Stresi si virus ngjitës, çfarë rrezikoni nëse merrni përsipër të zgjidhni problemet e të tjerëve

June 19, 2018 14:03

Stresi si virus ngjitës, çfarë rrezikoni nëse merrni përsipër të zgjidhni problemet e të tjerëve

Sipas një studimi të kohëve të fundit, stresi është mjaft ngjitës dhe transmetohet lehtë nga një person tek tjetri. Kjo është edhe arsyeja pse duhet të largohemi nga këta njerëz.

A jeni ndier ndonjëherë të nervozuar pasi keni takuar një njeri të stresuar?

Ekziston një arsye shkencore: stresi është ngjitës.

Një ekip i studiuesve nga Universiteti i Calgary kreu një studim rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Nature Neuroscience”. Hulumtimi u krye duke vëzhguar çifte minjsh që kishin një kafaz të njëjtë.

Hulumtimi zbuloi se në trurin e minjve u treguan të njëjtat ndryshime në lidhje me stresin edhe pse vetëm një prej tyre kishte pësuar trauma nga goditjet elektronike.

Sipas këtij rezultati, studiuesit janë të mendimit se stresi është ngjitës sidomos në çiftet, pasi marrëdhënia është më e afërt dhe më intime dhe prandaj emocionet ka më shumë mundësi të transmetohen.

Kur jemi të stresuar, gjendja jonë emocionale mund të transmetohet tek të tjerët. Kjo ndodh pa dashje dhe pa dijeninë tonë.

Mbetet për të studiuar më shumë se çfarë ndodh me njerëzit kur qëndrojnë afër njerëzve të stresuar. Është e mundur që mund të ndodhin çrregullime mendore si ankthi dhe depresioni.

l.h/ dita

June 19, 2018 14:03
Komento

1 Koment

  1. T'kam tthon mi goce , - "ca po don ?" June 19, 14:36

    hiq dor t’u u mor me nastradinat ,
    hec m’kraht e lalit , me gjet cere t’
    dush tej …
    ato qe ti don loqka
    e shef ndo note m’Onder
    si me shiku –
    “Willkommen in Paradiso ”

    Abandanoj gjith ate bote stresi ,qe s’po din njiher
    me buzqesh ,me bo shak ,
    me ta ngrit mendjen ,
    me ti mbajt komt ne krah,
    e ta knoq loqken me bo shaka ,etj etj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim