Strazimiri: Nuk u vë faj qytetarëve që mbajnë armë….

January 19, 2016 11:02

Strazimiri: Nuk u vë faj qytetarëve që mbajnë armë….

Në një artikull të gjatë për krimet dhe armët në Shqipëri, uebi Politico.eu, ka intervistuar edhe deputetin demokrat, Gent Strazimiri.

Sipas tij, qytetarët duhet të kenë armë që të mbrohen nga kriminelët. Madje thotë se nuk u vinte faj qytetarëve që mbajnë armë, megjithëse në Shqipëri mbajtja e armëve është e paligjshme.

“Sigurisht, nuk u vë dot faj (armëmbajtësve). Si mundet një qytetar normal të ketë besim tek policia dhe gjyqësori? Si t’i bindim se nuk u duhet arma”, thotë Strazimiri, që nxit kështu shqiptarët të kenë nga një armë për vetëmbrojtje.

Ai deklaron se kush nuk ka para është më i rrezikuar dhe se të pasurit nuk dënohen. “Kush ka të holla nuk është fajtor”, thotë më tej.

Në artikullin e gjatë përmendet edhe Kanuni si dhe ngjarja e vitit 1997, ku shqiptarët morët armë masivisht nga depot e ushtrisë. Gazetari Jack Davies e cilëson situatën si dramatike në Shqipëri. /Dita/

January 19, 2016 11:02
Komento

1 Koment

  1. Bilbil Sulovari January 19, 19:20

    Ketu Strazimiri ka te drejte se ska mundesi te kenè qytetaret faj per armet sebabi i tij armatosi militantet me 1997-en dhe atehere populli i paarmatosur nuk mund te rrinte duarkryq dhe salehu hapi depot per tu mbrojtur nga keta qe gerthasin si laraska.E shikoni sa te pacipe jane kur flet ai qe u dha armet me doren e tij,apo nuk u kujtohet gerdeci dhe lufta kunder popullit me 21 Janar 2011.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*