Studentët kyçin auditorët, protesta për tarifat merr përmasa të mëdha

December 6, 2018 09:01

Studentët kyçin auditorët, protesta për tarifat merr përmasa të mëdha

Studentët e universiteteve të Tiranës, Korçës dhe Shkodrës kanë bojkotuar mësimin duke rinisur protestën.

Studentët e Tiranës po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke protestuar kundër tarifës për kreditet për lëndët e mbartura, gjithashtu kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimeve, përmirësim të kushteve në konvikte dhe numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit në bordin e Arsimit të Lartë.

Studentët e Tiranës dje protestuan mbi 4 orë para Ministrisë së Arsimit. Lindita Nikolla në një intervistë për Report Tv u shpreh se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.

Megjithatë studentët nuk janë tërhequr nga protestat duke vendosur si afat sot orën 16:00 për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, pasi në të kundërt bojkoti dhe protesta do të vijojnë.

Katër kërkesat e studentëve: 1. Anulim të VKM për tarifat shtesë për provimet e mbartura (670 lekë për kredit) 2. Përgjysmim të tarifës së studimit 3. Përmirësim të kushteve të konvikteve 4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

 

o.j/dita

December 6, 2018 09:01
Komento

4 Komente

  1. LORA December 6, 09:21

    Loje e flliqte e rradhes ,pas babaleve dhe xhisielave,,,,duke perdorur ata qe nuk duan te mesojne dhe shkollohen ndershmerisht.
    Qendrimi i titullares se Ministrise se Arsimit eshte i neveritshem..
    Shqiperia nuk duhet te lejoje rotmin e ecjes se saj nen hyqmin e hileqareve bythpambuke shumperdorimesh te politikes.

    Reply to this comment
  2. troja December 6, 10:47

    Po jejuar eksponente te partive,dhe mashtrues si studenta ,njerez te PD dhe LSI,jeni te humbur.Dilni zot problemeve tuaja dhe jo kolones se peste te futur ne mes jush.
    Po shoh disa figura te remujes dhe shantazhit nga PD.Largoini qe te keni mbeshtetje ne te drejtat tuaja.Gjithkush ju mbeshtet,por pa kameleonet midis jush.Ky sistem ka mare fund,kjo klase politike ka grabitur,shkateruar aq shume Shqiperine,sa ju nuk mund te jetoni me ne kete vend.Mos u terhiqni,mos u besoni me kameleoneve.

    Reply to this comment
  3. troja December 6, 10:49

    Po lejuat eksponente te partive,dhe mashtrues si studenta ,njerez te PD dhe LSI,jeni te humbur.Dilni zot problemeve tuaja dhe jo kolones se peste te futur ne mes jush.
    Po shoh disa figura te remujes dhe shantazhit nga PD.Largoini qe te keni mbeshtetje ne te drejtat tuaja.Gjithkush ju mbeshtet,por pa kameleonet midis jush.Ky sistem ka mare fund,kjo klase politike ka grabitur,shkateruar aq shume Shqiperine,sa ju nuk mund te jetoni me ne kete vend.Mos u terhiqni,mos u besoni me kameleoneve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*