Studentët rrethojnë sërish MAS, duan plotësimin e 3 kërkesave të tjera

December 7, 2018 09:42

Studentët rrethojnë sërish MAS, duan plotësimin e 3 kërkesave të tjera

Ashtu si premtoi ministrja Nikolla, qeveria shfuqizoi zyrtarisht VKM nr 288 pika numër 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve.

Në pikën 4 thuhej:”Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.

Vendimi vjen menjëherë pas deklaratës së Ministres Nikolla, e cila u shpreh e hapur për plotësimin e kërkesave të studentëve. Ajo tha se protesta e studentëve shërbeu si një reflektim për një debat shterues brenda Universitetit.

Në një kohë kur ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu plotësoi atyre një prej pikave, shfuqizim të VKM për tarifat për provimet e mbartura, studentët protestues nuk e kanë pritur mirë këtë vendim.

Ashtu siç paralajmëruan edhe ditën e djeshme, studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë bllokuar kryqëzimin te ‘21 Dhjetori’, ndërsa në duar mbajnë fletë me mesazhe të ndryshme drejtuar Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të studimit, si dhe një sërë pikash të tjerë.

l.h/ dita

December 7, 2018 09:42
Komento

14 Komente

  1. moko December 7, 10:03

    Kerkoni:
    Veting,per dekane rektore dhe profesoret qe ju kaqne grabitur.
    2.Kerkoni partive fashiste te miratojne SPAK,urgjentisht.
    3.Kerkoni largimin e kesaj klase politike,konfiskimin,denimin,qe te jetoni,te mesoni e ti sherbeni Atdheut.

    Reply to this comment
    • Besa December 7, 10:39

      Keto te kerkojne, absolutisht shume dakord. Kerkesat qe kane formuluar jane komplet bazike dhe pa asnje vizion per te permiresuar nivelin e mesimdhenies ne universitete, apo nuk ju behet shume vone per kete?

      Reply to this comment
  2. Gezim December 7, 12:05

    Ngeleni ne klase ministren dhe kete qeveri zhvatese se po e varferon kete milet me politikat korruptive

    Reply to this comment
  3. FORSTER December 7, 12:19

    Te gjithe keta studente qe jane aty ne greve mire bejne qe kerkojne te drejtat e tyre ,por qe te gjithe jane “berryla”se nuk dine tabelen e shumezimit dhe kur dalin jashte Atdheut te tyre nuk dine te mbushin nji aplikeshe per pune kjo tregon se qeveria nuk ka vendosur kritere per tu future ne uiniversitet por kane hyre dhe dalin “berryla”.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 7, 12:50

      “nuk dine te mbushin nji aplikeshe”ça është kjo aplikeshja mër lal??
      nuk është problem ” kritere per tu future ne uiniversitet”kriteri për tu futur në universitet!
      problem është KRITERI për mbarimin e universitetit!!
      në universitet lëre të lirë hyrjen, si dhe shkollën e mesme,për daljen duhet të ketë KRITERE!
      këto janë shumë të thjeshta!!
      MERR DIPLLOMËN VETËM AI QË I KALON TËRË PROVIMET!
      niveli i provimeve duhet të jetë i lartë!
      do të shohësh se do të dalin njerëz me tru e mëndje në kokë dhe jo brryla!!
      këta kërkojnë para!para që nuk i përdorin për arsim,por për të bllokuar vrimat që hapin me gafat e tyre!!prandaj japin dhe diplloma kot së koti!

