Strehimi social, MZHU jep mbështetje financiare për 5 bashki

September 2, 2016 11:27

Strehimi social, MZHU jep mbështetje financiare për 5 bashki

Ministria e Zhvillimit Urban miratoi fondin prej prej  4,5 milionë lekë për 5 bashki, të cilat përfitojnë grante të menjëhershme për strehimin.

Ky fond do t’i shpërndahet 20 familjeve, të cilat plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve të menjëhershme për strehim, përkatësisht në bashkitë Kavajë, Gramsh, Vlorë, Korçë dhe Pogradec.

20 familjeve përfituese, nëpërmjet këtij fondi do t’i paguhet 10% e vlerës së banesës me kosto të ulët. 14 prej tyre kanë përfituar banesë me kosto të ulët nga Enti Kombëtar i Banesave dhe 6 familjet e tjera kanë përfituar kredi nga Banka Kombëtare Tregtare.

Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, ka miratuar kërkesat e ardhura nga 5 bashkitë.

Të gjitha njësive të qeverisjes vendore u është kërkuar të paraqesin pranë MZHU kërkesat për grante të menjëhershme.

September 2, 2016 11:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*