Studim: Gjenet homoseksuale, edhe tek heteroseksualët?

April 1, 2018 20:20

Studim: Gjenet homoseksuale, edhe tek heteroseksualët?

Sipas një studimi të publikuar nga “The Science Daily” mund të arrihen përgjigje të rëndësishme se si homoseksualiteti te njerëzit ka “ekzistuar” gjatë gjithë historisë njerëzore, duke pasur parasysh se në pjesën më të madhe të rasteve homoseksualët nuk lënë pasardhës.

Duke u bazuar në të dhënat studimore, rreth gjysma e të gjithë meshkujve e femrave heteroseksuale potencialisht zotërojnë të ashtuquajturat gjene homoseksuale të cilat kalojnë nga brezi në brez.

Ky studim është kryer nga Giorgi Chaladze nga “Ilia State University”, Giorgia.

Për të arritur në këtë konkluzion të guximshëm, Chaladze ka përdorur një model gjenetik individual për të shpjeguar qëndrueshmërinë, por edhe vazhdueshmërinë dhe shfaqjen e homoseksualitetit brenda popullsive të mëdha.

Ai mori nën shqyrtim gjetje nga studime të mëparshme, të cilat tregonin se meshkujt homoseksualë kanë tendencë që të vijnë nga familjet e mëdha.

Kjo dëshmon se gjenet përgjegjëse për homoseksualitetin e meshkujve rrisin nivelin e fertilitetit mes anëtarëve femra të familjes, të cilat gjithashtu i zotërojnë këto gjene.

Mundësia që disa heteroseksualë të jenë bartës mund të shpjegojë se pse një pjesë e numrit të njerëzve të cilët kanë raportuar sjellje homoseksuale dhe tërheqje të tilla janë më të shumtë se sa ata të cilët vetidentifikohen si homoseksualë apo biseksualë.

Sipas Chaladze, meshkujt jo homoseksualë herë pas here mund të shfaqin sjellje homoseksuale edhe pa qenë të tillë.

Gjithsesi, ekzistojnë ende debate mes shkencëtarëve nëse ato që quhen “gjene homoseksuale” ekzistojnë apo jo! / blitz.al

s.a/dita

April 1, 2018 20:20
Komento

2 Komente

  1. kenga qe me mungon April 1, 23:42

    Studim me vend qe na ben te vetedijshem per kete pune!

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku April 2, 15:01

    …..dmth shkencetaret nuk e kane ndare mendjen akoma a ka apo s’ka gjene homoseksuale, dhe nga ana tjeter shkencetaret mendojne se genet homoseksuale egzistojne edhe tek heteroseksualet. Keta shkencekaret bejne mire ta ndajne mendjen nje here a egzistojne apo jo keto genet, pastaj le te diskutojne a jane apo s’jane edhe tek heterot. Konfuzion i madh, prandaj edhe robi nuk di cfare te beje te qihet ne bythe, apo te mos qihet ne bythe se nuk kuptohet mire a egzistojne apo nuk egzistojne keto gjenet homoseksuale,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim