Strategjia për diasporën, Majko: Do jetësojmë votën, fond për investimet dhe një kanal televiziv

October 16, 2017 08:56

Strategjia për diasporën, Majko: Do jetësojmë votën, fond për investimet dhe një kanal televiziv

 

Vota e emigrantëve do të jetësohet, pavarësisht se mund të jetë një numër i frikshëm për sistemin zgjedhor këtu.

Gjithashtu do të krijohet agjencia për diasporën, një kanal i TVSH do t´i kushtohet atyre, sikundër edhe një fond për investimet.

Deklaratat u bënë nga ministri për Diasporën në qeverinë “Rama2”, Pandeli Majko, i cili ka prezantuar strategjinë për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

“Do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit. Shqipëria dhe Kosova mbulojnë së bashku një projekt mjaft të gjerë të diasporës. Plani për diasporën duhet të nisë zbatimin menjëherë. Do jetësohet vota e emigrantëve, pavarësisht se do të jetë e frikshme  për sistemin tonë.

Do të krijohet gazeta për diasporën dhe shumë shpejt do jetë dhe kanali TVSH 3 që do iu kushtohet problemeve të diasporës.

Gjithashtu do të krijohet një fond garancie, që do të shërbejë për kreditë e nevojshme të investimit”, tha Majko.

October 16, 2017 08:56
Komento

5 Komente

  1. Kolonjari October 16, 11:16

    Nuk e di a do ti realizoni ato qe po thoni,???

    Reply to this comment
  2. TAKSIMI PATRIOTIK October 16, 11:22

    Diaspora, emigrantet…nuk po dergojne pare per sa ka nevoje EDI.Atehere c’te bejme…
    Dhe edistet po shtrydhin trurin si ti taksojne ne menyra patriotike!?

    Reply to this comment
  3. Alb October 16, 14:00

    Plani kryesore është të marrin të gjithë shqiptarët e diasporës pasaporta shqiptare, tjetër plan ske çe do

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) October 16, 14:43

    Kjo i duhet vendit tone aktualisht;
    ” Djali” Yne Pandeli Majko.
    T’u befshin dite njemije !

    Me te lumte, Djali Yne po te quaj, i pa shoqi Pandeli Majko,( ne lagjen ku ke lindur banoj une,ani 82 vjecar mare rruget e mergimit.),per kete nisme marre.kjo i duhet vendit tone, me kete emigracin maramendesh, te ketij fund shekulli te kaluar e me vijimesi 25 vite..Kete kerkojne emigrantet,kete kerkon e mira e vendit tone.
    Ne emigrante jetojme me amanetin e te pareve tane:
    -Brerini botes ane e mbane…
    po mos e harroni VATANE.
    *82 vjecar jam,edhe ne vdeksha ,dheu s’do me trese nga ky lajm marre.
    …Nga Toronto ju shkruaj,besoj se me mua jane gjithe bashkeatdhetaret emigrante te kudo ndodhur…

    Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic October 16, 17:27

    Ne se diaspores i kthehet besimi , ne se parat qe sjell diaspora perdoren me efektivitet brenda vendit, ne se diaspora vazhdon rrugen e bashkimit te mendimeve sice beri Edi Rama me Samitin e tyre , vertet do te kemi je permirsime shume te madh te gjendjes ekonomike. POeat e diaspores ne se vihen ne jet per ndertim veprash e jo per te brere qep e domate jashte vendit athere nev shum shpejte do te kemi nje bume remitancash te cilat do ta bejn shqiperine pa veshteri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*