Studimi: Bankat kreditojnë më shumë tregtinë, rrezik i lartë moskthimi

March 28, 2016 08:49

Studimi: Bankat kreditojnë më shumë tregtinë, rrezik i lartë moskthimi

Një studim i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë vuri në dukje se bankat në vendin tonë e kanë shpërndarë portofolin e tyre të kredisë në sektorë të njëjtë.

Niveli i ngjashmërisë rezulton akoma dhe më i lartë, kur në aplikim përfshihet faktori risk, i përfaqësuar nga raporti i huave me probleme.

Studimi i posaçëm për këtë çështje i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë vë dukje se diversifikimi i ulët i sektorit bankar shqiptar e ekspozon sektorin ndaj goditjeve të mundshme, të cilat mund të cenojnë qëndrueshmërinë financiare.

Kështu nisur nga ngjashmëria e lartë që karakterizon sektorin bankar shqiptar, kërkohet monitorim i kujdesshëm i investimeve me rrezik, të ndërmarra në sektorë të njëjtë.

Studimi nxjerr në pah se, pavarësisht madhësisë së bankave portofolet e kredisë janë të ngjashme. Sektori në të cilin është përqendruar më shumë kredidhënia e bankave është sektori i tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë me rreth 23.4% të totalit të sektorit bankar.

Ndërsa sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të kredisë, rezultojnë sektori i tregtisë, ndërtimit, industria përpunuese, transporti dhe kredia konsumatore, të cilët karakterizohen nga një nivel i ulët i koeficientit .

Si rezultat i marrëdhënies së ndërsjelltë të kredive me probleme, këta sektorë rezultojnë me një nivel të lartë të raportit të kredive me probleme, thuhet në studim.

Nisur nga kjo logjikë, ngjashmëria mes çifteve të bankave për këta sektorë, duke marrë parasysh rrezikun e kredisë, paraqitet e lartë./MONITOR

March 28, 2016 08:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*