Studentët e Drejtësisë, marshim të heshtur për Arielën në Tiranë

January 23, 2018 09:47

Studentët e Drejtësisë, marshim të heshtur për Arielën në Tiranë

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë do të marshojnë ditën e sotme në kryeqytet, në nder të ish-studentes Ariela Murati, e cila nuk do iu bashkohet më në auditorët e Fakultetit.

Ariela u vra padrejtësisht ditën e diel nga 23-vjeçari Aldison Belulaj, pasi ajo i kishte refuzuar dashurinë.

Një ditë më parë, studentët e Drejtësisë, aty ku studionte dhe vetë Ariela, ndërprenë mësimin dhe shkuan në shtëpinë e të ndjerës, ku i dhanë lamtumirën e fundit mes lotësh dhe dhimbjes.

Ndërsa sot ata do të përshkojnë një marshim të heshtur nga Fakulteti i Drejtësisë deri te vendi i ngjarjes makabre, ku u vra Ariela Murati, pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Marshimi i studentëve do të nisë në orën 10:00.

January 23, 2018 09:47
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 January 23, 11:39

    shumë veprimi i mirë,POR këta mut studentësh nuk po e shohin se po vritet një shqipëri e tërë??
    nuk po shohin se qeveria e sotme po shet jo vetëm interesat e shtetit por dhe teritorin e tij??
    dhe këtyre ju thonë student drejtësie?!
    ju dhjefsha si drejtësinë tuaj dhe atë dhimbjen e vogël,kur nuk ndjeni se po na pushtojnë nga jugu!!
    kësaj i thonë shqipëria pushtohet kurse studentët pikëllohen për një vajzë!!
    popull idiot!!

    Reply to this comment
  2. Bedelizmi studentor... January 23, 13:12

    Si thate mo, po ngrihen studentet? Mos mo, po per cilet qypa e keni fjalen mo, per eksiqet trufoshnjore qe s’e kane mesuar akoma se nga lidhet gamori?

    Dengla!

    Qe thoni ju qe s’thoni asgje, me iniciativen e tyre studentet tane as jane ngritur, dhe as kane per t’u ngritur kurre, po nuk i vuri si dele ne rresht partia. Ndryshe nga bota perendimore, studentet tane i kane patur gjithmone syte me graso, prandaj edhe kur marrin diploma, bota nuk ua njeh si te qena. Studentet tane nuk jane mesuar te shohin me syrin e mprehte te vezhguesit pertej hundes, mbi horizont. Me ngritjen e varrezave te pushtuesve greke brenda tokes arbnore qe na e lane amanet te paret, sot sovraniteti eshte vene ne medyshje. Shkak mjaft i forte ky per te protestuar akoma dhe me fuqishem se gjate “levrimjes studentore” te organizuar nga dhjertoristet katovicaro-ramizjane.

    Sot studentet e fakultetit te drejtesise “pikellohen” vetem kur u vritet shoku i klases. Do dalin vetem vitet e treta dhe do ecin te heshtur e kokeulur… Dhe c’u pa pastaj? nje vere ne uje ! Me mire do ishte sikur te hiqnit studentet dhe t’i zevendesonit me dele. Te pakten ato dine te bejne beeeeeee.

    Po “ligjzbatuesit” e ardhshem te viteve te tjera c’bejne? Fryjne syte si bufa, argetohen me lojra fati, apo masturbohen me porno celularesh?

    Turp e faqja zeze. Pa le pa, doni te futeni ne BE dhe t’na e infektoni dhe ate me debilizmin tuaj.

    Yyyt bedela te pandreqshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*