Studenti “shfrytëzon” ligjin për të parë pyetjet para testimit

April 28, 2016 12:23

Studenti “shfrytëzon” ligjin për të parë pyetjet para testimit

Një student gjerman e ka çuar tentativën për të shmangur rishikimin e provimit në një nivel tjetër gjenialiteti, teksa ka ka kërkuar të shohë pyetjet përpara testimit, në bazë të ligjit të lirisë së informacionit.

Simon Schrader, 17 vjeç i bëri kerkesë Ministrisë së Astrimit të North Rhine-Westphalia të zbulonte “përgjigjet e provimeve Abitur të vitit shkollor në shkollën e mesme”.

Ai e pyeti ministrinë përmes platformës online fragdenstaat.de, e cila përkthehet “pyet shtetin”.

Adoleshenti i la ministrisë afatin ligjor 1 muaj, deri në 21 prill,  që ata  t’i përgjigjen kërkesës  së tij.

Megjithatë, provimi i tij i parë ishte në 16 prill.

“Nëse ata përgjigjen në kohë mund të më hyjë në punë për një provim”, – shprehet Schrader për Guardian, me shpresë se do të marrë një përgjigje.

Ai pranoi se nuk ishte shumë optimist për marrjen e përgjigjeve të testeve.

April 28, 2016 12:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*