizmi……”!
    Si ish ushtarak dhe si autor i shkrimeve denoncuese te tekstit te vitit 1995 te titulluar:”POLITIKA E SIGURIMIT DHE E MBROJTJES se RSH”,pasi e lexova, me la nje shije te keqe nga ana e formulimit i bazuar ne SOFIZMA e jo ne ceshtjet konkrete te zgjidhjes se problemeve ne kushtet e ndeshjes reale me ARMIQTE E MUNDESHEM!!!
    Lexuesit e thjeshte me anen e ketij shkrimi duan te njihen me masat qe ka marre shteti yne ne rastin konkret,ndersa ne shkrim behet loje fjalesh,thjesht nje perkthim i rendomte e jo nje material shkencor ushtarak!!!
    Keshtu ishte i formuluar edhe teksti i vitit 1995,per te cilin pergatita dy shkrime,por gazetari Luan Rama,qe ishte redaktor per mbrojtjen ne gazeten “Zeri i Popullit pati frike t’i botonte!
    Me vone i kam botuar ne gazeten “REPUBLIKA” me titull:
    -“KA DESHTUAR POLITIKA E SIGURIMIT DHE E MBROJTJES SE RSH-se”!!!
    Me vjen keq,por nje tekst i tille me fjale te pergjithshme,pa zberthime konkrete me detyra koncize te orientuara,nuk mund te SHERBEJE NE RAST NEVOJE PER ASGJE vetem per te thene se JA E KEMI EDHE NE NJE DOKUMENT me nje titull BOMBASTIK!!!
    Per mua ky material i rendesishem eshte perpiluar thjesht nga perkthyesa e jo nga ushtarake profesioniste te afte per trajtimin e situatave per DREJTIMIN STRATEGJIK E OPERATIV TE FORCAVE TE ARMATOSURA sipas situatres konkrete!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*