Studentët shtojnë pikën e 9: Të anulohet ligji për Arsimin e Lartë

January 7, 2019 12:06

Studentët shtojnë pikën e 9: Të anulohet ligji për Arsimin e Lartë

Një grup studentësh i janë rikthyer sot protestave pas pushimeve të fundvitit.

Organizimi ka nisur në çdo fakultet nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe më pas ata marshuan në këmbë në drejtim të Kryeministrisë. Ndërkohë, protesta po vijon paralelisht edhe në Korçë, ndërsa në Elbasan studentët kanë bojkotuar mësimin.

Protesta e sotme është e para pas tri javëve nga ndërprerja për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të ri, edhe pse qeveria në datë 30 dhjetor miratoi “Paktin për Universitetin” duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të studenteve.

Megjithatë ata insistojnë se kërkesat nuk janë plotësuar.

Sot para Kryeministrisë studentët kërkuan shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, duke shtuar kështu pikën e nëntë e cila nuk ka qenë te 8 kërkesat e famshme të dhjetorit 2018.

Ata kërkojnë gjithashtu edhe rritjen e buxhetit të Arsimit në 5% të GDP-së, pikë e cila nuk u plotësua nga qeveria për shkak të pamundësisë ekonomike dhe financiare.

Në mbledhjen e qeverisë në prag të fundvitit ekzekutivi miratoi 12 vendime që nga heqja e tarifës së studimeve për studentët në nevojë dhe ekselentët, përgjysmimin për të gjithë studentët e tjerë, bursë shtetërore deri në 100 mijë lekë të vjetra çdo muaj, investimin e 27 mln euro në konvikte si dhe nisjen e punës për kartën e studentit sipas një modeli konkret nga një vend i Bashkimit Europian.

o.j/dita

January 7, 2019 12:06
Komento

15 Komente

  1. Katundari digital January 7, 12:17

    Tani vjen pika 10 dhe 11.qiqra ne hell. Monika me Lulin te vazhdoje me shtimin e pikave si dhe me tej me plotesimin e tyre.
    Per te ardhur ne pushtet ose per te shpetuar nga drejtesia nuk ka pike qe ju ben derman.

    Reply to this comment
    • Roni roni, peperoni January 7, 18:56

      E qarte.
      Keta lloj studentash duan diplome pa mesuar, duan pune zyre dhe direkt drejto pa i bere duart me kallo, duan para pa u djersitur bytha, duan qef me parate e mamit e te babit.
      Perfundimisht brez muti! Mjere shqiperia ne duart e kujt do bjere.
      Une jam student i viteve 1986-90, dhe i kemi pas kushtet shumehere me te keqija se keta sot. Por pervec ideollogjise qe ishte e tepert, ajo shkolle nuk arrihet me keto palluqe qe dalin sit ne shesh. Pse nuk dialogojne? Sepse e dine shume mire qe sbejne dot asgje qe KM mund tua kerkoje si pjese te reformes ne arsim. Keta jane bythace, qe akoma presin parate e mamit e babit per te pire nje kafe ne bllok, e per te shitur mend me fb a insta. Turp!

      Reply to this comment
    • PeDe= Cesspool January 7, 19:16

      Jo jo ta them une piken 10. Bordello falas per vizitoret dhe pagese e majme per ato qe do punesohen aty.

      Reply to this comment
  2. H January 7, 12:39

    Po pikën që s’ju bie ku e keni lënë ?

    Reply to this comment
  3. Kris 1 January 7, 13:01

    Pika 9 duhet te ishte pika 1.Me fondet shteterore nuk duhet te financohen universitetet private dhe te ushqehet parazitizmi ne arsim.

    Reply to this comment
    • Lexuesi i vemendshem January 7, 19:24

      O Kris 1 apo 101 ajo qe thua ti eshte ajo qe thote Tit Veshgjati alias Vasili dhe gjithe reptilet qe skane lexuar nje germe te Ligjit. Ligji nuk financon Universitetet private me fonde shteterore por hap garen midis Universiteteve Private te akredituara nga Agjensi Nderkombtare (qe akreditojne Universitetet anembane botes) me Universitetet Publike. Nese Universitetet Private jane dukshem perpara atyre publike ne fushen e currikulave, resurseve njerezore dhe cilesise arsimit & certifikimit te njohurive doemos qe u takon atyre te marrin ate cka u takon. Ashtu sikunder eshte e vertete qe nese ato publike jane nje hap para Universiteteve Private ahere u takon atyre te marrin pjesen e luanit nga fondet publike. Kjo eshte gare luajale. Nuk eshte jepi Lenes dhe jepi edhe Prenes. Lexoni Ligjin se ngaqe slexoni dot belbezoni fjalet e mortit te LSI dhe PeDes. Tung.

