Strategjia e re e BE për Ballkanin: Dera e hapur, por kur hyhet brenda?

February 5, 2018 15:16

Strategjia e re e BE për Ballkanin: Dera e hapur, por kur hyhet brenda?

 

Komisioni Europian del me një strategji të re për Ballkanin që të nxisë procesin e reformave. Serbia e Mali i Zi për herë të parë dëgjojnë vitin 2025 si kohë të mundshme anëtarësimi. David MacAllister thekson kushtet.

Rruga e vendeve të Ballkanit drejt integrimit në Bashkimin Europian është ndërkohë një rrugë dhjetravjeçare.

Në vitin 2003 BE i premtoi Ballkanit perspektivën e integrimit në BE, por deri më tani vetëm Sllovenia është pranuar në vitin 2004 dhe Kroacia në vitin 2013.

Të tjerët në Ballkan presin me zhgënjim, por zhgënjim ka edhe në BE, sepse nuk janë bërë reformat e kërkuara. BE kërkon rregullisht forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendet e Ballkanit dhe pret rezultate konkrete.

Por për t’i dhënë impulse të reja integrimit të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian bën të ditur më 6 shkurt në Strasburg, strategjinë e re të Ballkanit Perëndimor. KE bën fjalë për “shans historik për të lidhur të ardhmen fort e pakthyeshëm me Bashkimi Europian”.

Johannes Hahn

Strategjia do të paraqitet nga komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, i cili për revistën gjermane, “Der Spiegel” tha se “dera jonë është e hapur, por për të kaluar duhet të sjellësh rezultatet e duhura.”

Strategjia që paraqitet të martën synon përshpejtimin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Në dokumentin e Komisionit Europian me titull “Një perspektivë e besueshme zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor theksohet se “një anëtarësim i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe interesin ekonomik të unionit”, por më parë duhen bërë reformat e nevojshme. Me këtë startim të ri perspektivës së besueshme të integrimit KE kërkon krijojë një “forcë nxitëse për transformim në rajon.”

BE do të ofrojë asistencën e saj për procesin e reformave. Në dokumentin e KE nënvizohet, se “BE do të përforcojë mbështetjen për procesin e transformimit”. Komisioni ka përpiluar një “plan aksioni” të detajuar e katërfaqësh.

Serbi-Mali i Zi anëtarësim në 2025-n?

Përfituesit kryesorë në dokumentin e strategjisë pritet të jenë Serbia dhe Mali i Zi. KE nënvizon se të dyja këto vende mund të anëtarësohen në BE që në vitin 2025, nëse bëhen reformat e duhura.

Duhet theksuar se është hera e parë që KE përmend një afat konkret anëtarësimi për këto vende. “Me vullnet politik, jetësimin e reformave dhe zgjidhjet që presin të grindjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia mund të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025″, shkruhet në dokumentin e strategjisë së Komisionit Europian.

David McAllister

Por viti 2025 nuk është afat i vendosur përfundimisht. Politikani gjerman, eurodeputet e kryetar i komisionit për politikën e jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister theksoi në një intervistë për medien gjermane “Funkemediengruppe”, se afati i 2025-s është i hapur si kohë dhe synon t’i japë dinamikë procesit. “Data konkrete e anëtarësimit të një vendi të ri anëtar varet nga koha se kur “ky vend do të përmbushë vërtet kriteret e forta ligjore, politike dhe ekonomike”, kanë thënë McAllister.

Në rastin e Kosovës Komisioni Europian kërkon shprehimisht në strategjinë e re një “marrëveshje të gjerë normalizimi, të detyrueshme ligjërisht mes Serbisë dhe Kosovës”. KE përmend në strategjinë e saj se edhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zgjidhin grindjet me fqinjët para anëtarësimit.

Ndërsa revista gjermane “der Spiegel” bazohet në të dhëna të Komisionit Europian, kur shkruan se KE pritet të japë rekomandim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

E kërkon të afrojë më shumë këto vende, edhe sepse Kina dhe Rusia kërkojnë të rrisin influencën e tyre, shkruan agjencia e lajmeve dpa./DW

a.s/dita

February 5, 2018 15:16
Komento

8 Komente

  1. anticensurë25642654 February 5, 15:45

    ne kemi për tua futur këtyre “trapave” të BEsë!!
    për këtë ju siguroj unë!!
    si duken bathët e priftit,tërë kjo marrveshje me gërkun është për këtë punë!!
    ne do të hyjmë në greqi,do të fusim si fillim jugun e shqipërisë dhe pastaj jugu merr tërë shqipërinë si punë bashkimi familiar!dhe kështu të gjithë në BE,para ’25ës!!
    o palloshi i tironës,përdore këtë variant për të jusitfikuar tradhëtinë!!
    e hanë njerzit,e pranojnë dhe votimet e tjera ke 99.99 përqind të votave!!
    pra po të llogarisim distancën e kohës së hyrjes së sllovenisë dhe kroacisë,ne duhet të futemi rreth vitit 2037!pra “mbështeja gërke”,të cilën po e shpërblejmë me shqipërinë e jugut ka vlerën e asgjëje?????

