Studimi mbi deputetët: Shumica me shkollim të dobët, Berisha e Dokle, deputetë që nga viti 1991

June 21, 2014 12:02

Studimi mbi deputetët: Shumica me shkollim të dobët, Berisha e Dokle, deputetë që nga viti 1991

Parlamenti shqiptar dominohet nga politikanë biznesmenë, ndryshe nga viti 1991 kur figuronin 52 ligjvënës me tituj shkencorë. Ky është një nga konkluzionet e studimit të kryer nga Instituti i Studimeve Politike, në lidhje me diplomimin e deputetëve të Parlamentit shqiptar. Në studim evidentohen edhe deputetët me më shumë mandate, ku përfshihen Sali Berisha dhe Namik Dokle, të cilët janë pjesë e çdo legjislature nga viti 1991.

Arsimimi, titujt shkencorë dhe përbërja e Kuvendit

Sipas të dhënave të deputetëve në Parlamentin shqiptar, më pak sesa 10% e tyre kanë tituj të lartë akademikë (90% e këtyre titujve janë marrë gjatë periudhës komuniste ose në vitet e para të tranzicionit).

19 deputetë kanë gradën MA dhe 8 PhD, 6 të tjerë janë ende në proces studimi, nga të cilët dy janë doktorantë. Pjesa më e madhe e deputetëve kanë mbaruar sistemin e vjetër 4 vjeçar ose sistemin e ri trevjeçar. Rreth 20 deputetë kanë më shumë se një diplomë universitare dhe rreth 4 deputetë kanë më shumë se dy diploma.

Duke krahasuar Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 me atë të marsit 1991, rezulton se Parlamenti i parë pluralist kishte në përbërjen e tij 52 deputetë me tituj shkencorë, pjesa më e madhe e tyre profesorë dhe pedagogë në universitet, kurse më 2014 dominojnë biznesmenët.

Në parlamentin aktual ka numër rekord biznesmenësh: 35, shumica e të cilëve merren me fushën e ndërtimit ose me aktivitete të tjera të lidhura me ndërtimin, si industri fitimprurëse gjatë tranzicionit. Sipas studimit, një pjesë e deputetëve nuk pranojnë të publikojnë CV e tyre, një pjesë tjetër e ndryshon CV në varësi nga nevojat politike të ditës dhe fushata elektorale, një pjesë tjetër ka të dhëna të përgjithshme dhe të parëndësishme duke iu larguar të dhënave thelbësore. Në këto rrethana, burimi i vetëm i verifikimit mbetet bashkimi i burimit zyrtar me të dhënat e verifikuara në institucione të tjera ku deputetët aktualë kanë punuar ose në fletëpalosjet e tyre në fushatë elektorale.

Studimi tregon se 79 % e deputetëve që përbëjnë dhe shumicën kanë mbaruar studimet e tyre ose edhe të avancuara në universitetet shtetërore të Tiranës. Më pas në vendin e dytë janë deputetët e diplomuar në Universitetin e Shkodrës, të ndjekur nga ato në universitete private. Më pak se 10 deputetë kanë studiuar në universitetin e Kamzës dhe pjesa tjetër në disa universitete lokale, kryesisht në Korçë, Elbasan apo në universitete të tjera private që ndodhen në Tiranë.

Nga studimi rezulton se vetëm dy deputetë kanë kryer jashtë vendit të gjitha ciklet e studimeve, kurse pjesa më e madhe e tyre kanë kryer jashtë studime të avancuara, kryesisht në Francë e Itali. Dy deputetë janë diplomuar në Turqi, një në Rumani, tre në Tetovë (Maqedoni), si dhe një numër minimal deputetësh në Gjermani, Belgjikë, Austri apo SHBA. Në gjashtë raste deputetët janë diplomuar në universitete private shqiptare, një pjesë e të cilëve edhe në programe që ende nuk janë akredituar zyrtarisht ose që janë në procese shqyrtimi.

Bie në sy tendenca e deputetëve të ardhur rishtas në politikë për të kërkuar diploma të reja universitare, ndaj rreth 10 prej tyre vijojnë studimet në disa universitete private, madje njëri prej tyre është regjistruar vetëm pak muaj më parë.

 

Shumica juristë, por me studime part time

Nga studimi rezulton se rreth 31 deputetë, ose më shumë se një e pesta e parlamentit janë diplomuar në juridik. Por shumica e tyre nuk kanë studiuar juridik në sistemin e ditës full time, por në sistemin e fundjavës ose të korrespodencës.