      Reply to this comment
  4. Claus December 7, 12:41

    Shqiperia eshte bere ai vend ku njeriu nuk ka se cilin te zgjedhe per qeverisje, por ky problem nuk eshte vetem shqiptar, ai eshte tashme nje problem i perbotshem.
    Nuk ke se cilin zgjedh ne France, ne Itali, ne USA bile bile kesaj rruge po i afrohet dhe Gjermania.
    Koncentrimi i kapitalit ne disa duar, elementet mafioze ne qarqet e larta financiare, globalizimi dhe neoliberalizmi ne ekonomi, hyrja e vendeve me profile skllaveruese per fuqine punetore si Kina a ndonje vend tjeter, kane sjelle raporte te reja ne ekonomi te cilat pasqyrohen hapur dhe ne politike.
    Po politikanet shqiptare a jane bere pjese e ketij zinxhiri korruptiv? Natyrisht. Me lidhjet e tyre mafioze me firma ofshore, me lidhjet e tyre te fshehta dhe te hapura me qarqe kriminale dhe financiare ata kane si qellim te tyre vetem mashtrimin dhe rrjepjen e xhepave te njeriut dhe shtetasve te vete.
    Keto procese filluan me Nanon, vazhduan me Saliun, tanime me Ramen dhe pastaj do te vazhdojne me Lulin a dikush tjeter.
    Kapitalizmi eshte sistem plot te „fshehta korruptive“ , por ne Shqiperi ai e ka kaluar kete faze, ai eshte bere grabitqar dhe i eger.
    Cfare duan ne fund keta studente? Ulje ketu dhe ulje atje, heqja tarifash ktu dhe heqje atje. Po kush i vendosi keto tarifa?
    A filli ky proces me Saliun qe privatizoi universitete ne mase te madhe? A na dolen Henri Cili a dikush tjeter qe ja moren doren liberalizimit ne arsim duke ndikuar ne berjen e ligjeve sipas midese se tyre?
    Kete mut te madh e kemi dhurate nga te gjithe, nga Saliu me shoke dhe nga Edi me Co.
    Dhe sa per studentet ata nuk jane vecse nje vegel ne duart e dikujt ashtu si ne vitet `90 qe shkuan me vrap Sali dhe Gramoz dhe kapen postet e tyre per ti perdorur ato me vone ne politike.
    Keta studente jane nje mase amorfe, nje mase pa emancipim dhe pjekuri. Keta jane me nje formim te cunguar, formim qe u ka nisur ne kafenete, klubet plot droge dhe orgji, jane mase qe nuk ia ne thene njehere punes „miremengjes“, ashtu si dikur edhe Edi Rama, Ilir Meta, Azem Hajdari, Arben Imami dhe te tjere dhe te tjere.
    Ja cfare Shqiperie bene ata. Shqiperine e korrupsionit, droges, pisllekut moral dhe dergradimit te njeriut ne qenie te eger asociale.
    Ja kjo eshte Shqiperia ime. Ne fund te fundit te gjithe te rinjte nuk jane per te studiuar. Nuk mund te jene te gjithe studente. Nese e merr ate barre mbi supe duhte te besh investime ne kohe dhe ne financa, ky eshte kapitalizmi, fytyre humane arsimi sigurisht duhet te kete me mekanizma dhe forma per barazi dhe te drejta, por te studiosh se duhet te marresh nej diplome sa per mburrje duke e ditur qe nuk do vleje per asnje miniute edhe kjo eshte absurde dhe miopi.
    Protestat e viteve `90 me protagonistet e tyre na dhane kete Shqiperi edhe keto protesta nuk do te na sjellin ndonje te ardhme te ndritur, por vetem nje klase po ashtu te korruptuar dhe pamoral.
    Politika, protestat, permbysjet e medha duan emancipim, moral, ideale dhe sakrifica.
    Kush i ka keto?
    Askush. Shqiperia me keta breza eshte e pashprese.
    Tek Azemi, Iliri, Edi, Arbeni nuk kam shpresuar ne ate kohe edhe sot nuk shpresoj tek ata djem dhe vajza te mireushqyer dhe me kapuce dhe pelice mbi krahe.

    Reply to this comment
  5. qytetari December 7, 12:47

    Per te dhene mend se ca duhet te bejne studentat njesha jeni te gjithe… Sa mire qe studentat s’pyesin asnjeri e protestojne per ate qe i shqeteso vertet! Bravo!

    Reply to this comment
  6. bureto December 7, 16:30

    Baravo, andej nga anët tona, i thonë gomarit kur kapërcen (kalon) kanalin.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 7, 17:14

      atëherë një bravo dhe për ty!

      Reply to this comment
      • bureto December 7, 19:01

        Po ti mo shifrant, ç’pate? Sikur ishte fjala për ty. Unë për këtë rast, meqë më pëlqen shqipja, doja të vija në dukje, që ne për këtë rast mirë është të përdorim fjalën “Të lumtë!”. Është më me theks për njeriun apo njerëzit kurajozë, të zot etj. Psh. Po sikur të thoshnim, si në anglisht “well done!”, a do të të pëlqente më shumë? Në fund të fundit kjo e gjitha ishte dhe një humor i vogël. Dhe ky i shkreti, sidomos kur ështl ca i hollë, siç lebrit e kanë, jo gjithmonë kuptohet. Tung sivëllai im.

        Reply to this comment
  7. Mendimi jo profesionist December 7, 17:37

    Nuk i di kerkesat qe ata kundershtojne Per kerkesen nga e cila qeveria beri gabim qe u terhoq isha dakort te ishte.Zgjatja e studimeve pa fund dhe dhenia provim disa here eshte pagese e taksapaguesve shqiptare dhe e familjeve te tyre.Studentet kane shume probleme per te cilat me te drejten e tyre duhet te protestojne por keto kerkesa tregojne mungesen e punes se tyre.

    Reply to this comment
  8. Arben December 7, 18:21

    Ju lumte, I jepni shprese ketij vendi te mbaruar.

    Reply to this comment
  9. NNDembela December 7, 19:44

    Imaginoni tek cila rini i ka varur shpresat vendi yne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin