Studimi britanik për fëmijët: Pse kanë më pak gjasa për tu infektuar nga koronavirusi?

May 22, 2020 16:07

Studimi britanik për fëmijët: Pse kanë më pak gjasa për tu infektuar nga koronavirusi?

Fëmijët dhe adoleshentët kanë gjysmë gjase për tu infektuar me koronavirus. Këtë ta zbuluar studimi më i avancuar i momentit nga UCL, London School of Hygiene dhe Tropical Medicine, i publikuar në BBC.

Gjetjet e këtij studimi do të përfshihen edhe në debatin për mënyrën e rihapjes së shkollave në Britani. Sipas studimit, fëmijët në fakt kanë pak gjasa edhe që ta përhapin virusin, ndryshe nga sa thuhej në fillim, por për këtë ka disa paqartësi mes shkencëtarëve.

Studimi vjen në një kohë kur shumë vende kanë vendosur të rihapin shkollat, por jo për të gjitha nivelet.

Pavarësisht debateve dhe kritikave për qeveritë lidhur me masën e hapjes së shkollave, ekspertët e studimit thonë se tashmë është e qartë që fëmijët kanë shumë më pak rrezik nga sëmurja rëndë apo që të vdesin nga virusi.

Për këto konkluzone janë bërë 63332 studime nga e gjithë bota, shumica e të cilave nuk janë botuar zyrtarisht. Por ekspertët identifikuan vetëm 18 me të dhënat më të dobishme.

Rezultoi se fëmijët ishin 56% më pak të predispozuar se një i rritur për tu infektuar nga koronavirusi kur ekspozohen ndaj një personi të infektuar. Ka pasur diskutime rreth ndryshimeve në mushkëritë e fëmijëve dhe faktin se ata sëmuren më shpesh nga ftohja duke bërë që të krijojnë imunitet edhe ndaj koronavirusit.

Kjo ndoshta shpjegon edhe numrin e ulët të të infektuarve që janë në moshë të vogël apo në adoleshencë.

Megjithatë ekspertët kërkojnë kujdes dhe rregulla në shkolla: Distancim, larje e shpeshtë e duarve dhe jo grumbullime masive.

L.H/ DITA

May 22, 2020 16:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim