Strategjia e një disfate të pashmangshme

Nga Edvin Kukunja February 5, 2013 12:31

Strategjia e një disfate të pashmangshme

Hija e familjes në pushtet dhe lidhjet e saj me çdo skandal ekonomik të këtyre viteve të fundit kanë krijuar në publik bindjen se kupa tashmë ka kohë që është mbushur. Këtë e di dhe Kryeministri. Ai e di se kjo bindje e përkthyer në votë do të thotë një humbje të thellë 23 qershorin e ardhshëm. Edhe shqiptarët e kanë të qartë. Mjaton të shohësh zgjedhjet e 2005 dhe ndëshkimin me votë të qeverisë Nano, për të kuptuar që në mungesë të një drejtësie institucionale, i vetmi institucion që mbetet për të bërë sadopak drejtësi është vota.

 

Fakti që shqiptarët  e kanë ndarë mendjen, fakti që edhe ai më skeptiku, madje dhe militanti më besnik i PD-së, thellë-thellë e di që nuk mund të vazhdohet më kështu, e tremb si djallin temjani Kryeministrin. Një forcë politike si akjo e udhëhequr prej tij, e cila në çdo hap që hedh lë pas skandale ekonomike, me dëm vlera e të cilit tejkalon çdo shifër të imagjinueshme, mund të fitojë një mandat të tretë vetëm falë frikës dhe plogështisë që mund të përfshijë opinionin publik dhe shoqërinë në përgjithësi.

 

Nisur nga kjo premisë madhore (sipas aksiomës të Okamit, aty ku faktorët janë të qendrueshëm shpjegimi/hipoteza më e thjeshtë është dhe më e pranueshmja), ofensiva anti-votëe nisur nga maxhoranca nëpërmjet kanaleve institucionale (tashmë të de-institucionalizuara) duket se përbënë hallkën kryesore të strategjisë së saj elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Duhet përçuar me çdo kusht në opionin publik bindja se të votosh është e kotë, se vota mund të vidhet dhe rezultati final do të vendoset në tavolinën e pushtetit.

 

Ky argument duket akoma dhe më i pranueshëm racionalisht nëse konsiderojmë hallkën tjetërkyçe në strategjinë elektorale të maxhorancës. Pika kyçe është krijimi i perceptimit se në Shqipëri mungojnë alternativat, se për votuesin shqiptar është e pamundur një zgjedhje tjetër.

 

Pra frika dhe shantazhueshmëria e tejskajshme e shoqërisë tonë (po na vrasin e vjedhin duke përdorur lidhjen e fortë dhe dashurinë që çdo shqiptar ushqen për familjen, apo dhe thjesht duke shfrytëzuar brishtësinë tonë si pasojë e nevojave primare të papërmbushura), bashkuar me mosbesimin ndaj çdo alternative tjetër, perceptimin e mosegzistencës të kurrfarë alternative, duket se shihen si çelsi i fitores të një mandati të tretë nga Kryeministrin ynë.

 

Interesante duket, në këtë këndvështrim, simbolika e fakteve si “rritja” përtej çdo kriteri racional të popullsisë votuese në disa zona elektorale (shih rastin Topojan), çuarja në Kuvend etë çështjes të ndarjes të mandateve dhe vetoja e maxhorancës kundëra  një ndarjeje më racionale dhe në respekt të vlerës e barazisë të votës të çdo shqiptari, punësimet masive të militantëve dhe familjarëve të tyre në administratën publike vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve. Të gjitha këto fakte duhet të përforcojnë në publik idenë se nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar status-kuonë, e aq më pak  që kjo mundësi të vijë prej votës.

 

Pra maxhoranca,  dukete vendosur dhe, të paktën në pamjen që i ofron opinionit publik, e bashkuar nga bindja se nuk ka asnjë kartë tjetër të mundshme përveç asaj të arrogancës dhe dhunës sistematike për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme, duke shpresuar në një rikonformim të saj falë këtyre instrumentave destruktivë.

