30 muxhahedinë të tjerë mbërrijnë në Rinas

Redaksia Online June 1, 2013 09:38

30 muxhahedinë të tjerë mbërrijnë në Rinas

30 muxhahedinë të tjerë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ata janë pjesë e grupit prej 210 personash, që janë pranuar nga qeveria shqiptare për t’u strehuar në Shqipëri.

Me ardhjen e grupit të dytë, numri total i muxhahedinëve në vendin tonë shkon në 44-të, pasi dy javë më parë mbërritën edhe 14 personat e parë.

Pak ditë më parë,  Teherani ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihen ndryshe me emrin muxhahedinët e popullit iranian, do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane “Fars News”, anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, paralajmëroi Tiranën për prezencë të anëtarëve MKO.

“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit,” paralajmëroi Hosseini.

Në 18 maj,  në Shqipëri mbërriti grupi i parë i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Organizata Mojahedin-e-Khalq, e cila konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran.

Redaksia Online June 1, 2013 09:38
Komento

4 Komente

  1. fat man May 20, 10:38

    Per ne ardhja e muxhahedineve nuk perben asnje rrezik per sigurine kombetare, se ne nuk kemi nje te tille. Si popull kemi menduar qe prezenca e diplomateve te larte te USA ne vendin tone, kishte te bente per demokracine e munguar dhe per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme. Na doli qe lepuri paska fjetur ne vend tjeter.

    Reply to this comment
  2. Gezimi May 20, 14:19

    Mendoj se Shqiperia duhet te ndermarre hapa shume te matur ne lidhje me keto veprime.

    Reply to this comment
  3. apojo June 2, 08:59

    dikur sekretari i PPSH Sali B. me partine e tij te <> i priste muxhahidinet me dashuri, kurse tani i pret nga halli se e urdherojne ti mbaje ne internim d.m.th. gjysem burgimi. Urdheri eshte urdher ZBATOHET por NUK DISKUTOHET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. LORA June 2, 12:24

    Sapo iku Hillari,erdhen muxhahidinet e pare.!
    Sapo iku Moor-i erdhen 30-muxhahidinet e nderreses se dyte.
    Vetem qorrave dhe antikapateve u lejohet te gabojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim