Studentët në protestë/ Bidona dhe letra drejt Ministrisë së Arsimit

December 6, 2018 11:24

Studentët në protestë/ Bidona dhe letra drejt Ministrisë së Arsimit

Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike  protestojnë  kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës. Në Shkodër nuk protestohet sot, por është parashikuar të protestohet nesër në orën 11:00.

Pavarësisht thirrjeve e megafon për të mos hedhur objekte në drejtim të godinës së Ministrisë, disa studentë kanë hedhur vezë dhe letra higjienike.

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje” studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

“Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit. Protesta jonë nuk do ndalet. Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne”- thotë një nga studentët.

“Kjo protestë do të dalë mjaft mirë sepse jemi të bashkuar dhe kemi të njëjtin qëllim. Qëllimi jonë është të anulohet vendimi i VKM për të paguar edhe taksën edhe kreditet. Nëse Ministrja nuk plotëson kërkesat tona ne nuk do ndalemi”- thotë një tjetër student.

December 6, 2018 11:24
Komento

5 Komente

  1. Janulles me sqepar kokes December 6, 11:29

    Popull Injorant dhe legen. Ngrihen ne kembe vetem kur u cenohet xhepi.

    Reply to this comment
  2. Arben December 6, 15:33

    Per leter higjenike eshte bere edkokaina

    Reply to this comment
  3. Albanistan 2018 December 6, 16:12

    “Ne jemi njerez elitare….” O tempora o mores. Ngelacaket dhe ata qe smabrojne dot Universitetin edhe pas 10 vjetesh qenka elita e ketij vendi. Dhiteni Shqiperine sic e keni dhjerre. Ju jeni nje grup vagabondesh qe doni rrumpalle, doni diplomat te dera e pubeve dhe te hiqni ca viza te bardhe. E turpshme kjo proteste. Akoma me e turpshme eshte hapja rruge llumit dhe vulgut te shoqerise. Albanistan 2018…..

    Reply to this comment
  4. met bathorja December 6, 22:35

    i pranoj me dy duart kerkesat e studenteve-tha ministrja me note mesatere 5,6,pra ngriti dy duart lart. Por kur kishin te drejte studentet pse i bete keto vendime o injorantja ministre.Jep doreheqje e mos na trego se ke qene mesuese e nderuar se ke mbledhue rreth vetes injoratet hajdute sic je vete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*