e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Studimet e larta, kriteret e kalimit në vitin pasardhës

0
Pranvera Kola
Postuar më: 12 Mars, 2013 tek Komunitet
studentet-ne-kafe

Universiteti i Tiranës detajon në rregulloren e saj edhe kreditet që duhet të sigurojë studenti gjatë viteve të studimit në mënyrë që të mos rrezikojë qëndrimin në stazh. Konkretisht në rregullore përcaktohet se kalimi nga viti i parë në të dytë bëhet vetëm në rastet kur studenti gjatë  frekuentimit të studimeve ka siguruar minimalisht 30 kredite nga lëndët e marra në sezonin e provimeve.

Ndërsa kalimi nga viti i dytë në të tretë lejohet vetëm në rastet kur studenti ka siguruar të paktën 90 kredite nga viti i parë dhe i dytë. Studenti i vitit të fundit që në përfundim të provimeve të vitit rezulton me 30 kredite të pashlyera, ka të drejtë t’i likuidojë ato në një periudhë të caktuar nga dekanati/ drejtoria përpara sezonit të diplomimit.

Studenti që shlyen këto detyrime, lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës. Në rast të kundërt i lind e drejta e shlyerjes së tyre në sezonin e riprovimeve të vjeshtës, ndërsa diplomimi bëhet në sezonin e dimrit. Vetëm pasi të ketë shlyer të gjitha detyrimet dhe fituar të gjitha kreditet studenti do të lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës. Studenti ka të drejtë të japë provim në tre sezone të rregullta: sezonin e verës, vjeshtës dhe dimrit. Në raste të veçanta, me kërkesë të Këshillit Studentor mund të hapen edhe dy sezone (dhjetor dhe prill), për të cilat ata i nënshtrohen tarifave për shërbimin e ofruar.

 


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)