Studimi/ Ç’do ndodhë me Shqipërinë? Pritet ulje e ndjeshme e popullsisë

August 28, 2017 09:32

Studimi/ Ç’do ndodhë me Shqipërinë? Pritet ulje e ndjeshme e popullsisë

Shqipëria është vendi me densitetin më të lartë të banorëve në rajon. PopulationPyramid.net ka përditësuar hartën botërore të densitetit të popullsisë dhe ka dhënë projeksionet mbi popullsinë për vitet e ardhshme.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka densitetin më të lartë, ku për çdo një kilometër katror përllogariten rreth 101 banorë.  Në rajon densitetin më të ulët të popullsisë e ka Mali i Zi, ku për çdo një kilometër katror përllogariten 45 banorë.

Popullsia më së shumti është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, ku vetëm Tirana ka një dendësi prej 682 banorë/km2 dhe numëron 862,361 banorë në 2017-n.

Pas Malit të zi dendësi më të ulët ka Bosnja me 74 banorë/kilometër në katror dhe Maqedonia me 81 banorë/ kilometër katror.

Sipas të dhënave të hartës, aktualisht popullsia e Shqipërisë është rreth 2.91 milionë banorë, ndërsa sipërfaqe rreth 28 mijë e 750 kilometra.

Megjithatë pas 25 vitesh projeksionet mbi popullsinë tregojnë se do të ketë një ulje të numrit të banorëve në 2.6 milionë apo me rreth 300 mijë banorë, ndërsa dendësia e popullsisë do të jetë 93 banorë/kilometër katror.

Vendet me dendësinë më të lartë në botë

Sipas hartës botërore të publikuar nga Populationpyramid.net vendi me dendësinë më të lartë në botë është India me 408 banorë/km2, Koreja e Jugut me 505 banor/km2, Pakistani me 247banorë/km2. Ndërsa Kina, megjithëse është vendi me numrin më të lartë të banorëve ka një densitet prej 145 banorësh/km2.

Pas 25 vitesh projeksionet tregojnë se do të rritet dendësia e popullsisë së Indisë në mbi 500 banorë për km2, ndërsa e Kinës do të ulët në 139.

Në Europë vendet me densitet më të lartë janë vendet e Beneluksit, ku densiteti I Holandës është 410 banorë për kilometër katror dhe Belgjika 374 banorë për km2.

Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar me 268 banorë në një kilometër.

 Vendet me dendësinë më të ulët

Ndër vendet me dendësinë më të ulët renditen Kanadaja, me 3.6 b/km2, Australia me 3.18 b/km2 dhe Rusia që përllogarit për çdo kilometër katror 8.39 banorë.

Dendësi të ulët popullsia kanë shtetet ku kushtet klimatike nuk janë shumë të favorshme.

Harta, viti 2017

 

Harta, viti 2052

August 28, 2017 09:32
Komento

3 Komente

  1. shqip August 28, 10:47

    Me dy fjale , gjysma e popullsise jeton ne emigracion . Nga keta qe mbeten , gjysma jeton ne Durana ( Dr+Tr ). Nga keta gjysma Jane pleq dhe femije . Nga forca aktive per pune , 1/3 jane thahuni ne diell . Dhe e fundit . E. Hoxhes i vijne anes te gjthe politikanet analfabete funksionale . Pse ? Sepse matematika eshte shkence ekzakte , dhe nuk le vend per hamendesime e interpretime . Ja rezultati . Ne 1944 , poullsia 8-900000 . Ne 1991 popullsia 4,3 milion banore . Ne 91n , 4,4 – 2,9 te 2017s , jane 1,5 milon me pake . Dhe po ti shtojme ketu edhe shifrat ekonomike , e dini si dalim ? Shqiperia akoma nuk po arrin nivelin e 89s . Vit ky me i dobeti i ekonomise se centralizuar . E kuptojne ose jo ” bagetia ” , kjo ngelet per tu pare . Tani e kuptoj qe gjindja primitive do hidhen ne ofensive . Po s’kemi si e ndryshojme dot realitetin . Ne se ne klase te pare femija meson qe 2+2=4 . Ne Shqup ( shtepia qe u prish ), rezultati del çfardo , por kurrsesi (4) .

    Reply to this comment
  2. shoku August 28, 12:19

    Nese do te shikosh shendetin e nje shteti, pikerisht ky tregues, apo kjo pasoje eshte unikale ne percaktimin e mireqenies se nje shteti.
    E pra jane disa shkaqe te renda qe nr i popullsise ne Shqiperi bie çdo vit.
    Une po rendis disa:
    1. Shpresa dhe optimizmi se ky vend behet.
    2.Ekonomia
    3.Jeta sociale.
    4.Perspektiva per rinine.
    5.Ushqimi
    6.Shendetsia
    7. Ambienti
    8. Arsimi
    9. Stimujt pozitive

    Reply to this comment
  3. Arber I August 28, 17:15

    Z. shqip. E.Hoxha e katerfishoi popullsine, ne nje kohe qe dyfishoi prodhimin e ushqimit dhe te strehimit.Nga kjo politike, ne vitin 1990 Shqiperia i ngjante nje kazani te mbyllur qe po e ziente popullsine per ta bere mish per topa e bunkere per te mbrojtur bythen e Enverit nga sulmi imagjinar imperialisto-revizionist qe ai i perfytyronte me paranoje rrethe rrotull kazanit te tij. Ne vitin 1990 kapaku i kazanit u hap dhe njerezit u turren neper vapore e maune kush te shpetonte i pari… Shqiperia me relievin qe ka mund te mbaje maksimumi 1 milion banore, te tjeret duhet te shkojne atje ku ka fusha dhe industri, qyeterim dhe mireqenie. Se dyti, Enver Hoxha ia la pushtetin e tij piramidal skllavo-socialist nje agjenti te UDB dhe KGB, i cili nga ana e tij ia la pushtetin nje agjenti tjeter te UDB, i cili e shkaterroi me keq Shqiperine qe shqiptaret e Shqiperise Londineze te mos i gjendeshin ne krah vellezerve te tyre kosovare ne luften per liri dhe pavaresi dhe bashkim me Shqiperine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*