Studentët ngujohen me forcë tek Inxhinieria, përplasen me policinë private

January 11, 2019 22:42

Studentët ngujohen me forcë tek Inxhinieria, përplasen me policinë private

Rreth 40 studentë janë ngujuar tek Universiteti i Inxhinierisë mbrëmjen e sotme. Në momentet që kanë tentuar të dalin jashtë për të marrë ushqim, ata janë përplasur me punonjësit e policisë private. Burime për gazetën Shqip, raportojnë se policia private po detyron studentët që të bëjnë grevë urie.

“Jemi ngujuar me forcë brenda ambienteve të universiteti. Deri në orën 15:00, të pasdites kemi hyrë dhe dalë lirisht. Pas kësaj ore, asnjë persona nuk është lejuar që të hyjë apo dalë. Urinë dhe etjen e kemi shuar duke blerë disa ëmbëlsira tek makinetat por edhe ato, pothuajse janë boshatisur. Ndërkohë, ndodhemi në hollin e godinës sepse nuk na lejojnë që të futemi brenda nëpër klasa. Këtu është shumë ftohtë sepse nuk na është siguruar ngrohja”, shprehet një student për Gazetën Shqip.

Ndërkohë, ata thonë se do të vazhdojnë që të kërkojnë realizmin e 8 pikave nga ana e qeverisë dhe se nuk do të heqin dorë nga protesta, madje, do të përshkallëzohet. “Pavarësisht presionit që po na ushtohet, ne nuk do të dorëzohemi. Policia private dhe agjentë të veshur civilë po ushtrojnë dhunë mbi studentet. Madje na kanë thyer edhe celularët”, janë shprehur studentët.

Në një prej videove shihet se xhami i derës kryesore është i thyer, ndërsa studenti i drejtohet efektivit të policisë duke i thënë se xhami është thyer nga brenda, e duke i kërkuar që të nxjerrë dorën nga xhepi pasi e ka të gjakosur, duke akuzuar kështu se kanë qenë efektivët ata të cilët e kanë thyer.

studentet on Vidnews.

studente, protesta on Vidnews.

 

January 11, 2019 22:42
Komento

2 Komente

  1. Tan_Tironci January 12, 00:52

    Gjynof me Zoti. Pa ngrohje. Me kujtohet historia Charli Chaplin, qe ai, Kokelopa, donte ta hante, se demek, I dukej si pule.

    Reply to this comment
  2. Alban Degs January 12, 05:43

    Pak e sak

    VRASESIT E ARSIMIT- KRYEVRASESIT E
    SHQIPERISE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ngujimi, bllokimi, pushtimi apo zaptimi i objekteve publike e aq me teper arsimore e akademike nga nje grusht studentesh Gardiste te Kuq te politikes antishqiptare te Saleh Ramollah Berishes, Like Floririt e co…. eshte krim qe denohet rende ne cdo vend demokratik.
    Te shperdorosh aspiratat e studenteve per te drejta e kerkesa te aresyeshme per qellime te mbrapshta djallezore politike me synim destabilizimin e vendit, per sabotimin, vonimin dhe minimum e Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, ne nje kohe qe Qeveria ka plotesuar dhe tejkaluar 8 kerkesat e studenteve, te pengosh me urdherat e Argita Berishes dhe parate e pergjakura te Gerdecit dhe Lalezit te Mona Cizmes procesin e shkollimit te shumices se studenteve te tjere nga nje grusht mercenaresh dhe Gardistesh te Kuq te Sali, Lulush, Mona, Petrit Noke Stanishicit e co… eshte krim i rende!
    Askush nuk eshte mbi ligjin!
    Aq me pak kryebanditet qe plepizuan, vitrinizuan, kristalizuan dhe kthyen Universitetet ne fabrika diplomash per asgjekundi dhe ne shitore titujsh shkencore sipas antiparimit“ kush paguan me shume” apo sipas ofiqeve politike te vrasesve te arsimit dhe shkollimit !
    Vrasesit e aresimit dhe shkolles shqipe jane kryevrasesit seriale te mbi 13 fishte te Shqiperise ne keto 28 vjet!
    Jo vetem vrases te se kaluares, te sotmes por edhe te se ardhmes se Shqiperise !
    Ata duhen ndeshkuar dhe denuar si vrases sériale te shqiptareve dhe Shqiperise !
    Jo vetem me burg te gjate por edhe konfiskim te cdo qindarke e pasurie qe vjedhur e plackituar shqiptareve, perfshi studentet e familjet e tyre nga kjo bande kriminale vrasesish te Shqiperise me ne krye Sali Berishen, Like Floririn, Lulush Karabush Fazlicin, Mona Cizme Lalezin, Petrit Vasil Shkollperlumin, Fatmir Xen Gerdecin, Mul Noke Stanishicin e korporaten e krimit dhe korrupsionit qe e korruptuan edhe vete fjalen korrupsion me mega korrupsionin e tyre te shfrenuar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*