20 deputetë kanë diplomë juridike si studime të dyta plotësuese ose përmes sistemit part time. Madje në pesë raste deputetët deklarojnë se kanë nisur studimet në juridik në moshën 38-42 vjeçare dhe janë diplomuar 4-5 vite më vonë, kryesisht në universitete private në Shqipëri e Maqedoni ose në universitete periferike shtetërore e private. Profesioni i dytë për deputetët lidhen me diplomat në ekonomik, biznes, menaxhim, marketing, etj.

Kategoria e tretë e profesioneve të deputetëve janë inxhinierët (pjesa më e madhe e këtyre deputetëve nuk e kanë ushtruar asnjëherë profesionin për të cilin janë diplomuar), si dhe mjekët, ku spikasin katër kardiologë.

 

Berisha e Dokle, deputetë nga 1991 

Më shumë se një e treta e parlamentit sot është me prurje të reja. 55 deputetë janë prurje e re në politikë dhe në parlament, pra pa eksperiencë politike në nivele të larta të politikës dhe vendimmarrjes. 5 deputetë janë rikthyer në parlament pas një periudhe katër ose më shumë vjeçare jashtë parlamentit, kurse pjesa tjetër e deputetëve u konfirmua. 14 deputetë rezultojnë me mandate më të shumta parlamentare, tre prej të cilave nuk kandiduan në zgjedhjet e vitit 2013.

Deputetët me më shumë mandate parlamentare, pa ndërprerje prej vitit 1991, janë Berisha (PD) dhe Dokle (PS), i pari ish-president dhe dy herë ish kryeministër, i dyti ish-kryetar parlamenti dhe ish zv/kryeministër.

 “Nëse Berisha në të gjitha rastet ka qenë vetë hartuesi i listës, pra edhe autori me të drejtë të përfshirjes së emrit të tij në listë (përfshirë 1996 kur njëherësh ishte edhe President), në rastin e Dokles është interesante sesi një figurë politike pa peshë specifike në vendimmarrjen e lartë politike të PS ka arritur të mbijetojë në çdo zgjedhje, si në sistemin mazhoritar, në ate miks dhe në atë proporcional me lista të mbyllura”, vlerëson studimi.

Pas tyre me nga një mandat më pak janë Gramoz Ruci, Kastriot Islami, Ilir Meta, tre deputetë të majtë, por Islami tashmë i zgjedhur për herë të shtatë,  mandatin e fundit nga e djathta.

 

 

 

June 21, 2014 12:02
Komento

13 Komente

  1. eliot June 21, 18:04

    dmth nje parlament i mbushur me injorante.
    prandaj hiqet zvarre Shqiperia e gjore
    dhe ia merr erzin cdo matrapaz qe i teket ta perdhunoje

    Reply to this comment
    • max June 21, 18:05

      Mirëdita gazeta Dita! I bëj një të lutur tërë politikanëve dhe gjithë strukturave të shtetit, të majtë dhe të djathtë: bëhuni pak shqiptarë ju lutem, pastrojeni Parlamentin nga serbët dhe nga grekët, se Europa nuk do që ne të shkojmë atje, duket hapur. Respekte!

      Reply to this comment
      • to June 21, 18:05

        KJO FJALE TI THUHET RILINDASIT TE NGJYRES MAVI EDVIN RAMA QE E KA MBUSHUR RILINDJEN, DHE QEVERINE PLOT ME GREKE DHE FILOGREKE.

        Reply to this comment
        • po po June 21, 18:06

          Shko ore bajga e Vicidolit,qe jini bere si huri i halese se serbeve e grekeve dhe kini fytyre te flisni per Edi Ramen !

          Reply to this comment
  2. banori i katundit June 21, 18:07

    “Nëse Berisha në të gjitha rastet ka qenë vetë hartuesi i listës, pra edhe autori me të drejtë të përfshirjes së emrit të tij në listë (përfshirë 1996 kur njëherësh ishte edhe President), në rastin e Dokles është interesante sesi një figurë politike pa peshë specifike në vendimmarrjen e lartë politike të PS ka arritur të mbijetojë në çdo zgjedhje, si në sistemin mazhoritar, në ate miks dhe në atë proporcional me lista të mbyllura”, vlerëson studimi.

    🙂
    Doklen e kam ketu te Gjiri i Lalzit komshi. Vertet personazh interesant. Ka mandat Saliu, ka edhe Dokle. Ka vile Saliu, ka edhe Dokle 🙂

    Reply to this comment
    • epersi June 21, 18:08

      Ore ti banor i kkatundit qe ditke gjithcka
      A ke pyet ndonjher e ka te veten apo e ka me qera si gjithe njerezit qe bejne pushime?
      po ta mbajti dil me emer real mos u fshi pas katundit

      Reply to this comment
  3. Pjeter Bubaj June 21, 18:11

    E dashur “Dita” jonë e bardhë! Tunjatjeta! Jemi të shqetësuar shumë për fjalorin që përdoret në Kuvend. Duam të ndjekim punimet në seance por nuk e durojmë dot atë fjalor që mund ta quaj me plot bindje, vetëm me emrin “të zi”!
    Detyrohemi të ndërrojmë stacion. E dijmë se deputetët e kanë detyrë të qendrojnë në sallë, por në shenjë reflektimi ndaj diskutimeve të pa edukatë, sidomos të ish presidentit dhe ish kryeministrit të vendit tonë t’i kthehet kurrizi në mënyrë demonstrative të paktën për të mos ta parë gjatë fjalës së tij. E mira është që deputetët kur ai diskuton, të mbyllnin dhe veshët me tampon se nuk ka burrë që e dëgjon… Populli e ka zgjidhur ketë problem me 23 Qershor.
    Çfarë del prej gojës së tij nuk janë as shprehje bastarde të moshës rinore. Ekzemplarë si ai nuk duhet të ketë shoqëria asnjë herë. Me lejimin e tij vend e pa vend që të diskutojë, sado që të kemi kalitur durimin, nuk ka burrë nëne që atë njeri ta durojë.

    Reply to this comment
    • Mark uk June 21, 18:12

      Shoku Pjeter beri nje flet rrufe ashtu sic te ka mesuar partia.Dua te pues a ka burre qe e ndigjon Taulant Ballen e ate mistrecin e Beratit Brace.Vertet ta shpifin si kryeministri si ish kryeministri.

      Reply to this comment
      • erjon brace qe te... June 21, 18:12

        Mesoje ti edhe te gjithe malokaret e tjere, nuk eshte beratas Erjon Brace, eshte tiranas o injorant. Si te thuash qe Sali Berisha eshte kavajs sepse ishte deputet ne Kavaje. Tani eshte fierak Erjon Brace qe eshte deputet i Fierit? Ca u be me mbretin Ahmet Zogu i kurves? Vetem njeren nga motrat e tij kishte ngare apo te gjitha? Rrace malokesh, do edhe injoranti te degjohet. E di qe do shash po robt DELETED…

        Reply to this comment
        • Mark uk June 21, 18:13

          dukesh qe je laluc vetem nga sharjet qe bani [ ashtu sic ka bere laluci me labin kur eshte siguruar qe nuk din note nuk ka arme me vete e ka share nga ropet.Nuk po te shaj se ma paska hequr Brace ate mundim. Edhe nje here e falendoj Bracen po te marrin edhe Ballen e ti lehtesoj pune.

          Reply to this comment
      • BENI June 21, 18:13

        Mark uk ,qenke vertet injorant e debil .Me fleterrufete eshte praktikuar shpellari yt ,komunisti me fanatik ne SHQIPERI PAS eNVERIT, PSE NUK E PYET SAHERE KA DALE DESHMITAR NE gjyqet demaskuese ? Ai me te vertete nuk shikohet e nuk degjohet dot ,te ben te vjellesh ,rrace malou e dhender Serbie

        Reply to this comment
  4. Zigur Qarri June 21, 22:56

    Në parlamentin aktual ka numër rekord biznesmenësh: 35, shumica e të cilëve merren me fushën e ndërtimit ose me aktivitete të tjera të lidhura me ndërtimin,…DITA.

    Ky fakt esht edhe nje nga arsyet e perçudnimit te zonave urbanistike.Qe ne 1994 u vendos me ligj per ndertimet ne bregdet,100m larg Detit(aty ku ka pyll mbas tij pa u cenuar as edhe nje peme) dhe jo me lart se kurora e pishave.Por ky ligj nuk u zbatua kurre,sepse kalaja u pushtua nga mbrenda nga militantet veshur me pushtet.Masakra e betonizimit filloi qe ne fillim te viteve 90-te,por ne kohen e Fatos Nanos,filloi shkatrrimi total i bregdetit dhe qyteteve shqiptare.Kjo baterdi ndertimore,nuk perjashton as Berishen dhe Ramen kur ishte Kryetar Bashkie.Sa per dipllomat pas 90-tes,jan letra per te fshire bythen.Ne Shqiperi ka Deputete,Kryetar Bashkie qe kan blere gjimanazin dhe shkollen e larte.Do te ishte me vlere per kombin shqiptare qe gazetaret tane te investigonin te gjith keta lapanjoze qe kan blere dipllomat dhe jo te merren vetem me Ramen dhe Berishen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*