Studentja e aksidentit të Himarës fiton 41 mln lekë

July 26, 2015 12:23

Studentja e aksidentit të Himarës fiton 41 mln lekë

Eriselda Gubere, që u plagos rëndë në maj të vitit 2012, fiton dëmshpërblimin pas betejës së gjatë ligjore me një kompani sigurimesh.

Studentja e aksidentuar në Himarë, ka fituar 41 milionë lekë (të vjetra) dëmshpërblim, si pasojë e plagosjes.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Eriselda Guberes dhe familjes së saj, pas një beteje të gjatë ligjore me një kompani sigurimesh, raporton “Shqip”.

Sipas gjykatës, kompania e sigurimeve ka vendosur, miratimin e shpërblimit të dëmit shëndetësor me paaftësi të pjesshme të përhershme në shumën e miratuar 2.537.400 lekë plus shpenzimet spitalore të kryera në Austri.

Eriselda ka pësuar dëmtime të rënda, të cilat kanë sjellë humbje të aftësisë së përhershme në punë në masën 70%.

July 26, 2015 12:23
Komento

5 Komente

  1. Emigrant July 26, 13:01

    Paska fituar shume pak ne rast se eshte e siguruar kompanite e sigurimeve duhet te paguajne me shume per personat qe pesojne aksidente Ne shqiperi kompanite e sigurimeve nuk duan qe te paguajne asnje gje por vetem duan te marin leke Natyrisht qe atje i favorizojne edhe gjykatat me pagesat qe bejen nen dore per to Me vjen mire qe paska dale nje gjykates dhe ka dhene drejtesi Por besoj se do te fillojne shkallet e tjera dhe nuk dihet se kur perfundon.

    Reply to this comment
  2. Dita July 26, 13:26

    Një lajm i mir s’vjen vetëm.

    Reply to this comment
  3. As Poet, As Analist July 26, 13:47

    Pyes perse né vendin tim
    qe e dua vertet shumë
    sa kohe do vazhdoje akoma
    qe punet tè vene per lume?!

    Fjala bie per shendetin
    çfare paguajne sigurimet? 
    kur dikush aksidentohet
    kush i paguan shpenzimet?!

    Une e di né vendin tim
    keto pyetje s’kane pergjigje
    ketu per siguracionet
    janë ‘rregulluar’ pak ligje!

    Janë pak ligje qesharake
    qè tè rjepin pa mundim
    nese tè ndodh aksident?
    nuk tè japin demshperblim!!

    Trishtohem për Eriselden
    qe ka luftuar me jeten
    né ‘lufte’ dhe me sigurimet
    qe n’ dymije e dymedhjeten!

    Ne keto tri vite tmerri
    vajzes i eshte nxire jeta
    pervec e pa afte për pune
    i eshte zbrazur dhe kuleta!

    Kushedi sa i eshte dashur
    tè mare kater milione
    nuk vlejne sa 70%
    qe ka humbur pergjithmone……

    Sa do vazhdoje akoma
    tè ndodhe né vendin tim
    tè tè shkaterrohet jeta
    tè mos marresh demshperblim? !

    Reply to this comment
  4. Ashtueshte July 26, 17:59

    Shteti nuk ti ben letrat e makines pa prere siguracionet e makines, me DETYRIM, atehere pse u dashka te vendose gjykata dhe jo vete Kompania e Sigurimeve???
    Çfare bejne juristet dhe ekspertet e Kompanise ne fjale gjate orarit te punes???
    Do isha i mendimit qe m.q.s. problemi shkoi deri ne gjykate per faj te Juristeve dhe Drejtuesve te Kompanise se Sigurimit, atehere gjoba te 10 (dhjete) fishohet per kete tentative te fshehjes se PERGJEGJESISE!

    Reply to this comment
  5. gimi July 27, 08:45

    Po cjane keto leke te vjetra more, ska as lek te vjetra as leke te rinj, ka vetem leke dhe jane ato qe kane numrin persiper. me vjen keq

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*