Strukturat e PD-së në Elbasan braktisin kreun e ri Bylykbashi

July 22, 2014 17:35

Strukturat e PD-së në Elbasan braktisin kreun e ri Bylykbashi

Zgjedhjet e reja brenda PD-së nuk kanë arritur të unifikojnë strukturat dhe të përmirësojnë organizimin e Partisë Demokratike, të paktën në qarkun e Elbasanit. Beteja mes drejtuesve të rinj dhe strukturave të vjetra sa vjen e thellohet, dhe kontestimi i zgjedhjeve për krerët e qarqeve, duket se po dëmton situatën brenda kësaj partie, duke mos mundur të gjejë rrugën e ringritjes.

Dje Aurel Bylykbashi, kryetari i sapo zgjedhur i PD, Dega Elbasan shtroi një iftar në këtë qytet kur kishte ftuar strukturat e partisë, nga ato më të lartat, deri në bazë. Ajo që u vu re ishte mungesa e të gjithë hierarkisë drejtuese të PD-së në rang qarku, të cilët e kanë lënë atë vetëm me anëtarësinë dhe simpatizantët, në të parin aktivitet pasi është zgjedhur, pas shumë kontestimesh, në këtë detyrë partiake. Kështu, mungonte deputeti Ardian Turku, Kryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan, Eugen Isai, njëkohësisht i zgjedhur nën logon e Partisë Demokratike.

Nuk ishin as kandidatët që garuan së bashku me të: Ilir Dervishi, Ibrahim Hastopallit dhe Blend Himci nuk morën pjesë në aktivitet. Po ashtu, mungoi she Kryetari i FRPD, Viktor Bella, sekretari i PD në detyrë, Mati Cela, si dhe krerët e komunave të drejtuara nga demokratët në këtë qark. I vetmi demokrat që e nderoi me pjesëmarrjen kreun e PD-së Elbasan, Bylykbashin, ishte deputeti Arben Imami.

Ky bojkot i gjithanshëm i strukturave tregon praktikisht ai ka ngelur i vetëm pas fitores së zgjedhjeve në garën e partisë në Elbasan. Dhe pse për organizimin e këtij aktiviteti, paraprakisht ishin njoftuar mediat, njoftimi është anuluar dhe më pas nuk është shpërndarë asnjë informacion nga zyra e shtypit të kësaj partie në këtë qark.

July 22, 2014 17:35
Komento

4 Komente

  1. Pëllumb zaimi July 22, 21:17

    Në një “fole grenzash” kështu ka ndodhur e do te ndodhë gjithmonë. Në një parti ku nuk ka “parimësi” dhe “funksionim statutor” cdo gjë katandiset në një çorbë derrash ku feçkat e më të fortëve hanë gjithcka? Kur haet gjithçka s’mbetet asgje per pjesën tjetër dhe ajo qe vjen pas eshtë lufta? Tung!

    Reply to this comment
  2. ben chicago July 23, 09:23

    nuk behet stan me çakenj

    Reply to this comment
  3. tomsojeri July 23, 10:10

    Kjo esht trashgimia qe la pas diktatori i PD !Sa ishte neper kemb, kta shurraxhij i mbanin ison per 23 vjet me gjith corben qe gatoi ne PD dhe ne gjith Shqiperin !Tani nuk kuptoj ,kta “kryengrites” te vonuar nuk jan te kenaqur me rezultatin e zgjedhjeve te lira(nese ishin te tilla) apo nuk duk duan zgjedhje te lira si ne vaktit !

    Reply to this comment
  4. labinot July 23, 11:32

    Ai qe drejton PD e Elbasanit realisht eshte kryetari aktual i bashkise Qazim Sejdini.Sejdini eshte shprehur se po nuk e propozoi PS si kandidat per kryetar bashkie perseri ne zgjedhjet e ardhshme lokale,do te kandidoje me siglen e PD.Me Aurel Bylykbashin ka nje marreveshje te fshehte qe ne 2005,kur i fali mandatin e deputetit ne fushe-mbret dhe i mori votat e kryetarit te bashkise ne te njejten zone.Pallati i shumeperfolur mbi kinema Milenium ne qender te qytetit eshte investim i Argita Berishes me nderhyrje katastrofike mbi planin rregullues te qytetit nga Qazim Sejdini.Kjo kupole mafioze qe kontrollon si llozhe masonike kokat e partive kryesore njihet nga ish kryetari i bashkise Ardian Turku,Himci,Isai,Boci etj.qe nuk do te behen fasade e kesaj loje te turpshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*