Stresi i shpëton burgut

Redaksia Online December 29, 2012 13:31

Stresi i shpëton burgut

Stresi i shpëton burgut. Arkimed Lusha, i cili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me një vit e tetë muaj burg për gjobëvënie ndaj Leonard Bombajt nuk do ta vuajë këtë dënim. Siç shkruan sot “Panorama”, dje, Apeli i Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, por në përfundim vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg ndaj Stresit. Sipas këtij vendimi, Stresi do të qëndrojë i lirë, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për një periudhë prej 4 vjetësh.

Çështja Lushaj-Bombaj bëri bujë në media dy vjet më parë. Reperi Lushaj së bashku me dy miqtë e tij, Relado Kurti dhe Sebastian Kallabaku, shantazhuan regjisorin Leonar Bombaj duke i kërkuar para, në këmbim të mosbërjes publike të marrëdhënies intime që djemtë pretendonin se ai kishte me të miturën A. Xhaxhaj, mikeshë e tyre dhe nxënëse e Bombajt në shkollën e tij private.

Të tre djemtë dhe adoleshentja Xhaxhaj u shpallën fajtorë dhe u dënuan  me vendim të Shkallës së Parë, më 2 tetor 2011.

Redaksia Online December 29, 2012 13:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*