 

E gjithë kjo strategji përshkohet në çdo hallkë nga  vetëdija që disfata është shumë afër. Për këtë arsye po procedohet me krijimin e një situate të nderë, të paktën ky duket të jetë  qëllimi i ideatorëve të kësaj strategjie. “Shpopullimi” i qendrave të votimit, si pasojë e frikës apo e mosbesimit, është e vetmja mundësi për të rritur sadopak shanset që rezultati final të jetë produkt tavoline. E trishtë por e vërtetë, Kryeministrit tonë, si çdo dhespoti të denjë për këtë titull, nuk i intereson aspak fati i demokracisë shqiptare përpara fatit të tij politik dhe fatit të familjarëve të tij biologjikë apo të “adoptuar”, që tashmë janë kthyer në të vetmit përfitues nga i ashtëquajturi boom ekonomik shqiptar.

 

Por nëse ka diçka që ka bërë boom në këto vite, ky është korrupsioni dhe cipa e këtij pushteti në sytë e çdo qytetari shqiptar. Nëse ka diçka, një arritje të shoqërisë shqiptare në këto 22 vjet tranzicioni, kjo është pikërisht vetëdija që ndryshimi dhe drejtësia e munguar vihen në vend vetëm nëpërmjet votës. Shqiptarët e njohin vlerën e votës sië instrument ndëshkues për politikanë dhe forca politike të dështuara në sajë të injorancës arrogante që karakterizon lidershipin e tyre.

 

Detyra e opozitës është pikërisht të kundërshtojë këtë strategji dritëshkurtër duke qëndruar me forcë në mbrojtje të votës. Dhe kjo votë mbrohet duke u dhënë mundësinë shqiptarëve që të kuptojnë se përpara vjedhjes dhe vrasjeve ka gjithnjë alternativë. Kjo alternativë ndërtohet me votën e tyre dhe vota e tyre nuk duhet të mungojë për asnjë arsye në 23 qershor. Një vërshim masiv në qendrat e votimit në shpërfillje të plotë të arrogancës dhe dhunës të pushtetit të shpërfytyruar do të ishte përgjigjia më e mirë ndaj padrejtësive ekonomike dhe drejtësisë të munguar të cilat janë të vetmet “vlera” që kjo maxhorancë ka promovuar në këto 8 vjet në pushtet.

 

Shqiptarët e dinë këtë tashmë. , Berisha po ashtu. E dinë dhe zengjinët të cilët kanë filluar  që tani të përpiqen të “fshehin” privilegjet dhe pasuritë kombëtare të përvetësuar falë vjedhjes dhe flirtimit me familjen në pushtet.

Nga Edvin Kukunja February 5, 2013 12:31
Komento

1 Koment

  1. irma vani February 7, 17:21

    Do te vazhdojme te denoncojme pa pushim vjedhjet qe po ben Petrit Sulaj Anta te cilat
    mund te kene arritur vleren e 43 milion eurove nga ky i pa shkolle injorant,i lig,hajdut,i poshter,ish trafikant i qenieve njerezore,
    pedofil,i pa afte,i semure mendor,epileptik qe dhunon cdo dite
    punonjesit e ketij istitucioni. Te largohet sa me shpejt nga detyra
    ky rrezik publik perpara se te ndodhe tragjedi ajrore ne Rinas nga presioni psikollogjik qe ushtron ky Taliban. Hiqet si mik i kryeministrit Berisha e mburret sikur degjohet ne telefon me te, ky bixhozxhi e pijanec qe nuk di te shkruaje emrin e tij eqe mbahet ne detyre nga Ilir Kryemadhi te cilit i con 70% te vjedhjeve qe kryen Petrit Sulaj horri e trafikanti i anetareve te Al-Qaedes ne drejtim te Usa nga 1995-2001 me viza Meksikane e pasaporta te vendeve te Europes te fallsifikuara.Air Traffic Control-Anta

    See More
    ANTA
    http://www.anta.com.al
    ANTA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*