      Reply to this comment
      • mirel January 7, 22:27

        Ku e nxore qe jane dukshem ne fushen e kurikurvave..? Ku e ke nxjerre kete ligj? Pse e ka shtetin pmera Ramut” qe te penalizoje studentet per kurikurvat qe paguhen me leket e popullit? Te penalizoje pedagoget…eshte e thjeshte.
        Sipas teje eshte e qarte qe e deshtojne qellimisht publikun per te vjedhur fondet e shtetit per privatet.
        Me kriminale se kaq nuk ka ku te veje.
        Cdo argument mbrohtes e thellon dhe me teper krimin e shtetit.

        Reply to this comment
  4. fteri January 7, 17:14

    Kësaj proteste i thonë : shto ujë ,e shto miell .Si thonë kot , oreksi vjen duke ngrënë !

    Deri tani në rregull studentët me protestën ,por tani i doli koka eksplozive silurës bythëjashtë cupllak të Munikës ,Saliut ,Lulit ata jan drejtuesit e vërtet në prapaskenë te protestat e studentëve !!!!!

    Shtimi i pikës 9-të është kërkesa Munikës ,Lulit dhe Saliut ata duan të çfuqizojnë ligjin e arsimit lart.

    kjo është sfida kur në sofër të studentve në prapaskenë ulen- PD dhe LSI !

    Reply to this comment
  5. mirel January 7, 17:25

    Bravo, ktheheni ne Kushtin themelor te kerkesave. I kerkoni dhe Linda Rames te zbardhi llogarine ne Cayman

    Reply to this comment
  6. Zgalem January 7, 18:06

    Ne rrast se ne peticion , shtohen kerkese te reja vec 8 , keta jane karagjoze , nuk jane serioze . E thene ndryshe , jane falange e revolucionit berishist . Le te kerkojne qiqra ne hell , sepse nuk e kane idene e ligjeve kapitaliste te zhvillimit . Perkufizimi , per ta mund te jete ky : “Shume u duke pak na dole ” . Qeverria e beri punen e saj dhe njerzit kane sy e shofin . Keta kane alergji nga auditoret . Le te ngrysen dhe te gdhihen ne rruge . Zgalem

    Reply to this comment
  7. Bela January 7, 19:43

    Universiteti i Elbasanit, eshte nder me te korruptuarit per prodhim diplomash.kam mbaruar ekonomikun atje para disa vjetesh. Prinderit e mi me zor nxirrnin muajin me pagat e ulta qe merrnin prandaj une perpiqesha qe ti merrja vete provimet. Perpiqesha shume mbi libra. Nuk e harroj nje pedagoge te shpifur edhe si fytyre, edhe si shpirt, nje Anila, e cila me rrezoi sepse nuk i dhashe para, megjithesi kisha mesuar derisa u detyrova ti paguaj 200 euro per provimin.

    Reply to this comment
  8. MH January 8, 01:04

    Student!!!
    Duket qe nuk jeni serioz!
    I keni hypur kalit me 4 ngarkesa dhe rruges keni shtue edhe 4 dhe sot te 9-ten.Pra cfrytezoni te drejten per te protestue po qe nuk jeni te pergaditur se per cfare duhet protestu.
    Ju bani mire qe te mos i ndaloni protestat deri ne fillim te korrikut dhe ne Korrik i kerkoni qeverise jo drejtorise se universitetit t’iu firmosin kalimin e vitit.Nese nuk i’ua firmosin kaloni ne greve urie.

    Reply to this comment
  9. demo January 8, 08:26

    Universitetet private as kane qene,as jane me cilesore se UT,por jane strehe e paraziteve parallinj qe nuk arrijne mesataren per tu regjistruar ne deget e preferuara ne UT.
    Komisjonet qe cmojne universitetet jane fiktive dhe ajo fjala Curricula le ta fusin ne vrime te by,se kemi jetuar e jemi shkolluar shume mire pa kete fjale te cpifur.
    Financimi me fonde publike i Universiteteve private eshte nje grabitje me ligj qe i behet popullit shqiptar,studenteve te shkelqyer te popullit shqiptar,ne favor te hajduteve me emra evro-amerikane.

    Reply to this comment
  10. shqiptar January 8, 10:05

    Tani te dashur studente 70 vjecar te pd-s e lsi-s,merrni pak figaro dhe gjeni astra ose permashap e lart e posht i bini por kujdes se mos i prisni.

    Reply to this comment
  11. tori January 8, 10:36

    Studimet ne Universitet eshte deshire e kjo deshire eshte personale.Si e tille si ne cdo vend capitalist ne bote per kte deshire tende duhet te paguash e jo pak.Kapitalizmi nuk eshte e nuk njeh humanizem e nuk eshte filantrop.Te hap dyert e jetes qati ti perballosh vete.Ne cdo vend te botes studimet nuk jane ne mendyre absolute falas e pagesa mujore e tyre shkon afersisht 500-1000$ ne mvaresi te gjendjes ekonomike te shtetit(Italia eshte vendi me I varfer I Europes se industrializuar).Ligji I arsimit te larte ne Shqiperi eshte nje nder ligjet me te mire por edhe duhen disa ndryshime te vogla per ta bere ate edhe me te mire,ne perputhje me vecorit e Shqiperis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim