Studim për zgjerimin e Autostradës Tiranë-Durrës, do të jetë me pagesë

June 13, 2018 12:12

Studim për zgjerimin e Autostradës Tiranë-Durrës, do të jetë me pagesë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Durrës për projekte të rëndësishme infrastrukturore që janë pjesë e Paketës së Rindërtimit.

Duke u ndalur tek autostrada Tiranë-Durrës, Rama tha se studimi që po kryhet për rindërtimin dhe zgjerimin përfundon në korrik. Por edhe rruga e vjetër për në Durrës, ajo Tiranë-Ndroq-Plepa do të rindërtohet.

“Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë. Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap perspektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit ku ka shenja të para dhe peizazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin”, tha Rama duke përmendur dhe projekte të tjera të rëndësishme si Kashar-Thumanë, Kavajë-Rogozhinë etj.

Duke folur për punësimin, Rama tha se pagat e ulëta janë në të gjithë rajonin dhe kjo lidhet me produktivitetin e ekonomisë.

Po ashtu është e qartë që pagat e ulëta në Shqipëri janë ende shumë të ulëta, po kjo është në të gjithë rajonin dhe lidhet me produktivitetin e ekonomisë, kapacitetin e burimeve tona njerëzore, dhe orientimin e ekonomisë drejt disa sektorëve, aktiviteteve dhe veprimtarive që shfrytëzojnë koston e ulët të krahut të punës, duke qenë krah pune me mangësi në aspektin e kualifikimeve. Por nga ana tjetër, pa thënë në asnjë mënyrë se ekonomia është në lulëzim duhet të themi dhe nuk kuptoj pse një pjesë e njerëzve nuk duan ta pranojnë që ekonomia është një kthesë që ka nisur. Ekonomia është në një kthesë dhe këtë e dëshmojnë të gjithë parametrat me të cilat matet ekonomia. Shifra e re e papunësisë që është rekord historik pas 22 vjetësh pasqyron raportin e mëparshëm të BB që nënvizon se në rajon Shqipëria ka bërë progresin më të madh përsa i përket luftës kundër papunësisë dhe rritjes së punësimit”, vijoi Rama.

o.j/dita

June 13, 2018 12:12
Komento

12 Komente

  1. Socialisti i Ndershem June 13, 12:18

    U bene tashme pese vjet qe mendon , punon dhe shpik metoda per t’ju MARRE leke shqiptareve.
    Merr mundimin dhe puno nje dite te vetme per t’ju DHENE qofte edhe nje therrime.

    Reply to this comment
  2. Glaukias June 13, 14:25

    Palmat u thanë, u mbollën pisha. Tani rruga do zgjerohet e pishat do shkulen. Një tender me palmat, një me mbjelljen e pishave, një me shkuljen e pishave dhe rruga si përfundim me pagesë. Po për tenderat që paguhen nga buxheti i shtetit mban ndokush përgjegjësi ?

    Reply to this comment
  3. Laveri June 13, 15:59

    Mire eshte tja lesh vendin ndonje tjetri ,te erdhi koha per te ikur,nuk ndrite gje keto 5 vjet , pastaj ka socialiste me te hajrit se ty

    Reply to this comment
  4. nje shqiptar i drejte June 13, 16:51

    Juve iu ka lene mendja te gjitheve …po si o burra te dheut , edhe duam rruge , edhe nuk duhet t’i paguajme ?! Po ku jemi , a derezinj , ne komunizem ? Po a ka shtet kapitalist ku nuk paguhet kalimi ne autostrada ? Juve jini te pjerdhur nga fiqiri . Atehere ngjalleni Enverin , qe te shpetoni nga taksat .

    Reply to this comment
    • Xha Braho June 13, 17:42

      Koment i sakte. Shqiptaret jetojne ne kapitalizem po mendesia eshte akoma te sistemi komunist. Sduan taksa por duan rruge; sduan te paguajne energjine por duan drita. Wake up Albania.

      Reply to this comment
      • Syrja Qarri June 13, 18:29

        O xha Braho Injoranti.
        Paguhet per rruget qe i nderton Privati me parate e TIJA dhe jo kur rruget ndertohen me parate TONA.
        Keshtu ndodh ne kapitalizem dhe jo sic thote skerfyelli yt i gjate, psikopati Rama.

        Reply to this comment
    • Glaukias June 13, 18:18

      Shpresoj që shkrimi yt të jetë ironi, nëse jo je ti i ftohur në tajare 🙂 ‘shqiptar i drejte’ , po për tenderin e palmave kush paguan, po tenderin e pishave kush paguan ? Sa ishte vlera e këtyre dy tenderave ? Ku shkojnë taksat e naftës e ato të automjeteve ? Mos po t’i ndërton ‘Privati’ rrugët ty që duhet të paguash kalimin në to ? Me lekët e buxhetit (lekët tona) do ndërtohet e prapë ne do paguajmë për të kaluar aty. Privati do vendos traun e do marr lekët tona pa bërë asgjë. Biles në fillim do e paguajmë ‘Privatin’ nja 20-30 milion Euro edhe për vendosjen e traut e nisjen e punës sic u bë tek kontrata në Kukës se i shkreti ‘Privati’, nuk kishte lekë të fillonte punën.

      Reply to this comment
  5. Adih June 13, 18:57

    Nje shqiptar i drejte … Xha Braho @…..

    1 Gjermania te gjithe rruget dhe autostradat i ka pa leke
    2 Keto fare autostradas qe nuk e kane ne te gjithe shqiperine ,korsine per nje hall.ose difekt Jemi i vetmi vend ne bote qe kemi abuzuar dhe vjedhur .
    3 Ky te shet karburantin me te shtrenjte ne bote ,plus dhe me e rendesishmja jashte standartit .Vete ketij ,dhe shokeve te tij i vjen akullore nga rafineria me e madhe ne europe Austria (.Vidhet dy here ne karburant ,1 eshte i shtrenjte dhe e 2 cilesi e dobet )
    4 nuk ka ruge dytesore .
    5 Keto rruge qe flet ky ripjellas i juaji ,nuk ndertohen nga privati ,por nga taksapaguesit shqiptar ,dhe ti harrojme parate nen dore te korrupsionit me tenderat ,qe dihet , ndertohen jashte kushteve teknike ,dhe me material pa analiza .Logjike nga korrupsioni ,vjedhjet . .Prandaj mos tju flasi bytha para mendjes . Me qe jeni miqte e Rames pyeteni cfare karburanti perdor ai ,Saliu ,Basha Likja e te tjere ustallaret ,e blejne pa leke por me tollon ,nga AUSTRIA Kane pikat e tyre ,dhe ska as edhe njeri nga ne shanc qofte me flori e ar ,te furnizohet atje …Mos e harroni keto qe ju deklarova ,.

    Reply to this comment
  6. Arberi June 13, 19:05

    Perseri studim ? Ne vitin 2016 nje firme italiane beri nje studim (per te njejten arsye qe ramiu jep sot) per rrugen Tirane Durres !!!!

    E per cfare????

    Edhe bufi (Ylli) e di qe autostrada Tirane Durres duhet patjeter me 3 korsi, per cfare duhej studimi nga firma italiane?
    Nga dalin fondet qindra milion lekesh per keto Lloj studimesh????
    Perseri studim tani?
    Po pse jo hetim per kete qeveri qe paska kaq shume deshire per studime ????

    Pjese nga artikulli ne nje gazete, viti 2016:
    Superstrada Tiranë-Durrës do të bëhet me tre korsi, dhe shpejtësia e lejuar e lëvizjes mund të rritet deri në 140 kilometra në orë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publik publik studimin e bërë për këtë qëllim nga një kompani italiane.

    Zgjerimi i rrugës mund të kushtojë deri 150 milionë euro, ndërkohë që përveç 3 korsive për secilin kah të lëvizjes parashikon edhe ndërtimin e një korsie emergjence. Studim-Projektimi per Zgjerimin e Superstrades Tirane-Durres ka per objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukture te kategorise “A”, e cila duhet te kete karakteristikat per te perballuar volumet gjithnje e ne rritje te trafikut ne kete arterie kryesore te vendit, shkruan Shqiptarja.com

    Per me teper ndiq linkun:
    http://zeri.info/ekonomia/105995/autostrada-tirane-durres-do-behet-me-3-korsi-ja-sa-do-jete-shpejtesia-maksimale/

    Kush pergjigjet per fondet qe marrin firmat sterstudiuese nga taksat tona?? Dhe nga e njejta maxhorance ne fuqi?!
    Ndoshta duhet filluar nje hetim per keto studime pas studimesh

    Reply to this comment
  7. Arben June 13, 19:07

    Populli eshte me ty o lidr botror.

    Nga fitorja ne fitorje

    Reply to this comment
  8. nje shqiptar i drejte June 13, 20:51

    Kush iu thote qe rruget do te ndertohen me leket dhe taksat tona ? Rruget do te ndertohen e mirembahen nga privati dhe kalimi ne to , do te jete me pagese per aq vite sa te jete kontrata . Nuk dalin kurre leket e taksave te 2 milion shqiptareve per te ndertuar autostrada . Sa per insinuatat e pagesave nen dore e te tjera idiotlliqe si keto , jane vetem fantazira . Poqese ka shkelje te tilla , ka prokurori e gjykata . Aty te pergjigjen qe nga Rama , ministri perkates e deri tek i fundit . Sa per Gjermanine , qe nuk paguhen autostradat , eshte i vetmi vend ne Evrope dhe une e di shume me mire se ju , qe nuk paguhet . Po mire , more zoteri , nuk gjete nje vend tjeter (p.sh. nga rajoni) , po gjete Gjermanine te japesh si shembull e t’a krahesosh me Shqiperine ?!, qe ka çdo vit mbi 20 miliard euro sufiçit ne buxhetin e shtetit ? Ai tjetri , na jep shembuj palmat e pishat ….palmat u prishen ne gjithe vendin , sepse ra semundje , pishat jane gjalle . U mbollen me tender , po sigurisht qe me tender do te mbilleshin , nuk do t’i paguante nga xhepi Rama e ministrat . Me leket e taksave tona , u ndertua shkel e shko Rruga e Kombit nga qoftelargu , nje rruge krejt e pa justifikushme , ku u hodhen miliarda nga penxherja ; tani kjo rruge eshte shkaterruar dhe ka nevoje per rindertim e mirembajtje , shteti nuk i ka mundesite , atehere , te lihet te shkaterrohet , apo te rindertohet e te mirembahet nga privati kundrejt takses ? Ikni ore , pirdhuni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*