    Reply to this comment
  2. . February 5, 17:53

    Nuk ka si me qen ndryshe . o Anticensure !

    sOTTO Bis. ne BE ,jane bijt e Bababllarve te Kurves Plak ,
    qe e fillun me 1913 ,
    ta coptojne Shqiperine pak ng pak …!
    Kjo fillozofi tashme ,per fatin tone te keq ,i ka hyre thell ne qejf Kurves se Qemotit …shkruante dikur i
    Madheshtia e tij At Gjergj Fishta .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 5, 20:13

      po mor po
      fajin e ka europa!!
      ata na vunë koburen në kokë për të mos u thënë ndal tradhëtarëve tanë!!
      ta heqim fajin nga vetja,kjo është fuqija jonë!!
      gërku për emrin e një shteti,po marr variantin më të ulët që dha policia e tyre,doli në shesh 140 mijë njerëz!!
      ne për të mbrojtur vëndin tonë;po heq dorë nga të quajturit tradhëtarë,por thjeshtë për ti kujtuar qeverisë tonë,që ne nuk panojmë çdo gjë;nuk u bëmë as 200 njerëz.shumica të kresho gomarit!
      europa këtkon zhdukjen e korrupsionit!!
      ne mbrojmë të korruptuarit e anës sonë!!
      njër apalë mbron berishën tjetra ramën!!
      sikur njër apalë të ishte ëngjëll!!
      ç’faj të ka europa kur ti do të vetvritesh??

      Reply to this comment
  3. MH February 5, 18:53

    Europa kurva dhe frikacakia e neveritshme si ne kohe te hereshme dhe sot ne kohe te re.
    Nese Serbia pranohet deri ne vitin 2025 detyrimisht dhe Kosova duhet ta gezoj kete pranim mbasi Serbia po nuk ra dakort marrveshje normale me Kosoven,nuk ka asnji te drejte pranimi.E nese Europa do e baj pranimin kjo vjen si konkluzion se i trembet ariut polar Ruse.Dhe kerkon me cdo cmim Serbine ta beje Anetare.Perralla me mbret rendit krahas Serbis dhe Malin e Zi.
    Keshtuqe len jasht Shqiperin,Kosoven dhe deridiku Maqedonin.Nese arrihet ky parashikim.Europa ta dije mire qe kjo arritje asht nji mine e heshtur me sahat qe nga momenti ne moment mund te shpertheje.
    Sepse Shqiperia,Kosova (asht Serbi) Maqedonia kurr nuk kane per ta gezue anetaresin sa te kene dy kundershtaret grabiteqare te thekur,Serbi Greqi per jete a vdekje.Asht ma lehte te perfitojne keto dy shtete teritore nga Shqiperia dhe Kosova se te japin voten per anetaresim.Kjo don te thote ricoptim perfundimitar paqesor i trojeve etnike te Shqiperise.
    Shqiperia duhet te baje marreveshje teper serioze me Ameriken per te qendrue pse jo, jasht keti anetaresimit dinak Europian.Te forcoi lidhje tregetare ekonomike te leverdishme me shetet te fuqishme ekonomikisht.Te vendosin qetesi dhe nivel ekonomik.Qe Europa tenton per nji afrim anetaresimit te Shqiperise.Shqiperia ti veje kushte per kete afrim dhelparake e pa denje historikisht ne shekuj.Shqiperia te ndihet e sigurte me Ameriken dhe ti kerkoj me cdo kusht thithjen e trojeve etnike te gllaberuara historikisht nga komeshinjet e pa ngopun sa kriminele e grabiteqar aq dhe antishqiptare.Me keto manovrime parashikuese bahet fakt i forte per ta vlersue Europen teper raciste.

    Reply to this comment
  4. dashamires February 5, 20:12

    BE flet per 2025?Ahahahahaha…der ahere o gomari o i zoti. Zor se do mbahet ne kembe. Qe tani po i jep shenjat e shembjes.
    WO – Meqe ra fjala, dini gje e beri qeverine dot Merkel se ka 5 muaj Gjermania pa qeveri!
    NO COMMENT

    Reply to this comment
  5. Adih February 5, 22:49

    Pse o komentues te mesiperm jeni nervoze . Mereni dhe lexoheni cfare kerkohet nga BE . BENI DETYRAT thuhet ,me shqip se kjo nuk ka ku vehte ,dhe per kete nuk eshte fai i tyre ,por i joni si popull, qe leme keta anti shqiptaret tane politikane, te mos bejne detyrat . Pervec kanabisit qe po qelb europen, eshte dhe ceshtja e Pronave ,ku keta bandillepolitikane shkerdhe..ne pronaret ,ku mafja ne fuqi ,po shkateron natyren ,sidomos bregdetin ,dhe po nderton per vehten e saj ,hotele me pishina ,rezorte ,vila ne tokat e privateve ,ku me paturpesine thone, se kemi firma serioze dhe neser le te bredhin neper gjygje pronaret e tja zevendesojme tokat ne vucidoll te Tropojes ,aty ku ha pula gure . Nuk e keni degjuar Ramen ku thote , se per turizmin do e leme pa taksa minimumi 5 vjet . Cohuni se po tallin bythen o milet me ne . Pse keshtu shkohet dhe te pranon BE ,Nuk i shikoni lutjet e ketyre euro deputeteve cdo jave , qe i doli goja mbrapa ,dhe zbori qe po i bejne politikanet tane me finte enveriste ,si perendimoreve ,gjithashtu tallja ordinere qe i behet kokpalareve dele qorre popull ,ku dihet politikaneve te ketij tranzicioni post komunist nuk i intereson BE ,nuk i intereson se fillon transparenca dhe diktatit ligjor te BE se. Prandaj jemi ne bashkefajtore si popull, qe nje here votojme per mutin dhe heren tjeter votojme per kaken . Mire tna behet ,kur jemi popull budalla dhe i dhjere deri ne brez .Zgjohuni ,nga gjumi letargjik o popull te pakten te mendoni per femijte tuaj ,ku neser me te drejte te zotit
    femijte tane do na shajne ,e me te drejte ,do na lene dhe pa varre .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*