Studimi danez/ Sulmuesi roli më i rrezikuar nga COVID-i në një ndeshje futbolli

May 20, 2020 08:31

Studimi danez/ Sulmuesi roli më i rrezikuar nga COVID-i në një ndeshje futbolli

Roli apo pozicioni në fushën e futbollit që është më shumë i rrezikuar nga COVID-19 është ai i sulmuesit. Diçka të tillë e thotë një studim i Universitetit të Aarhus në Danimarkë që bazohet në lëvizjen e futbollistëve pas analizës që i ka bërë 14 ndeshjeve në kampionatin vendas të futbollit.

Studimi funksionon në këtë mënyrë që kërkuesit stimulojnë praninë e një lojtari të infektuar dhe më pas analizojnë se kur dhe për sa kohë futbollistët e tjerë ndodhen brenda distancës prej 1.5 metrash nga ky futbollist që është edhe distanca e sigurisë ndaj koronavirusit.

Ky studim i autoriteteve daneze tregon se gjatë një ndeshje lojtarët qëndrojnë brenda hapësirës së distancës së sigurisë mes zero dhe 657 sekondave pra diçka më pak se 11 minuta dhe mesatarja është një minutë e 28 sekonda për çdo futbollist.

Por analizat e 15 mijë e 750 rasteve të studiuara tregojnë diferencën e madhe mes roleve në fushë dhe profesori Thomas Andersen ka shpjeguar se në mesatare është sulmuesi ai që ekspozohet për rreth 2 minuta krahasuar me një minutë e gjysmë që është mesatarja. Pra roli i sulmuesit është rreth 30 sekonda më shumë i ekspozuar në rrezen e rrezikut.

Gjithsesi kjo nuk është aq e rrezikshme pasi shpjegohet se të infektohesh me koronavirus nga një person pozitiv është nëse qëndron në distancë më pak se 2 metra për më shumë se 15 minuta.

Nga ky studim danez vihet re një element tjetër interesant se diletantët dhe ekipet e të rinjve kanë më pak mundësi që të infektohen krahasuar me profesionistët dhe arsyet janë të qarta pasi nuk janë aq të shpejtë dhe aq afër kundërshtarëve sa profesionistët.

O.J/DITA

May 20, 2020 08:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim